- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Është arrestuar një person në rrugën “Martirët e Gjilanit” të Gjilanit, pasi që janë bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të tij. “Gjatë kësaj bastisje njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar: 224.75 gramë substancë e cila dyshohet të jenë narkotikë e llojit marihuanë, një bimë të mbjellë kanabisativa dhe një qese me 190-fara të bimës narkotike kanabis me peshë 3.70 gram”, bëri me dije sot Policia. Njoftohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
Ka nisur rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të qytetit, për tu ndërtuar objekti i ri i administratës me rreth 9 mijë metra sipërfaqe. Kjo po bëhet në kuadër të projektit më të madh kapital në historinë e Gjilanit, Bulevardin e qytetit, me investim prej 18 milionë euro, gurthemeli i së cilit u vë me 2 shtator të këtij viti. Mandatin e dytë dhe që në ditën e parë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni e filloi me punimet në Bulevardin e qytetit. Kryetari Hyseni, tha se dita e parë e mandatit të dytë nis me projektin e Bulevardit…
Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me DHTN – Gjilan, me datë 10 nëntor 2025, ka zbatuar urdhërin verbal për kontroll të Prokurorit të shtetit, me ç’rast tek i dyshuari me inicialet E.R, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si: Qantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa, një bimë kanabis stativa e mbjellur në një gotë plastike, një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gram, dy qese me marihuanë me peshë…
Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
Në kuadër të orientimit për karrierë të nxënësve maturantë, në Gjimnazin “Natyror Xhavit Ahmeti” kanë qëndruar drejtues të Kolegjit AAB, dr. Shemsedin Vehapi, drejtor për zhvillim dhe promovim në Kolegjin AAB dhe dr. Arben Maliqi, ligjërues të cilët kanë takuar drejtorin e gjimnazit Bekim Mustafa dhe këshilltarin për karrierë, Enver Sadiku. Dr. Shemsedin Vehapi, ka theksuar se sivjet Kolegji AAB feston 25- vjetorin e themelimit, andaj ndër synimet e veta ka që të tërheq nxënësit më të mirë, me qëllim që ata me njohuritë që marrin të dalin sa më mirë në profesion. Siç ka theksuar dr. Vehapi, sivjet…
Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll
Në Universitetin Ibn Haldun në Stamboll të Turqisë, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare STEM-PD 2025, e cila bashkoi në një program unik Konferencën e 6-të Ndërkombëtare për Arsimin STEM dhe Konferencën e 6-të të Shkencës. Synimi i konferencës ishte tё krijoj një platformë të përbashkët shkëmbimi akademik mes studiuesve, akademikëve dhe profesionistëve të arsimit nga Evropa dhe më gjerë. Në mesin e tyre ishte edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përfaqësuar nga delegacioni i përbërë nga Prof. Dr. Xhevdet Thaqi Dekan i Fakultetit tё Shkencave Aplikative njëherësh drejtues i Qendrës sё Exelencёs Profesionale STEM, si dhe Valon Kllokoqi,…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot nga qytetarët e shumtë të cilët kishin ardhur enkas për të iu uruar atij fitoren në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje dhe atë pas publikimit të rezultateve preliminare. Me këtë rast kryetari Haliti pritet të marrë mandatin e tij 4-të qeverisës. Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe tha se fitorja nuk është vetëm e tij por e të gjithë qytetarëve vitias pa dallime partiake. “Sot nuk kam fituar unë por kanë fituar të gjithë qytetarët vitias dhe atë pa asnjë dallim politik. Do të vazhdoj të…
Punimet në përfundimin e shëtitores së qytetit po vazhdojnë nga qendra drejt lagjes Dardania dhe deri te rruga transit. Tanimë nga qendra deri tek çerdhja në Dardani, është funksionalizuar edhe ndriçimi në të dy anët, pas vendosjes edhe të ulëseve. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej./Gjilani INFO/
Për 24-orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e 238 gjoba në trafik, është bërë e ditur sot nga statistikat e përgjithshme të autoriteteve policore të vendit. Tutje njoftohet se janë regjistruar 56 aksidente trafiku, prej tyre 22 me të lënduar dhe 34 rastet tjera me dëme materiale. Ndërkaq, thuhet se janë arrestuar 16 persona, 11 janë dërguat në mbajtje dhe 3 përsona në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/
Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Banorët e këtij fshati na e konfirmuan përkrahjen e jashtëzakonshme në ditën e fundit të fushatës, duke na treguar se janë me zemër me qeverisjen tonë të mirë. Nesër mbrëma do të festojmë BASHKË për Gjilanin tonë! “Rruga e Prishtinës”
Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit Të dashur qytetarë, Bashkë me partnerët politik, patëm një takim të jashtëzakonshëm me qytetarët tanë të dashur të Gjilanit. Një mbrëmje plot entuziazëm, besim e dashni për qytetin tonë, që po e përmbyll një rrugëtim të gjatë, të ndershëm e plot sakrificë. Nga zemra i falënderoj strukturat e subjekteve politike, aktivistët, veprimtarët dhe secilin qytetar që ka qenë krah nesh në këtë betejë të drejtë për Gjilanin. Falë jush, sot fryma e fitores ndihet në çdo lagje, në çdo fshat e në çdo shtëpi të qytetit tonë. Tash…

