Author: admin

Një lajm të rëndësishëm për gjithëpërfshirje në arsim e dha drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, ku edhe katër logopedë të rinj janë për shkollat e komunës sonë për këtë gjysmë vjetor. Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet OJQ-së “Inkluzioni” dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit. “Ky bashkëpunim ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve me vështirësi në të folur dhe komunikim, përmes ofrimit të shërbimeve logopedike dhe krijimit të një ambienti gjithëpërfshirës për zhvillimin e tyre”, tha Shpend Nuhiu. Drejtori i Arsimit, theksoi se projekti parasheh ofrimin e shërbimeve logopedike në shkollat dhe institucionet parashkollore të Komunës…

Read More

“Sektori i bujqësisë i Komunës së Gjilanit, vazhdon të ketë përkrahje institucionale, ku dhe nuk mungojnë as rezultatet”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka vizituar fermerin e vyeshëm në fshatin Livoç i Epërm. “Puna e një fermeri është shembull se si mbështetja institucionale, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin e bujqësisë sjellin rezultate konkrete”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se Komuna, do të vazhdojë të mbështesë fermerët me politika të drejta dhe projekte konkrete, sepse zhvillimi i bujqësisë është zhvillim i gjithë qytetit./GJILANI INFO/

Read More

“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me banorët e Llovcës në një tubim madhështor, aty ku në zgjedhjet nacionale të shkurtit shënuam fitore të madhe”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit, si kandidat i Vetëvendosjes, e kërkon edhe një mandat. Ai shtoi se Llovca vazhdon të mbetet forcë e madhe edhe në këto zgjedhje lokale. “I njëjti entuziazëm dhe e njëjta energji u pa qartë edhe mbrëmë, e Llovca vazhdon të mbetet forcë e madhe edhe në këto zgjedhje lokale. Faleminderit Llovcë”, ka thënë Hyseni.

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar dr. Esma Mustafa, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Në këtë takim është biseduar lidhur problemet dhe kërkesat e këtij raparti dhe mbështetja në të ardhmen. I pari i Gjilanit, tregoi se me dr. Esma Mustafa, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit, diskutuan mbi sfidat dhe nevojat e këtij reparti me rëndësi jetike. “Në mandatin e ri, shëndetësia do të vazhdojë të mbetet prioritet, me mbështetje të veçantë për sektorët që shpëtojnë jetë çdo ditë”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI…

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë orëve të para të 24-orëshit mund të ketë rrebeshe lokale shiu në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-36 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 29°C.

Read More

Është arrestuar personi i dyshuar në Gjilan, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur nënën e tij, bëhet e ditur sot nga Policia. Për të dyshuarin thuhet se është përdorues i lëndëve narkotike dhe se i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në Spitalin Psikiatrik, nën përkujdesje të policisë./GJILANI INFO/

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës, veçanërisht në mbrëmje, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, njofton MeteoKosova, transmeton Gjilani INFO. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here lokalisht pritet të jetë majft e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-52 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.

Read More

Strukturat e Bashkimit për Ndryshim Anamorava (BNA), e kanë nisur zyrtarisht fushatën të mobilizuara fuqishëm. Ky subjekt politik ka prezantuar kandidatin për kryetar të Komunës së Gjilanit që është Isa Agushi dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Gjilanit. Përndryshe, Isa Agushi që synon postin e të parit të komunës kishte theksuar se BNA-ja është subjekt serioz që ka kandidatin për kryetar më të besueshëm për qytetarët si dhe listën e kandidatëve që do të garojnë për anëtarë të kuvendit, një listë vërtetë përfaqësuese e qytetarit. Sipas Agushit qytetarët janë për ndryshim andaj do ta mbështesin BNA-në

Read More

“Pasditen e kaluam me të rinjtë dhe gratë e Gjilanit, ku biseduam për përfshirje më aktive në vendimmarrje dhe për shtimin e aktiviteteve në qytet”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit. “U ndalëm edhe në Muzeun e Qytetit, ku pamë nga afër historinë dhe kujtesën tonë të përbashkët. Në fund, e mbyllëm ditën me kafe të shijshme. #BASHKËpërGjilanin”, ka thënë Alban Hyseni i Vetëvendosjes, që synon edhe një mandat në krye të Gjilanit.

Read More