Author: admin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët, ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka njoftuar për punën e deritanishme, rezultatet, sfidat, problemet dhe projektet e të ardhmes. Kryetari Hyseni e ka falënderuar kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e ofruar për Gjilanin. “Ajo që është me e rëndësishmja është që projektet zhvillimore të cilat i kemi dizajnuar dhe premtuar në kohë fushate, i kemi prezantuar para kryeministrit edhe për arritjet e deritanishme. Unë besoj e shpresoj që sikur deri më tani, edhe në të ardhmen do ta kemi mbështetjen…

Read More

Në vazhdën e punimeve që po bëhen në rregullimin e rrugëve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka inspektuar punimet tek rruga e varrezave në Sadovinë të Muhaxherëve e cila është duke u shtruar me zhavorr. Ky projekt është mirëpritur nga banorët e këtushëm, me që ishte konsideruar edhe si shumë e nevojshme, pasi rruga aktuale ishte vështirë e kalueshme. Kryetari Haliti, gjithashtu ka vizituar edhe punimet në rregullimin e tribunave sportive në Sadovinë të Jerlive./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Kamenicës është furnizuar me pajisje mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë, Organizata AQH, si dhe Organizata UNICEF. Këto pajisje janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë. Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar QKMF-në me këto pajisje mjekësore: Stetoskope (Ndëgjuese); Tensiometra (aparat për matjen e shtypjes së gjakut); Inhalator; Çekana neurologjik; Llampa për ekzaminimin e fytit; Peshore për të rritur dhe fëmijë; Termometra; Pulsoksimetra; Otoskope; Sete komplet për kirurgji të vogël. AQH ka furnizuar QKMF-në me këto pajisje mejkësore (në vlerë 20,000 euro): EKG; Autoklav; Inhalator; Defibrilator (në ardhje e sipër); Pajisje jo-mjekësore si Kondicioner (Klima)…

Read More

Është shënuar sot dita e shkollës “Hasan Ali Remniku” në Remnik, ku përfaqësues të Institucioneve komunale, bënë homazhe tek busti i heroit, emrin e së cilit e mban kjo shkollë. Të pranishëm në këtë përvjetor, pos kryetarit të komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor, edhe personeli arsimor, nxënësit dhe përfaqësues të Institucioneve të tjera./GJILANI INFO/

Read More

Në Gjilan është vënë sot gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë familjare për lagjen Arbëria, ku pos kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, si nikoqir i këtij aktiviteti, ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri si dhe Esam Dabab, drejtor gjeneral i organizatës Qatar Charity, që është donator i këtij projekti. Kryeministri Kurti tha se është kënaqësi për të që sot ndodhet në Gjilan me rastin e përurimit ë gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria, një lagje e cila moti ka pasur nevojë për këtë qendër, për shëndetin publik, për…

Read More

Hasan Mujaj Mendimi i filozofit amerikan i Shkollës pragmatike të Çikagos – Xh. Pirsi, ndër të tjera, shkroi:  “Në politikë e në diplomaci me njëqind fjalë nuk mund të thuhet çka thuhet me një fjalë.” Edukimi etik duhet të jetë pjesë përbërëse dhe tejet e rëndësishme e personalitetit të individit. Ai është i hershëm. Shumë i hershëm. Që nga retorika antike. Dhe në vijimësi gjatë historisë. Mori shtrirje të gjerë zhvillimi. U shtri në të gjitha fushat e veprimtarisë. U fut edhe në programet shkollore të kohës. Mësohet edhe sot në shkollat e shteteve të zhvilluara dhe me arsim kualitativ. Mendimi…

Read More

Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj nga sot është anëtar i ri i Kombëtares së Kosovës. Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, deri më tash ka qenë pjesë e ekipit kombëtar gjerman U18, por tani e tutje ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e vendlindjes së prindërve, ka bërë të ditur FFK. Dritan Maqkaj, sot, është takuar me presidentin Agim Ademi dhe drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahiti, duke vendosur që nga tash e tutje kontributin e tij ta japë në fanellën e Kombëtares së Kosovës. Maqkaj, i cili luan si anësor i majtë në ekipin U19…

Read More

“Nuk jam njeri, jam dinamit”. Ishte viti 1888 dhe Fridrih Niçe (Friedrich Nietzsche) vetëquhej kështu në librin e tij “Ecce homo”. Dhe, nuk gabohej: mendimi i tij ishte praktikisht shpërthyes. Një vit pas botimit të veprës së tij lindi Hitleri, i cili ishte adhurues i madh i filozofit dhe që duke manipuluar disa prej ideve të tij, ndërtoi ideologjinë e Rajhut të Tretë. Por, jo vetëm kaq: edhe shkrimtarë dhe muzikantë pa kurrfarë simpatie për nazizmin u magjepsën prej librave të filozofit gjerman. Një provë është fakti që shumë konsiderata të tijat janë aktuale edhe sot. Ndoshta edhe më…

Read More

Tre-vjeçarja Emmy po dremiste pranë shoqes në një çerdhe në Tajlandën veriore kur një burrë i armatosur me thikë dhe armë u fut në godinë. Klasa me 11 fëmijë, të gjithë rreth tre vjeç, më parë kishte qenë e zënë me vizatim dhe shkrim. Rreth orës 10:00 me orën lokale, mësuesit dërguan përditësime fotografish për të gjithë prindërit e fëmijëve të buzëqeshur dhe të lumtur. Dy orë më vonë, në kohën e gjumit, ish-oficeri i policisë Panya Kamrab hyri në ndërtesë. Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, duke përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënë,…

Read More

Në vetëm katër vite numri familjeve në vend është pakësuar me mbi 7 mijë. Nga mbi 772 mijë në 2018-n sipas INSTAT, numri i familjeve vitin e shkuar u rrudh në 765 mijë e 551. Megjithëse ende nuk ka një raport të qartë në shifra mes planifikimit familjar, varfërisë së familjeve dhe ndikimit në shoqëri, ekspertët thonë se në Shqipëri ka nevojë urgjente për një strategji të re të planifikimit familjar. Ekspertët e fushës sociologjike sugjerojnë se qeveria duhet ta ketë përparësi angazhimin më gjithëpërfshirës në aspektin e planifikimit familjar, për të shmangur problemet social-ekonomike të popullsisë.

Read More