- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Është arrestuar një person në Kamenicë, për shkakun, siç thuhet nga Policia, se i njëjti dyshohet se ka kryer dhunë në famijle. “Personat që përjetuar dhunën kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./GJILANI INFO/
Ndalohet një person në Gjilan për veprën penale rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i përgjithshëm, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e trafikut në Gjilan, pas marrjes së informatës lidhur me një aksident trafiku, ku i përfshirë ka qenë i dyshuari me inicialet E.B i cili duke vozitur veturën BMW me targa 06-530-GS në aksin rrugor ‘’Adem Jashari’’, në qendër të qytetit me të arritur tek semaforët, i njëjti në udhëkryq humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe kalon jashtë rrugës në anën e djathtë duke goditur një pemë dekorative dhe më pas edhe një këmbësor dhe përfundon në oborrin e ish shtëpisë së mallrave…
Kosova ka marrë një fitore të madhe në Goteborg ndaj Suedisë, teksa kanë mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1. Suedia e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në disa raste portën e Kosovës me disa rivënie këndore. Megjithatë portieri ynë Arijanet Muric ishte në vend si gjithmonë duke bërë pritje fantastike. Ishte minuta e 32-të e ndeshjes kur Kosova kaloi në epërsi pas një aksioni shumë të mirë. Vedat Muriqi pasoi te Veldin Hoxha, derisa ky i fundit te Fisnik Asllani që realizoi nga afërsia për 0-1. Dardanët kishin edhe një tjetër rast të artë për ta dyfishuar epërsinë,…
Sot, më 13.11.2025, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi një event me rastin e pensionimit të Ilmi Krasniqit personalitetit të rëndësishëm të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, i cili ka ushtruar funksione dhe detyra të rëndësishme administrative në Bashkësinë Islame të Kosovës, e në veçanti në Këshillin e Bashkësisë Islame. Këtë event e udhëhoqi kryeimami i KBI në Gjilan, Iljaz Mustafa, i cili përshëndeti të pranishmit, duke filluar nga Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Ef Tërnava, kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef Aliu, drejtori i Medresesë “Alaudin”, Fadil Hasani, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe…
Persona të panjohur kanë vjedhur arkën me mjete financiare të një xhamie në Germovë të Vitisë, ka njoftuar Policia. Bëhet e ditur se shuma e parave, ishte grumbulluar nga ndihmat humanitare./GJILANI INFO/
Njoftim Mortor – ka ndërruar jetë Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e QKMF-së Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Gjilan QKMF Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan me dhimbje të thellë njofton ndarjen nga jeta të znj. Lutfije Ilijazi, ish-Kryeinfermiere e këtij institucioni, e cila për më shumë se 43 vite i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri të madhe qytetarëve të komunës sonë. Znj. Ilijazi ishte figurë e respektuar e infermierisë gjilanase, e njohur për humanizmin, urtësinë dhe përkushtimin e pashoq ndaj pacientëve dhe kolegëve. Me punën e saj të ndershme dhe sjelljen shembullore, ajo la gjurmë të pashlyeshme në…
Po konfirmohet fuqia e përkrahjes qytetare dhe lidhja jonë e përbashkët për Gjilanin e ri /Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/ Çfarë ndjenje e mirë është të vizitojmë familjet e çmuara gjilanase në çdo cep të qytetit tonë, për të konfirmuar fuqinë e përkrahjes qytetare dhe lidhjen tonë të përbashkët për Gjilanin e ri. Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen Hajrullahu, ku na mirëpriti me shumë ngrohtësi z. Njazi Hajrullahu, djali i të ndjerit Gani Hajrullahu. Me respekt të thellë kujtojmë veprën dhe kontributin e Ganiut, i cili mbetet frymëzim për të gjithë ata që…
/Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/ Lagjja Dheu i Bardhë mbylli ciklin e tubimeve me qytetarë dhe vulosi përfundimisht fitoren e madhe, pa balotazh! Për javë të tëra takuam qytetarë që na pritën me respekt, entuziazëm dhe krenari për punën e mirë që e kemi bërë bashkë përgjatë qeverisjes. Përkrahja e gjilanasve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dëshmia më e fortë se kemi qeverisur ndershëm, me drejtësi dhe me zemër për qytetin tonë. Nesër, me të parën, po vulosim fitoren e madhe!
Ne po ndërtojmë një ekip fitues dhe një Gjilan të më të fortë e më të zhvilluar për të gjithë qytetarët!
Ne po ndërtojmë një ekip fitues dhe një Gjilan të më të fortë e më të zhvilluar për të gjithë qytetarët! /Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/ Ndjenjë e veçantë të takohem me familjarët e Bejtullah Kqikut Kandidati ynë në listën fituese është me numër 17, një djalë i përkushtuar, me vizion dhe vullnet të madh për të kontribuar për Gjilanin tonë të dashur. Takimi me familjarët e tij ishte i hapur dhe i ngrohtë, e ndjeva mbështetjen e tyre të pakursyer për Bejtullahun dhe për të gjithë ekipin tonë. Ky takim më bëri…
Hyseni vazhdon me vizitat në bisnese të ndryshme /Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/ Bashkë me kandidaten për asamble Leonora Morina Bunjaku vizituam kompaninë FLORA Rehau. FLORA Rehau është një kompani shumë e suksesshme në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve prej PVC dhe alumini. Një pjesë e madhe e prodhimit të tyre shkon për eksport, duke e bërë këtë biznes një shembull të mirë të punës cilësore dhe përkushtimit vendor.

