Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit
Tregtarët tanë meritojnë mbështetje dhe kushte më të mira
Sot vizitova tregun e qytetit dhe u takova me tregtarët tanë të palodhur.
Ata janë shembulli më i mirë i njerëzve që me mund e djersë e mbajnë gjallë ekonominë e Gjilanit.
Tregtarët tanë meritojnë mbështetje dhe kushte më të mira, sepse tregu është pasqyra e gjallërisë së qytetit tonë.
Angazhimi ynë është i qartë: të fuqizojmë bizneset e vogla e të mesme, të përkrahim tregtinë vendore dhe të ndërtojmë një Gjilan të mundësive për të gjithë.


