Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027.
Në urimin e tij, Haliti ka adresuar një urim të veçantë për nxënësit e klasave të para, duke u dëshiruar një fillim të mbarë në rrugëtimin e tyre drejt dijes.
Ai u ka uruar të gjithë nxënësve shëndet, suksese dhe rezultate sa më të mira në mësime, duke i inkurajuar që me vullnet, përkushtim dhe punë të palodhur t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe të përgatiten për të ardhmen.
Haliti ka shprehur mirënjohje edhe për mësimdhënësit vitias për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Kryetari i Vitisë ka theksuar se Komuna do të vazhdojë të punojë për krijimin e kushteve sa më të mira në arsim, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Në fund, Haliti ka uruar që viti shkollor 2026/2027 të jetë i mbushur me dije, suksese dhe arritje të reja për të gjithë nxënësit dhe stafin arsimor./Gjilani INFO/


