- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Nënkryetarja e Komunës sē Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka prit në takim një delegacion nga shteti i Iowa-s, të udhëhequr nga Steve Warnstadt, Rachel Fails dhe Bruce Kelley. Morina Bunjaku, tha se në emër të kryetarit të komunës, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse, mirëpritëm sot delegacionin nga shteti i Iowa-s, SHBA Steve Warnstadt, Rachel Fails dhe Bruce Kelley. Ajo tregoi, se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe partnerëve nga Iowa në fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qytetit: arsim, bujqësi, kulturë dhe siguri. Nënkryetarja e Gjilanit, theksoi se…
Drejtoresha Burbuqe Leka së bashku me Cacttus Education-Parku Teknologjik kanë organizuar workshopin për ndërtimin e CV-së, letrës motivuese dhe përgatitjen për pune online. Ajo ka thënë së ky workshop u përfundua me sukses dhe se ishte një ndër workshopet më të mira. “Në cilësinë e kryesueses së grupit jo formal të Grave në Kamenicë, organizuam Workshopin për Aftësim të Grave – Me Sukses të Plotë! Në bashkëpunim me Cacttus Education-Parku Teknologjik përmbyllëm me sukses ëorkshopin për ndërtimin e CV-së, letrës motivuese dhe përgatitjen për pune online. Gratë pjesëmarrëse u pajisën me njohuri praktike dhe certifikata pjesëmarrjeje. Ky është vetëm fillimi…
Priten në takim Komandanti i LMT Majori Erhan Türkoğlu dhe nënoficeri Ekrem Yünlüm nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan , Dr. Afrim Cana
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana ju dëshiroj mirëseardhje përfaqësuesëve të KFOR-it Turk dhe i ka falënderuar për kontributin e dhënë në Shëndetësinë e Republikës së Kosovës. “Ofrimi i donacioneve nga KFOR-i Turk dhe ogranizatat e tjera nga shteti i Turqisë forcojnë bashkëpunimin tonë dhe rrisin efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe ato administrative – ndihmëse teknike. Ju keni qenë në vazhdimësi të angazhuar për bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe sigurisht se do të vazhdojmë këtë bashkëpunim i cili do të iu shërbej më së shumti stafit dhe pacientëve, gjithashtu shërbimet tona janë në…
Anita Hoxha Përse më shkrove sërish letër ? Poshtë derës, dëguar si qëmoti… Dashuria jonë, ndjenjë e vjetër Syve të mij, është tharë ai loti ! Përse më shkrove, sërish letër ? Si zjarri, dorën ma djeg përsëri… Vetmisë sime, s’bëre asgjë tjetër, Shtegut të harresës, hyre prapë ti ! Përse s’më lë në jetën time, S’dua të kthehem vite më parë, Dashurisë i mbetën ca thërrime… Ditarëve tanë, një trëndafil i tharë !
Në Vitisë u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor për planin ndër komunal të menaxhimit të integruar të mbeturinave për regjionin e Gjilanit dhe Ferizajt. Gjatë takimit, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, z. Basri Aliu, prezantoi draft-planin, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave përmes klasifikimit të tyre, në bashkëpunim me investime ndërkombëtare. “Ky plan përfshin jo vetëm ndarjen e mbeturinave, por edhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore për të mundësuar një menaxhim më efikas dhe të qëndrueshëm të mbeturinave në nivel…
Me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, janë bërë dhe po bëhen investime milionëshe gjatë katër vjetëve të fundit në Komunën e Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë katër vjet punë, përkushtim dhe rezultate konkrete për Gjilanin. “40 milionë euro projekte, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, nëpërmjet një video ka përmbledh rrugëtimin deri më sot dhe vizionin për të ardhmen. “Puna vazhdon, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Njësitë policore të komunikacionit rrugor të Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan të angazhuara në kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor, gjatë vikendit që lamë pas vetëm përmes përdorim të pajisjeve inteligjente policore për evidentimin e shkeljeve në komunikacion, kanë identifikuar gjashtëmbëdhjetë (16) kundërvajtës, ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba përkatëse si: Ngasje të automjetit me regjistrim të skaduar; Mos vendosje të rripit të sigurisë gjatë ngasjes; Përdorim i telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit; Parkim i parregullt i automjetit; Si dhe shkelje të tjera në kundërshtim me Ligjin për Rregullat në Trafikun Rrugor. Të gjitha gjobat të shqiptuara…
Sot kanë vijuar punimet në asfaltimin e rrugës Pozheran-Sllatinë e Epërme, nga lagja e Korranëve në drejtim të shkollës. Ky projekt konsiderohet me një rëndësi të veçantë për dy lokalitetet, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore në zonë por lehtëson edhe qasjen në këtë institucion shkollor. Përndryshe, ky projekt është mirëpritur nga banorët. Kurse kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se qeverisja lokale në Viti mbetet e përkushtuar të realizojë projekte që janë të interes të qytetarëve të kësaj komune. /GJILANI INFO/
Ka nisur faza e parë e dezinsektimit hapësinor në qytetin e Gjilanit, e cila do të zgjasë 1 javë dhe do të përfshijë të gjitha zonat e qytetit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se procesi i spërkatjes do të realizohet çdo ditë nga ora 19:30 deri në orën 01:00 pas mesnate. Sipas tij gjatë kësaj kohe, qytetarët luten që të mbajnë dritaret e mbyllura për të parandaluar futjen e insekteve në shtëpi. I pari i Gjilanit, njëkohësisht, u bënë thirrje të gjithë bletarëve që, për arsye sigurie, t’i mbajnë bletët e mbyllura nga ora 19:30 deri në…
Aktivitetet për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit-15 qershorit, kanë vazhduar me ato sportive, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit. Ndeshje miqësore janë zhvilluar ndërmjet veteranëve e legjendave të futbollit të qytetit të Gjilanit që kanë mbrojtur me suksese e krenari fanelat e dy klubeve të qytetit Gjilani e Drita. Në këtë ngjarje sportive pjesëmarrëse ishte edhe ekipi i veteranëve të KFV Kumanova. Kryetari Alban Hyseni, tha se aktivitetet për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, vazhduan me një ndeshje miqësore plot emocion dhe respekt. “Veteranët dhe legjendat e futbollit të qytetit – ata që me…

