- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po qëndron për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku është pritur në parlament nga deputeti i Partisë Laburiste, Alex Sobel. Në takim është biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes institucioneve. I pari i komunës, tha se gjatë qëndrimit në Londër, pati nderin të vizitoj Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të pritem nga deputeti i Partisë Laburiste, Alex Sobel, një mik i dëshmuar i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në arenën ndërkombëtare. “Biseduam për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Britania…
Komuna e Vitisë ka shpallur ditë zie të mërkurën, pas tri vdekjeve që kanë tronditur këtë komunë, ku brenda tri ditësh vdiqën tre të rinj. Kryetari Sokol Haliti konfirmoi se në mesin e viktimave nga sulmi në Graz të Austrisë, është edhe një vajzë me prejardhje nga kjo komunë. “Brenda vetëm tre ditësh, kemi humbur tre të rinj vitias – bij e bija të kësaj toke, që u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike. Kjo dhimbje është e papërshkrueshme dhe ka prekur thellë secilin prej nesh. Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur…
Është mbajt trajnimi në mbështetje të fermerëve dhe qytetarëve të komunës së Gjilani. Drejtori për Bujësi, Bajram Isufi, tha se ndjehet mirë që të vazhdoi akoma më fuqishëm drejt synimeve me projektet e trajnime të radhës në përmirësimin e mbështetjen e fermerëve dhe qytetarëve të komunës. “Ju meritoni me shumë dhe me mirë, andaj do të punojmë vazhdimisht me tërë potencialin e energjinë ne arritjen e objektivave tona si drejtori e bujqësisë e në përkrahje të plotë të kryetarit të komunës Alban Hyseni”, tha Isufi Ai tregoi se Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, në këtë trajnim ka ftuar gratë, të…
Komuna e Gjilanit, ka përfunduar buxhetimin me pjesëmarrje për vitin 2025, “Lagjja jote, vendimi yt”, ku banorët e 7 lokaliteteve dhe grupi i grave dhe vajzave, kanë propozuar e votuar për projektin e përzgjedhur të tyre në vlerën e 50 mijë eurove. Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me zyrën rajonale të OSCE-së në Gjilan, kanë mbajt takimin përmbyllës me grupin punues, shoqërinë civile, këshillat e fshatrave, përfaqësues të grupit të grave, komuniteteve jo shumicë dhe të rinjtë. Në takim u diskutua për draft-raportin e konsultimeve publike, rekomandimet dhe konkluzionet nga procesi i buxhetimit. Kryesuesja e grupit Arbenita Sopi Haziri,…
Kryetari Kadri Rahimaj ka bërë të ditur se një problem i kahmotshëm për banorët e fshatit Ajnoc tashmë po zgjidhet. Ai ka thënë se po rregullohet ura në Ajnoc e cila lidh fshatrat përrreth me qytetin, në vlerë prej 409,628.91 eurosh. Kryetari Rahimaj ka bërë të ditur se ky investim në Kamenicë po bëhet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës./GJILANI INFO/
Në kuadër të shënimit të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit, kanë vazhduar aktivitetet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Fonadacionin Çamëria “Hasan Tahsini”. Në Galerinë e Qytetit, është hapur panairi i hapur kulturor, ekspozita me. veshje tradicionale çame, ekspozita fotografike dhe informuese me figurat e shquara të Çamërisë dhe programi me këngë dhe valle çame. Drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri, tha se kanë filluar shënimin e 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit me aktivitete të shumta kulturo artistike çame apo Dita e Çamërisë. “Jemi shumë mirënjohës që sot kemi Fonadacionin Çamëria “Hasan Tahsini” me aktivitete.…
Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Fonadacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, hapën aktivitetin përkujtimor dhe kulturor në nderim të Ditës së Çamërisë, në kuadër të aktiviteteve për 15 qershorin, Ditën e Çlirimit të Gjilanit. Ky aktivitet mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe u mbajt me fëmijët në Bilbliotekën e Qytetit, ku u promovua libri “Historia e Çamërisë përmes heronjëve të saj”, me autor Arben Iliazi. Po ashtu u promovua edhe libri dhe u shfaq filmi “Ode për tempujt që nuk u harruan”, të autorit Luan Rama. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku,…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Kuvendi Komunal i Gjilanit, njoftojnë qytetarët se do të organizojnë dëgjimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore KAB 2025-2027. “Mendimet tuaja kanë shumë rëndësi në këtë proces të buxhetimit për komunën tonë. Andaj ftoheni të merrni pjesë në dëgjimin buxhetor të organizuar për ju”, thuhet në njofitmin e komunës./GJILANI INFO/
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mori pjesë në Panairin Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025, i cili u mbajt në ambientet e Universitetit të Prishtinës. Ky aktivitet u organizua nga Agjencia e Punës e Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, me mbështetje nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Gjatë panairit, u.d. udhëheqësja e Divizionit për Karrierë dhe Alumni në UKZ,. Arlinda Selmani, prezantoi para të pranishmëve programet studimore që ofron universiteti, mundësitë për angazhimin e studentëve në tregun e punës, si dhe aktivitetet që zhvillon Qendra…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zgjedhur 5 qershorin- ditën ndërkomtare të mjedisit për të përuruar fillimin e punimeve në kuadër të projektit “Bridging Regions” të Programit Ndërkufitar IPA II Kosovë – Maqedoni e Veriut, të financuar nga Komisioni Evropian e që për qëllim ka përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetës për qytetarët në rajonin kufitar. Me këtë rast i pari i kësaj komune bëri me dije se sot ai ka vizituar punimet në ndërtimin e urës në fshatin Buzovik afër mullirit të vjetër si dhe punime në shtratin e lumit dhe ndërtimi i trotuarit përgjatë…

