- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kryetari Hyseni, nderohet me mirënjohje për promovim dhe organizim të dhurimit vullnetar të gjakut
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Rapucën dhe stafin shëndetësor të QKMF-së, kanë vizituar Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan. I pari i komunës, u nderua me mirënjohje për promovim dhe organizim të dhurimit vullnetar të gjakut. “Ditën e nisa në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, ku u nderova me mirënjohje për promovim dhe organizim të dhurimit vullnetar të gjakut”, tha Alban Hyseni. I pari i Komunës së Gjilanit, tregoi se u prit nga stafi i jashtëzakonshëm shëndetësor, që janë heronj të heshtur të qytetit dhe të cilëve i’u…
Pensionohet mësimdhënësi, Gafurr Azemi, pritet në takim falenderues nga kryetari Sokol Haliti
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim falënderues mësuesin Gafurr Azemi, me rastin e pensionimit të tij pas një karriere të gjatë mbi katër dekada në arsim. Gafurr Azemi, e filloi punën si mësues më 1 shtator 1981 në shkollën e Trestenikut, ku dha mësim për disa vite, për të vazhduar më pas në shkollën amë në Sllatinë dhe për 44 vite të jetës së tij Iu përkushtua edukimit dhe arsimit të gjeneratave të shumta. Në pritjen e organizuar nga kryetari Haliti u theksua se mësuesi Gafurr Azemi përfaqëson shembullin e përkushtimit dhe…
Aktakuzat e ngritura ndaj këtyre 5 rasteve për veprat e ndryshme penale janë si në vijim: Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale, ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur ”. Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale, ‘’Dhunimi”, Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale, ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale, ‘’Dhuna në familje”./GJILANI INFO/
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prishtinë, gjatë punës operative në terren, kanë pranuar informatën për përfshirje të dy të dyshuarve në trafikim me lëndë narkotike. Në vazhdën e trajtimit të rastit, hetuesit e anti-drogës dje (18.09.2025), në orët e mbrëmjes, kanë realizuar një plan taktik për të kapur të dyshuarit. Policia ka arritur ta ndalojë automjetin me të cilin po udhëtonin të dyshuarit, ku gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.6 gram dhe substancë që dyshohet të jetë narkotike…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 72 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar dhe 46 të tjera me dëme materiale. Dhe gjatë zbatimit ligjit të rregullave trafik, brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 573 gjoba trafiku. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 17 persona, prej të cilëve 11 ka dërguar në…
Gjatë ditës parashikohet që të mbajë mot kryesisht me diell, njofton MeteoKosova, transmeton Gjilani Info. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 10-40 km/h. Ndërkaq,temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C.
Një person në Dobëlldeh të Vitisë, ka pësuar lëndime me armë zjarri, e që dyshohet se në drejtim të tij ka shtënë me armë gjuetie një person për motive të panjohura, rast ky për të cilin ka njoftuar policia. Rasti nga Policia është cilësuar si vrasje në tentativë. “Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Gjilanit, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohu”, thuhet nga autoritet policore. Sipas policisë, njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar:…
Është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, bëri me dije sot policia. Sipas saj, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Kryetari Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka përfunduar shtresa e dytë e asfaltit në dy rrugë në Feriqevë. Sipas tij totali i këtij investimi është 860,387 Euro. “Kështu duken rrugët e përfunduara në fshatin Feriqevë Po punohet çdo ditë për infrastrukturë të duhur në çdo lokalitet. Së fundmi ka përfunduar edhe shtresa e dytë e asfaltit në rrugët në Feriqevë: 1. Rruga” Rruga e fushave” me gjatësi prej 914,16 m, 2. Rruga “Bejtë Pireva” me gjatësi prej 1846.25 m. Totali i investimit në këto dy rrugë kap shifrën e 860,387 eurosh”, ka shkruar ai./Gjilani Info/
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e cilësisë akademike dhe standardizimin e dokumentacionit të brendshëm, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, është mbajtur një trajnim për rishikimin dhe përditësimin e syllabuseve. Ky aktivitet u organizua si pjesë e zbatimit të Kalendarit për Cilësi të institucionit, duke u konsideruar një hap i rëndësishëm në forcimin e proceseve të brendshme të sigurimit të cilësisë dhe transparencës në mësimdhënie. Synimi kryesor i këtij trajnimi ishte përmirësimi i përmbajtjes së syllabuseve, standardizimi i tyre sipas praktikave më të mira akademike, si dhe rritja e përputhshmërisë me kërkesat institucionale dhe ndërkombëtare. Përmes…

