- Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale
- Policia ka arrestuar një person në Gjilan për posedim të substances narkotike dhe kanosje
- Arrestohet për rrezikim të trafikut publik një person në Gjilan
- Arrestohet për dhunë në familje një person në Kamenicë
- Ndalohet një person në Gjilan për veprën penale rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme
- Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon
- Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
Author: admin
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës. Gjilani në ‘Zahir Pajaziti’ mundi Llapin, me rezultat 2-4. Në këtë duel shkëlqeu Blerim Krasniqi me tre gola (‘3,’82,’88), kurse për vendasit shënoi Neto (’78,’89). Kurse pa gola është mbyllur dueli mes Dritës dhe Dukagjinit./Gjilani Info/
Në ”Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve”- Handikos të Gjilanit është mbajtur kuvendi i dytë zgjedhor. Në mbledhje kanë marrë pjesë 49 anëtarë të Handikos-it, kurse janë zgjodhur organet e reja udhëheqëse të Organizatës: kryetari i kuvendit, kryetarin i bordit, anëtarët e bordit si dhe drejtori ekzekutiv i shoqatës Handikos. Në kuvend kanë marrë pjesë edhe mysafirë të ftuar, bashkëpunëtorë të jashtëm të Handikos-it, E vlen të përmendën ne veçanti, Bujar Kadriu kryetar i rrjetit të OJQ-ve të Republikës së Kosovës dhe Fatmir Latifaj, president i Klubit Rotarian “Gjilani”. Përndryshe, kryetar i kuvendit është zgjedhur: Sejdulla Kadriu Kryetar…
Organizata “Cure2Children” të mërkurën me aktivitet për të ndihmuar fëmijët me leukemi, fton gjilanasit vullnetmirë për përkrahje
Organizata Joqeveritare “Cure2Children”, ka kërkuar përkrahje për aktivitetet e planifikuar në ndihme të fëmijëve me leukemi. Aktiviteti i cili do të bëhet nga shkollat fillore Selami Hallaqi, Musa Zajmi, do të jetë te sheshi i qytetit dhe para teatrit në Gjilan me datë 11.05.2022. Aktivitetet e planifikuara janë: 1. Përgatitja e ushqimit tradicional dhe shitja e tyre nga nxënësit e Shkollave Fillore me qëllim që mjetet e grumbulluara të shkojnë në fondin për fëmijët e sëmurë nga leukimia dhe do jenë të destinuara për t’iu vinë në ndihmë të tyre (terapi, transport, mirëmbajtje, asistencë sociale mujore për familjet e…
Daut Dauti Rasti i agresionit rus ndaj Ukrainës nuk ka ngjashmëri me rastin eventual të sulmit të Serbisë ndaj Kosovës. Ngjashmëria është pothuaj e plotë sikur Shqipëria ta sulmonte Kosovën, të themi pas 70 viteve nga sot. Gjatë këtyre viteve Kosova do të largohej nga ideja e shqiptarizmit dhe në këtë vend do të themelohej kosovarizmi si një nacionalizëm i ri së bashku me shtetin. Të shtojmë, për hir të argumentit, se kosovarizmin nuk do ta pranonin një numër i kosovarëve të cilët dëshirojnë të mbesin shqiptarë dhe këta do t’i mbronte Shqipëria. Pra, do të krijohej një komb…
Pasioni për futbollin është mjaft i madh në familjen e tyre. I pari që tentoi të bëhej futbollist ishte Igli, vëllai i tij, pjesë e Laçit deri me skuadrën e të rinjve. Gjithsesi ëndrrën e tij e ka realizuar vëllai i tij, Indrit Tuci. Sulmuesi, i cili në shtator ka bërë 21 vjeç, ka spikatur në Kroaci me Lokomotiv Zagreb dhe ia doli të fitonte një vend edhe te Shqipëria U21. Trajneri Alban Bushi e njihte mirë, pasi e kishte stërvitur tek Akademia e Futbollit, nga edhe u zbulua nga kroatët. Tuci ka folur në rubrikën “Talenti shqiptar” në…
NGA ISAK AHMETI (Isak Ahmeti: “Uratë zbulimi”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë 1976) Isak Ahmeti që nga botimi i vëllimit të parë me poezi, “Gallatea” (1972), ka hy në botën e artit letrar me veçantinë e mënyrës vetanake të përsiatjeve dhe perceprimeve të ideve artistike, që i karakterion doza e theksuar eksperimentuese, që autori e realizon në kërkim të një diskursi të ri poetik, ndryshe, madje shumë ndryshe nga trendi i poezisë së kohës kur shfaqet ky autor. Ky synim, në fakt është tendenca këmbëngulëse krijuese e poetit Isak Ahmeti, i cili pikëpamjet e tij poetike i domonstron qartë që në…
Shënohet rritje rekord prej 229,79% në numrin e ardhjeve të mërgimtarve Pas përfundimit të pandemisë, lirimin e masave brenda vendit dhe jashtë, ka ndikuar që shumë udhëtarë, me theks të veçantë mërgimtarë, të shkojnë në vendlindje, shkruan albinfo.ch. Periudha janar – prill ka shënuar rekord të ardhjeve, krahasuar me vitin 2021. Në këtë periudhë është një rritje rekord, prej 229,79% në numër udhëtarësh vetëm në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan albinfo.ch. Nga ana tjetër, edhe fluturimet u dyfishuan, nga 740 fluturime sa ishin gjatë periudhës janar – prill 2021, tani janë 1,960 fluturime, ose 164,86% më shumë në…
Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Safet Rexhepi, udhëheqës komunal, në krye me zv.kryetarin e komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i kuvendit komunal Bekim Azizi, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të OVL- UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, familjarë dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe në varrin e këtij dëshmori, në varrezat e dëshmorëve në Viti. Homazhe ka bërë edhe një delegacion i shkollës nga fshati Zhiti, e cila shkollë mbanë emrin e dëshmorit, Safet Rexhepi./Gjilani Info/
Një person është gjetur i shtrirë në një market të premten rreth orës 15:32 në Qagllavicë, të Prishtinës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkaq, siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi…
Eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl theksoi sot se Serbia duhet të njoh shtetin e Kosovës pa vonesa të mëtejme. Mandl në një postim në Twitter shkruan se kurrë nuk e ka ditur se ka alternativë tjetër për evropianët, në këtë rast Serbinë pos rrugës drejt BE-së. Sipas tij, është mirë që tash presidenti i Serbisë kujtohet, por sipas tij hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” është njohje e shtetit të Kosovës, pa vonesa të mëtejme. “Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast, Serbinë) në…
