Author: admin

“Doberçani njihet për fermerë të ndershëm dhe që jetojnë nga puna e tyre. Sot vizitova fermën e Emrah Adiler, njëri prej përfituesve të granteve bujqësore, që na mikpriti me bujari dhe na tregoi për angazhimet e përditshme”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit. Hyseni që synon mandatin e dytë në krye të Gjilanit ka thënë edhe se puna dhe përkushtimi i tij është frymëzim për të gjithë neve. “Angazhimi im mbetet i qartë edhe për mandatin e ardhshëm: mbështetje dhe investim për bujqësinë e Gjilanit. Jemi BASHKË!”, ka…

Read More

“Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fatos Ramadani, me shumë kënaqësi vizituam fabrikën “ON TRADE FAB”, një histori suksesi në Gjilan që merret me prodhimin e kontejnerëve me standarde të larta dhe dizajn inovativ”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit. Sipas tij, biznese të tilla janë krah i fuqishëm i zhvillimit të qytetit tonë. “Për ne, është obligim dhe prioritet mbështetja e prodhuesve të Gjilanit, sepse vetëm kështu ndërtojmë ekonomi të qëndrueshme, krijojmë vende pune dhe i japim qytetit atë që e meriton. Faleminderit shumë “ON…

Read More

Mikpritje të jashtëzakonshme gjeta në Zhegër, fshati heroik me tradita dhe histori të bujshme”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit. Hyseni që synon mandatin e dytë në krye të Gjilanit ka thënë se aty takoi qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ku së fundmi është hapur një Pikë e kësaj Lëvizjeje, prej ku do të mobilizohen për fitoren e 12 tetorit. ”Zhegra është gati dhe e bashkuar”, ka thënë Alban Hyseni.

Read More

Bashkë me kandidaten për Asamblenë Komunale, znj. Drita Isufi Ahmeti, vizituam Autoservis Mufa, një biznes vendor që për vite me radhë ka ofruar shërbime cilësore për qytetarët e Gjilanit në mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave të tyre. Autoservis Mufa është model i punës së suksesshme dhe përkushtimit profesional, ku përveç shërbimeve teknike, po krijohen edhe vende pune për të rinjtë tanë. Zotohemi që në të ardhmen e afërt do të jemi pranë bizneseve të tilla, duke i mbështetur dhe duke u ofruar hapësira për zhvillim të mëtutjeshëm. Faleminderit shumë për mikpritjen dhe do të jemi bashkë deri në garantimin e…

Read More

”Do të përkrahim iniciativat që zhvillojnë ekonominë tonë dhe krijojnë kushte për vende të reja pune”, thotë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e tetorit. Deklarata e tij:: Zonja Blerta Rexhepi është në mesin e sipërmarrësve të suksesshme të Gjilanit që kanë përfituar grante në formë të pajisjeve për të zhvilluar bizneset e tyre. Bisedova sot me të për sfidat dhe planet, si dhe u zotova se do të vazhdojmë t’i përkrahim gratë në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt suksesit në biznes. Këto iniciativa e zhvillojnë ekonominë tonë dhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mirëpritur vendimet e Qeverisë së Kosovës, për shpronësim të pronave për realizimin e projektit FLLOWS në Gjilan, atë për shpronësimin e pronave për realizimin e projektit të Qarkores së Jashtme të Qytetit dhe lidhjen e saj me rrugët kryesore dhe shqyrtimin e vendimit preliminar për shpronësim të pronave për Qarkoren e Vjetër të qytetit, për Llotet 1 dhe 2. “Për dallim nga e kaluara, ku rrugët janë ndërtuar pa shpronësim dhe pa respektuar të gjitha procedurat, tani po i bëjmë punët me rend e në mënyrë ligjore: njëherë shpronësimi i pronave dhe…

Read More

Pas miratimit nga Qeveria e Kosovës, të vendimeve për shpronësim të pronave për realizimin e projekteve të qarkores së vjetër dhe asaj të re, të inicuara nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, është deklaruar i lutmur edhe drejtori Bekim Salihu. Ai tha se qarkoret kaluan. “Puna jonë katërvjeçare në Gjilan, ka pasur një objektiv të qartë: ta bëjmë qeverisjen më afër qytetarit, duke ofruar shërbime cilësore dhe duke realizuar projekte që ndryshojnë ritmin e zhvillimit të qytetit të Gjilanit”, tha Bekim Salihu. Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, theksoi se sot qeveria miratoi shpronësimet për Qarkoren e Vjetër dhe…

Read More

Alban Hyseni kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e 12 tetorit, ka takuar vajzat dhe gratë e fshatit Miresh, me të cilat ka folur për politikat që do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të dytë, për të rritur mirëqenien dhe për të ofruar mundësi për gratë. Në këtë takim kanë marrë pjesë deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetarja e grave në Pikë, Teuta Selishta si dhe kandidati për Asamble nga ky fshat, Avdyl Kastrati.

Read More

Arbër Ismajli, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit Postimi i plotë: Ky pushtet është pushtet i ligësisë, ku mendësia e intrigës është bërë pjesë e identitetit të tij! Ka humbur besimin e qytetarëve, ka vrarë shpresën e të rinjve dhe ka lënë pas vetëm papërgjegjësi, kaos e improvizime. Në vend që të hapë horizonte të reja, ka mbyllur dyer. Në vend që të ndërtojë ura besimi, ka ngritur mure përçarjeje. Në vend që të punojë për të mirën e përbashkët, ka punuar vetëm për interesat e ngushta të klaneve të…

Read More

Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, nën moton “Ta pastrojmë Kamenicën”, Komuna e Kamenicës përmes Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, ka organizuar një aksion të gjerë pastrimi në gjithë territorin e komunës. Kësaj nisme për një ambient më të pastër i është bashkuar kryetari Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarë komunalë, punëtorë të NPL Dardana. Poashtu edhe nxënës të shkollave të Kamenicës, i janë bashkuar aksionit ku u pastruan disa deponi ilegale, si dhe oborret e shkollave, kopshteve e hapësira të tjera publike përreth objekteve. Komuna e Kamenicës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe thekson se…

Read More