Author: admin

“Bashkë me disa nga kolegët kandidatë për Kuvendin Komunal, sot vizituam NPL “Tregu”, për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës, kushtet, e mbi të gjitha diskutuam me tregtarët për sfidat aktuale të përditshmërisë së tyre”, ka thënë Riad Rashiti, kandidati i PDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit. Kjo ndërmarrje publike ofron edhe shërbime të tjera efikase, sikurse është mirëmbajtja e hapësirave publike. “Për këtë, edhe u zotuam që mbështetja jonë nuk do të mungojë në asnjë aspekt, për plotësimin e kushteve sa më të favorshme humane e profesionale, për ta bërë edhe ekonominë e qytetit #MaMirë”, ka…

Read More

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë mbajtur provimet pranuese për aplikantët e konkursit plotësues të studimeve baçelor, për vitin akademik 2025/2026. Provimi është mbajtur sot nëpër fakultetet ku vendet në afatin e parë nuk janë plotësuar. Për të parë nga afër këtë proces,  Prorektorët, Dekanët dhe Profesorët e Njësive Akademike kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese. Ata janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së provimit pranues të studentëve të rinj, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e UKZ-së, derisa u kanë uruar të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues.…

Read More

/Iliriana Uruqi Kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale/ Iliriana Uruqi (Nr. 36 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje) ka përfunduar Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë Shqipe, si dhe studimet Master Shkencor në të njëjtën fushë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me mbi 12 vite përvojë pune në arsimin e mesëm të ulët, ajo ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Aktualisht, punon si mësimdhënëse në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan. Përtej profesionit si profesoreshë, Iliriana është një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka zgjedhur të kandidojë për Asamblenë Komunale të Gjilanit me…

Read More

Alban Hyseni, kryetari aktual i Gjilanit, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, në zgjedhjet e 12 tetorit, sot ka vizituar biznesin “A Trade”, ku është pritur nga pronari Agron Shurdhani. “Gjilani është i njohur për njerëz punëtorë që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit. Bizneset këtu janë burim i vendeve të reja të punës dhe i tillë është edhe “A Trade””, ka thënë Hyseni. “Me punëtorët e kësaj kompanie kaluam një pauzë dreke, ku biseduam për sfidat dhe përditshmërinë e tyre. Zotohemi që do të vazhdojmë përkrahjen për ta, duke krijuar kushte më të mira pune.…

Read More

”Kënaqësi dhe nder i veçantë të vizitoj atelienë e artistes së shquar Jalldëze Mustafa, një ndër piktoret më të mira që ka Gjilani dhe mbarë vendi ynë. Punët e saj artistike janë pasuri kulturore për qytetin tonë dhe krenari kombëtare për gjithë Republikën e Kosovës”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit. Ai tha se në qeverisjen e tij të ardhshme, arti, kultura dhe krijuesit si Jalldëzja do të marrin trajtimin e merituar. Sepse, siç thotë Ismajli, një qytet nuk mund të zhvillohet pa e mbështetur shpirtin e tij krijues. “Gjilani i nesërm…

Read More

Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe për një mandat, Alban Hyseni, prezantoi sonte para qytetarëve të Gjilanit planin qeverisës. Sipas tij, një plan i tillë garanton vazhdimësi, zhvillim dhe punë konkrete për çdo lagje e çdo fshat “Vizionin dhe planet tona për zhvillimin e Gjilanit i çojmë përpara BASHKË më 12 tetor. Sonte para qytetarëve shpalosëm planin e qeverisjes së ardhshme — një plan që garanton vazhdimësi, zhvillim dhe punë konkrete për çdo lagje e çdo fshat të Gjilanit. Për Gjilanin tonë”, ka thënë Alban Hyseni.

Read More

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe njëherësh kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot një vizitë në kompaninë ndërtimore “Ceni Company”, ku edhe u takua me përfaqësuesit e saj. ”Biseduam për punët që po bëhen në Gjilan, sfidat që kanë bizneset dhe idetë se si mund të punojmë BASHKË për ta zhvilluar edhe më shumë qytetin tonë”, ka thënë Hyseni. Sipas tij, Gjilani ka potencial të madh – ”Dhe BASHKË me njerëzit e punës e të vullnetit, do të vazhdojmë ta bëjmë qytetin tonë më të mirë për të gjithë”, ka thënë…

Read More

Bashkë, si qeverisje e ardhshme do të jemi përkrah tyre, në çdo kohë, e në çdo çast deri në realizmin e kërkesave dhe interesave tyre jetike për mundësi rritje dhe zhvillimi për Gjilanin e Ri”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, gjatë vizitën në Flora Rehau“, e siç tha ai, “një nga bizneset e suksesshme që po e bëjnë krenar qytetin tonë”. Postimi i tij i plotë: “FLORA REHAU” nga Gjilani është një nga bizneset e suksesshme që po e bëjnë krenar qytetin tonë. Kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm ishte vizita jonë në…

Read More

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë të martën në Gjilan mbajti punëtorinë rajonale me gazetarë “Rritja e bashkëpunimit me mediat lokale për transparencë dhe llogaridhënie publike”. Punëtoria pati për qëllim rritjen e bashkëpunimit me mediat lokale dhe informimin e gazetarëve mbi proceset e auditimit. Në hapje të punëtorisë, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se Zyra Kombëtare e Auditimit është e përkushtuar për avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe rritjen e bashkëpunimit me media dhe qytetarët. Ky bashkëpunim ka rol kyç në rritjen e ndërgjegjësimit publik për menaxhimin e parasë publike. Z.…

Read More

Pokuroria Themelore në Gjilan, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar 1 person të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve, dhe ka ngritur ngritur 1 aktakuzë ndaj 2 personave, për vepra të ndryshme penale. “Të martën e kësaj jave kjo Prokurori ka ndaluar 1 person të mitur, i dyshuar për veprën penale ‘‘Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve‘’ nga neni 277/I, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, aktakuzat e ngritura gjatë kësaj periudhe kohore janë si në vijim : Një aktakuzë kundër 2 personave, për vepra…

Read More