Author: admin

Po vazhdojnë punimet në Stadiumin e Gjilanit, të cilat kanë nisur me 23 maj të këtij viti. E për të parë nga afër ecurinë e tyre për vizitë ishte kryetari i komunës, i cili edhe ka realizuar vetë disa fotografi, duke shkruar: Përshëndetje nga Stadiumi i Qytetit. Vlera e këtij projekti është afër 12.8 milionë euro, derisa stadiumi, do të ketë kapacitet prej 8750 ulëse, derisa punimet pritet të kryhen brenda dy vjetësh. /GJILANI INFO/

Read More

Raporti i performancës komunale për Komunën e Gjilanit, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pasqyron rezultatet e arritura të punës në disa fusha, si në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe mënyrën e qeverisjes duke u renditur e para në disa fusha dhe indikatorë. Raporti nga Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Performancës Komunale, përfshinë dokumentet referuese të të dhënave të raportuara. Në bazë të vlerësimit Komuna e Gjilanit, ka treguar performancë të kënaqshme në disa nga fushat kryesore. Duke nisur nga infrastruktura rrugore ku jemi renditur të parët me 100 pikë. Po ashtu edhe në fushën e hapësirave publike…

Read More

Aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë si në vijim: -Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ”. -Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. -Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. -Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave…

Read More

Janë hapur veprimtaritë letrare të edicionit të 16 të manifestimit tradicional kulturor, i njohur tashmë si “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që realizohet nga Asociacioni alternative i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe Biblioteka e qytetit, “Fan S. Noli”. Gjatë këtyre javëve të manifestimit letrar do ketë një laramani mjaft të pasur të veprimtarive letrare që do të zhvillohen të shtunave. Në hapje të manifestimit u prezantuan veprat e reja poetike të vitit 2025 të krijuesve nga Anamorava. Po ashtu u bë paraqitja e veprave të reja në prozë dhe kritikë letrare gjatë vitit…

Read More

Statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit nga Policia e vendit tonë, bëjnë me dije 62 aksidente trafiku, 22 raste me të lënduar dhe 36 me dëme materiale. Ndërkaq, për të njëjtën periudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 209 gjobitje, 17 arrestime dhe 12 paraburgosje./GJILANI INFO/

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe në intervale të shkurta me diell. Në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-36 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton GJILANI INFO. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

Read More

Komuna e Kamenicës, përmes Zyrës për Barazi Gjinore dhe në bashkëpunim me Koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, ka organizuar një punëtori ndërgjegjësuese me temën: “Format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore, me mbështetjen e projektit “Gender Equality Facility”, i financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UN Women, dhe mbajtur në hapësirat e Cacttus Education. Punëtoria është udhëhequr nga trajnerja e UN Women, Mirjeta Nagavci, e cila përmes diskutimeve, ushtrimeve praktike dhe reflektimeve, ka trajtuar format…

Read More

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses projekti i tezgave për tregjet mobile. Ajo ka thënë se tezgat tashmë janë dorëzuar në komunë dhe do të jenë në shërbim të shitësve ambulantë dhe bujqve lokalë, duke u mundësuar atyre të shesin prodhimet vendore në mënyrë të organizuar dhe dinjitoze. “Ky projekt synon mbështetjen e ekonomisë lokale dhe promovimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte më të mira për shitjen e produkteve bujqësore”, ka thënë ajo. Ndër të tjera ju njoftojmë se Drejtoria do të kujdeset…

Read More

Panairi Studentor 2025 u mbajt në Prishtinë, duke sjellë bashkë studentë, universitete dhe përfaqësues të sektorit privat në një ngjarje që promovoi inovacionin, kreativitetin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Ngjarja u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me universitetet e vendit dhe Komunën e Prishtinës, me qëllim krijimin e një platforme ku studentët patën mundësinë të prezantojnë projektet, idetë dhe arritjet e tyre akademike përpara përfaqësuesve të bizneseve dhe institucioneve. Në këtë panair morën pjesë edhe stafi dhe studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilët u dalluan me prezantimin e projekteve të tyre inovative, që reflektojnë kreativitetin, aftësitë teknologjike…

Read More

Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), punimet restauruese në ish objektin e Teknikës Popullore në Gjilan janë drejt përfundimit. “Ky monument me vlera historike, arsimore e kulturore, i ndërtuar rreth viteve 1934–1935, ka qenë ndërtesë e institucioneve shtetërore dhe hapësirë e aktiviteteve kulturore të qytetit, ku në vitin 1971 nisi transmetimin edhe Radio Gjilani”, thuhet në njofitmi ne MKRS-së./GJILANI INFO/

Read More