Author: admin

“Nëndega Vërbicë e Zhegocit është vizita e radhës, ky vend është një pjesë e bukur e një thesar natyror i Gjilanit, e cila përbëhet nga njerëz të veçantë, shumë mikpritës e besa edhe punëtorë të jashtëzakonshëm” ka thënë Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit. Ai tha se kjo trevë shquhet për mikpritjen bujare e për njerëz punëtorë të cilët janë lënë krejtësisht anash nga pushteti aktual. Ismajli tha se këta njerëz kanë nevoja imediate për projekte kapitale që do t’ua lehtësonin jetën dhe do të hapnin mundësi të reja zhvillimi. ”Falënderojmë shumë Nëndegën Vërbicë…

Read More

Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, bashkë me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë dhe ushtarakë të UÇK-së, përfaqësues të subjekteve politike dhe qytetarë, përkujtuan, përvjetorin e ribashkimit të dëshmorëve të kombit, të rënë në luftën e lavdishme për çlirim dhe bashkim kombëtar te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Leonora Morina Bunjaku, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, tha se sot, janë mbledhur këtu për të nderuar me respektin më të lartë Dëshmorët e Kombit, të cilët me gjakun dhe jetën e tyre e shkruan kapitullin më të lavdishëm të historisë sonë. “Ribashkimi i tyre…

Read More

Figura e atdhetarit nga Kamenica, Metush Krasniqi, tashmë është përfshirë në emisionin e pullave postare “Personalitete”, të lëshuara nga Posta e Kosovës përmes filatelisë së saj. Pas vendosjes së shtatores së tij në qytetin e Kamenicës, Komuna bëri një kërkesë zyrtare për përfshirjen e figurës së Metush Krasniqit edhe në pullat postare – kërkesë e cila tashmë është realizuar me sukses. Duke qenë se veprimtaria atdhetare e Metush Krasniqit është e njohur dhe e çmuar për çështjen kombëtare, prezenca e tij në pullat postare e përforcon dhe dokumenton më tej kontributin e tij të rëndësishëm. Posta e Kosovës ka bërë…

Read More

“Sonte na bëri bashkë Aziz Bunjaku nga Lagjja e Tetë, i cili hapi dyertë e konakut të tij për ta mirëpritur kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët tanë për Asamble, Shefket Kqiku dhe Enver Haziri”, thuhet në njofitmin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan. “Energjia, entuziazmi dhe besimi që na përcollën banorët e kësaj lagje, janë motivim i madh për të vazhduar fuqishëm çdo ditë e çdo natë deri në ditën e zgjedhjeve” thuhet në njoftim. #BashkëpërGjilanin #12tetor 105

Read More

Komuna e Gjilanit, po vazhdon me trajnimet e mësimdhënësëve gjatë vikendeve. Procesi pritet të përfundoi gjatë shtatorit dhe i cili ofrohet falas. Për të parë ecurinë e trajnimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun. Shpend Nuhiu, drejtor për Arsim, tha se trajnimi për 1392 mësimdhënës në komunën tonë është në fazën e fundit. Për herë të parë, një trajnim i tillë po ofrohet falas për mësimdhënësit e komunës sonë. “Procesi i trajnimeve ka filluar në fund të muajit maj 2025 dhe deri më tani janë trajnuar 45 grupe mësimdhënësish, nga…

Read More

Aktakuzat që janë ngritur brenda 24 orësh janë me sa vijon: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale  ‘’ Kanosje ”. Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale  ‘’ Lëndim i lehtë trupor ”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  ‘‘ Vjedhje pylli ”./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Vitisë, ka vazhduar me përkrahjen e fermerëve përfitues me mekanizëm të ndryshëm bujqësor. Me këtë rast sot kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira kanë bërë shpërndarjen e 37 plugjeve, 30 rrotokosa, 5 mbjellëse të patates dhe 4 nxjerrëse te patates. Me këtë rast kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë po vazhdojnë me ciklin e përkrahjes së fermerëve vitias, duke potencuar se ai është krenar me fermerët vitias dhe produktet bujqësore që plasojnë ata në treg. Ai gjithashtu tha se me përkrahjen e fermerëve me mekanizmat…

Read More