- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
“Lagjja e Vishnjeve e mobilizuar për fitoren tonë”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit. Hyseni që kërkon mandatin e dytë, tha se në një odë me banorët e Lagjes së Vishnjeve folën për punët e kryera gjatë qeverisjes katërvjeçare dhe për 12 tetorin, si datë kur e konfirmojnë vazhdimin e punëve. “U zotuam se edhe mandati i ardhshëm do të karakterizohet me ndershmëri dhe profesionalizëm. Jemi bashkë për 12 tetor”, ka thënë Alban Hyseni.
Gjilani ka zemër të madhe, dhe kjo zemër rreh fuqishëm në çdo shtëpi e në çdo lagje të saj – Ecim bashkë për fitore!
Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e 12 tetorit ka thënë se së bashku me mikun e tij Artan Cani, kandidat për Kuvendin Komunal dhe kryetarin e nëndegës, Ekrem Hasani patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen e nderuar të Musli Ramushit në Llashticë. ”Një falënderim i veçantë për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin e sinqertë, që na dha vullnet e besim për rrugën tonë të përbashkët drejtë Gjilanit të ri. Gjilani ka zemër të madhe, dhe kjo zemër rreh fuqishëm në çdo shtëpi e në çdo lagje të saj. Ecim bashkë për fitore”,…
Hyseni: Gjilani është i të gjithëve, do të vazhdojmë punën që askush të mos ndihet i përjashtuar
Alban Hyseni, kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të Gjilanit ka thënë se bashkë me kandidaten për Asamble, znj.Shpresa Orana-Sejdiu, sot i vizituam personat me dëgjim të kufizuar në Gjilan. “U njohëm me sfidat dhe nevojat e tyre, si dhe me idetë që kanë për një qytet më të drejtë dhe më të barabartë. Gjilani është i të gjithëve dhe së bashku do të vazhdojmë punën që askush të mos ndihet i përjashtuar”, ka thënë Alban Hyseni i Vetëvendosjes.
Alban Hyseni, kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të Gjilanit ka thënë se Zhegra e lavdishme i tha “Po” punëve të mira dhe fitores së madhe më 12 tetor, dhe se me banorë të këtij fshati diskutuam për projektet dhe vizionin tonë, që Zhegrës krenare t’ia shtojmë bukurinë dhe investimet. “Me kandidatët e listës sonë, Bajram Isufi dhe Sabri Rexhepi, morëm këshilla shumë të vyeshme nga banorët dhe BASHKË do të vazhdojmë me përkushtim”, ka thënë Hyseni.
Në kuadër të aktiviteteve ditore, Alban Hyseni, kreu i komunës së Gjilanit njëherësh kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të Gjilanit merr pjesë në ekspozitën e Dion Zeqirit si dhe viziton kreatoren Agona Zeneli. Hyseni ka vizituar Galerinë e Arteve ku pati kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e ekspozitës personale “Staring into the Distance” të autorit Dion Zeqiri. “Së bashku me Zëvendësministren znj. Liza Gashi dhe kuratoren, znj. Elira Duro, ndanë një përjetim të veçantë artistik që i jep gjallëri kulturës sonë. Jemi krenarë që Gjilani po bëhet gjithnjë e më shumë hapësirë e artit,…
Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në trafik dhe brenda një dite ka shqiptuar jo më pas se 2 mijë e 571 gjoba trafiku. Sipas raportit të policisë prej 24 orësh njoftohet se nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale./GJILANI INFO/
Nënkryetarja e Kuvendit dhe kryetarja e Grave në Lëvizje Albulena Haxhiu, ka qëndruar në Gjilan në përkrahje të Alban Hysenit, kryetarit aktual dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, në zgjedhjet e 12 tetorit “Ajo ka takuar të gjitha gratë kandidate të listës tonë fituese, e bindur që fitorja për Gjilanin është e padiskutueshme, thuhet në njoftimi ne Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan. Në këtë takim morën pjesë edhe deputetet Arijeta Rexhepi dhe Liza Gashi.
Arbër Ismajli: Kjo garë është për dinjitetin dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet tona si dhe për një qeverisje që punon në heshtje e flet me rezultate
Deri sa po fillojmë këtë mëngjes fundjave me takime e angazhime, derë më derë, e lagje më lagje, dua të ndaj me ju pak fjalë. Kam lindur dhe jam rritur në këtë qytet, në mesin tuaj dhe asnjëherë nuk e kam parë politikën si spektakël, por si shërbim. Sot, më shumë se kurrë, Gjilani ka nevojë për një kryetar që i dëgjon qytetarët, që e ndjen dhe i kupton hallet dhe shpresat e tyre, jo për një figurë televizive që shfaq më shumë makiazh sesa përkushtim. Jam këtu për t’ju shërbyer siç edhe kam bërë paraprakisht. E di mirë se…
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi prej 11-36 km/h. Temperaturat do të shënojne ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.
Hyseni: E gjithë lagjja “Dheu i Bardhë” është gati për fitoren e madhe që do ta shënojmë në Gjilan
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit ka thënë se e gjithë lagjja “Dheu i Bardhë” është gati për fitoren e madhe që do ta shënojmë në Gjilan. ”Me kandidatët tanë të listës fituese për Asamble, Shpresa Orana-Sejdiu e Blerim Haziri, bashkëbiseduam me banorët, të cilët me entuziazëm kujtuan punët që i kemi realizuar gjatë këtyre katër viteve qeverisje. U pajtuam BASHKË që të ecim përpara me projekte edhe më transformuese”, ka thënë Alban Hyseni.

