Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » U mbajt takimi për fuqizimin e grave dhe qeverisjen lokale me ndjeshmëri gjinore në Viti
Lajme Lokale

U mbajt takimi për fuqizimin e grave dhe qeverisjen lokale me ndjeshmëri gjinore në Viti

adminBy adminSeptember 24, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komuna e Vitisë mirëpriti sot një delegacion nga Shqipëria, në kuadër të vizitës së shkëmbimit që po zhvillohet në Kosovë, me synim ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira për barazinë gjinore në nivel lokal.

Delegacioni përfshinte përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, si dhe nga disa bashki të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Elbasanin, Roskovecin, Lushnjen, Lezhën, Maliqin, Kamzën, Divjakën, Dibrën dhe Malësinë e Madhe. Gjithashtu, në takim morën pjesë ekipet e projekteve të UN Women nga Shqipëria dhe Kosova.

Diskutimet u fokusuan në përmirësimin e njohurive dhe aftësive të zyrtarëve lokalë në zbatimin dhe monitorimin e planeve për barazi gjinore, si dhe në promovimin e mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare dhe llogaridhënies.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si nikoqir i këtij takimi mbajti një fjalë rasti ku theksoi përkushtimin e komunës për të fuqizuar gratë dhe vajzat, si dhe për të ndërtuar politika gjithëpërfshirëse që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Barazia gjinore nuk është vetëm një çështje sociale apo politike, por një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën tonë. Ne kemi punuar vazhdimisht për të rritur përfaqësimin e grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse, duke u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë ndikim real,” u shpreh Haliti.

Gjatë takimit, delegacioni nga Shqipëria parashtruan pyetje për ekzekutivin e Komunës së Vitisë, ku u shkëmbyen mendime dhe u prezantuan përvojat konkrete të dy vendeve në zbatimin e planeve lokale për barazi gjinore. Ky dialog u vlerësua si një mënyrë praktike për të nxitur bashkëpunimin dhe për të mësuar nga praktikat e suksesshme.

Komuna e Vitisë, e cila tashmë ka miratuar Planin e saj Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore, u prezantua si shembull i përkushtimit institucional për ndërtimin e një komune më gjithëpërfshirëse. Ky proces po mbështetet nga projekti Instrumenti për Barazi Gjinore, i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe i zbatuar nga UN Women.

Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave mes institucioneve dhe për forcimin e partneriteteve në fushën e qeverisjes vendore me ndjeshmëri gjinore. Në shenjë mirënjohjeje, delegacioni nga Shqipëria i dhuroi një dhuratë simbolike kryetarit Haliti./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.