- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
UP “Kadri Zeka”nga Gjilani ka marrë pjesë në takimin online të projektit evropian STEM EUROPE
Në kuadër të projektit STEM EUROPE, u mbajt takimi online i partnerëve që punojnë në Paketën e Punës 6 (WP6), që ka në fokus komunikimin dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve partnere nga vende të ndryshme të Evropës, ndërsa Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u përfaqësua nga Prof. Dr. Xhevdet Thaçi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe koordinator i WP6 në nivel projekti së bashku me ekipin e tgij punues. Gjatë takimit, pjesëmarrësit u përqendruan në finalizimin e listës së koordinatorëve për WP6, miratimin e planit të komunikimit…
Zëvëndëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga zyrtarët komunal, Ibadete Hyseni dhe Berat Zuka kanë pritur sot në takim konsulentën nga DEMOS-i, znj. Donjeta Morina. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth parapërgatitjeve të komunës së Vitisë për takimet buxhetore me qytetarët vitias dhe grupet e interesit në këtë komunë por edhe rreth temës së planifikimit të përgjegjshëm gjinor. Me këtë rast zv. kryetari Aliu e ka njoftuar znj. Morina me punën që ka bërë komuna në planifikimin e buxhetit me qytetarët e saj gjatë viteve të shkuara por edhe me sfidat dhe sukseset gjatë këtij…
Objektet kolektive të ndërtuara ndër vite në Gjilan, tashmë pritet që të fasadohen. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: së shpejti fasadë e re për ndërtesat e vjetra të qytetit./GJILANI INFO/
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me zyrtaren për barazi gjinore, Lindita Salihun, kanë prit në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, të kryesuar nga Nicole Farnsworth, zëvendësdrejtoresh dhe udhëheqëse e hulumtimeve. “Në Komunën e Gjilanit, pritëm përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të cilat kanë filluar një hulumtim të rëndësishëm mbi dhunën me bazë gjinore, me fokus në financimin e shërbimeve për të mbijetuarit-at”, tha Morina Bunjaku. Nënkryetarja e komunës, theksoi se qëllimi i këtij hulumtimi është të ndihmojë institucionet që, përmes të dhënave të sakta, të alokojnë buxhet të mjaftueshëm për…
Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, kanë mirëpritur përfituesit e granteve për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe start-up biznesve në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, përpunuese dhe shërbyese. Në këta takim Kryetari Rahimaj së bashku me Drejtoreshën Leka dhe përfituesit e këtyre granteve kanë nënshkruar kontratat e tyre. Kryetari Rahimaj ka thënë se kjo ndihmesë sado e vogël ndihmon bizneset që operojnë dhe ato start-up që do të fillojnë të operojnë në Kamenicë. “Jam i lumtur që është rritur numri i përfituesve për këtë mbështetje. Falendëroj punën që ka bërë…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Këshillin Organizativ të Turnirit Tradicional “Kenan Halimi”. Në këtë takim ata kanë biseduar rreth përgatitjeve, ecurisë dhe organizimit të këtij turniri. Këshilli Organizativ falënderoi kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe e njoftuan kryetarin që dje kanë pezulluar të gjitha aktivitetet në nderim të tre të rinjëve vitias, të cilët humbën jetën brenda tri ditëve, dhe në respektimin e vendimit të kryetarit që ditën e djeshme e ka shpallur “Ditë zie”. Poashtu, thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për finalen e madhe, e cila…
Kuvendarët e Gjilanit formojnë grupin konstultativ për modifikimin e draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e sotme të udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, që është e gjashta e rregullt për këtë vit, ka formuar një grup konsultativ prej njëmbëdhjetë anëtarësh, për modifikimin e draft-Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale, e cila pritet të miratohet në seacën e radhës. Paraprakisht, në këtë pikë, shefat e grupe të partive opozitare (LDK-PDK), kanë thënë se për draft-rregulloren ka vërejtje nga disa zyrtarë komunalë të disa dikastereve për kategorizim dhe se, sipas tyre, është diskriminuese në disa raste, derisa shefja e grupit të LVV-së tha…
Komuna e Gjilanit, ka mbajt takimin përgatitor informues në mes grupit punues, shoqërisë civile, grupeve të personave me nevoja të veçanta, këshillat e fshatrave, përfaqësues të grupit të grave, komuniteteve jo shumicë, të rinjtë dhe përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve për përgatitjen e dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore. Në takim ishin edhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori i Kulturës Rinisë e Sportit, Kushtrim Zeqiri, ai i Arsimit Shpend Nuhiu, drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, anëtari i grupit punues, Ardian Foniqi dhe zyrtarë të tjerë…
Kryetari Kadri Rahimaj ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e qendrës së menaxhimit të mbeturinave organike – prodhimin e kompostit. Kryetari Rahimaj ka thënë se Kamenica është e para në regjion që nënshkruan një kontratë të tillë në vlerë prej 706,435 euro. “Kjo qendër është mbështetur nga Qeveria Sllovene dhe menaxhuar nga Qendra për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Slloveni, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe asistuar nga Fondacioni Jeshil. Ky projekt ka për qëllim të mbështes ekonominë qarkore në sektorin e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojten e mjedisit nga ndotja. Në kuadër të këtij projekti parashihet themelimi i…
Komuna e Gjilanit, ka mbajt takimin përgatitor informues në mes grupit punues, shoqërisë civile, grupeve të personave me nevoja të veçanta, këshillat e fshatrave, përfaqësues të grupit të grave, komuniteteve jo shumicë, të rinjtë dhe përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve për përgatitjen e dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore. Në takim ishin edhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori i Kulturës Rinisë e Sportit, Kushtrim Zeqiri, ai i Arsimit Shpend Nuhiu, drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, anëtari i grupit punues, Ardian Foniqi dhe zyrtarë të tjerë komunalë.…

