- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Kryetari Hyseni uron FC Drita për fitoren e parë historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
Pas arritjes së fitores së parë të kampionit të Kosovës në futboll, Klubit të Futbollit “Drita”, në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Kryetari Hyseni, tha se kjo ishte një fitore historike e djemve tanë në Ligën e Konferencës. “Drita jonë po ecën drejt rrugës për ëndrrën evropiane. Ju faleminderit që po na bëni krenarë”, tha kryetari Alban Hyseni. FC Drita, kampionia e Kosovës në futboll, ka përfunduar të enjten mbrëma ndeshjen me fitore kundër skuadrës Shelbourne 1:0, në kuadër të xhiros së tretë të kësaj gare.…
Brenda një jave janë shqiptuar afër 1mijë e 600 tiketa gjobitëse në trafikun rrugorr të rajonit të Gjilanit
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 31.10.2025 – 06.11.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëmbëdhjetë e tri (1593) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e pesë (55) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë…
Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Përlepnica është me Lëvizjen VETËVENDOSJE! Banorët e këtij fshati sonte u rreshtuan fuqishëm për fitoren e madhe të së dielës. Entuziazmi dhe energjia e jashtëzakonshme mbizotëroi sonte në këtë tubim, e bashkë do ta çojmë përpara fitoren tonë të përbashkët. Jemi BASHKË për Gjilanin tonë!
Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta
Atmosferë fantastike me njerëz të jashtëzakonshëm, Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit Sonte pata nderin të jem në oden e komandantit Shefket Musliu, në mesin e luftëtarëve të lirisë, ushtarëve të UÇK-së dhe UÇPMB-së, që mbeten simbol i krenarisë dhe dinjitetit tonë kombëtar. Nga zemra i falënderoj për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen e fuqishme që më dhanë për balotazhin e së dielës. Kjo përkrahje ka peshë të madhe për mua, sepse vjen nga njerëz që sakrifikuan gjithçka për këtë vend. Ju premtoj me sinqeritet se do të jemi bashkë, gjithmonë në punë, në zhvillim,…
Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Bashkë me banorët kemi bindje të fuqishme që të dielën do ta shënojmë fitoren e madhe. Fryma e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndihej gjithandej në këtë fshat, e u pajtuam që t’i vazhdojmë punët e mira dhe t’i çojmë përpara projektet e mëdha. BASHKË po e vulosim fitoren! Faleminderit nga zemra, Cërnicë.
Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, vizituam qendrën “Avedo”, një ndër qendrat më moderne të thirrjeve në Gjilan. Drejtuesit e kësaj qendre na treguan për mënyrën se si po zgjerojnë aktivitetin e tyre, duke krijuar mundësi të reja pune për shumë të rinj të Gjilanit, të cilët po tregojnë aftësi dhe profesionalizëm. Shembuj të tillë janë dëshmi fantastike se Gjilani ynë ka potencial, energji dhe rini inovative.
Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit Arbëri për shëndetësinë #113 #LDK
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 2 aktakuza ndaj 2 personave për vepra të ndryshme penale Aktakuzat e gritura nga kjo Prokurori janë: Një aktakuzë kundër një personi për vepër penale “Kanosje” dhe aktakuza tjetër kundër një personi për vepër penale, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’./Gjilani INFO/
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 173 aksidente trafiku nga policia e vendit për kundërvajtësit në trafik. Janë raportuar 68 aksidente trafiku, prej tyre 27 me të lënduar dhe 41 me dëme materiale. Ndërkaq, janë arrestuar 17 persona dhe 16 persona tjetë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Mbi shtatëdhjetë studentë, kanë mbajt praktik me pagesë në institucionet komunale të Gjilanit, duke përfituar përvojë gjatë tre muajve. Me rastin e përfundimit të praktikës, ata janë pritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai tha se mbi 70 studentë të shkëlqyer të Gjilanit tonë e gjallëruan komunën për tre muaj, përmes praktikës me pagesë që ndoqën në institucionin tonë. “Ishte kënaqësi e veçantë t’i takoj disa prej tyre dhe të dëgjoj nga afër përvojat e tyre gjatë kësaj periudhe si pjesë e administratës komunale”, tha Alban Hyseni. I pari i komunës, theksoi se: të rinjtë tanë janë…

