- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Ka nisur sot viti i ri akademik në Shqipëri, ku në disa universitete është parashikuar të protestohet për të paktën dy orë, ndërsa në të tjera mësimi do të vijojë normalisht. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve paralajmëroi dy ditë më parë se do të përshkallëzojë protestat, për shkak se nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të saj. Protesta do të mbahet për dy orë, nga ora 10:00 deri në mesditë. Sindikata ka refuzuar propozimin e qeverisë për rritjen me 15 për qind të pagave, 7 për qind të përballuar nga qeveria dhe 8 për qind nga buxheti…
Elbenita Kajtazi performojë në shtëpinë operistike të Cyrihut Paraqitjen në teatrin zviceran, Elbenita e quannjë nga eksperiencat më të mira të karrierës së saj, shkruan albinfo.ch. Soprano me famë botërore, Elbenita Kajtazi, mori një rol nga shtëpia operistike e Cyrihut për një shfaqje. Ajo debutojë në këtë teatër prestigjioz, me rolin e Konteshës, nga opera Dasma e Figaros nga Mozart, shkruan tutje albinfo.ch. “Akoma nuk mund ta përpunoj faktin që isha duke pirë caffe në Prishtinë me shoqen time @nitalatifii dhe duhej vetëm t’i jepja një përqafim dhe të vrapoja deri në aeroport për të fluturuar në Zürich…
“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, mbrëmjen e kësaj të diele kanë trajtuar një problem shumë shqetësues mbi atë se çfarë po ndodh me shqiptarët e Kosovës në Luginën e Preshevës, Medvegje dhe Bujanoc. Qytetarët shqiptarë të Komunave të Preshevës, Bujanoicit dhe Medvegjes ankohen se pala serbe po përdor një strategji për të larguar shqiptarët nga Lugina e Preshevës, përmes mosregjistrimit. Sipas deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, serbët nuk regjistrojnë popullsinë shqiptare, me qëllim që t’i nxjerrin ata pakicë, por edhe për të braktisur shtëpitë e tyre. Ata kërkojnë ndihmën e…
Emërimi i Emmanuel Bonnes dhe Jens Plötnerit, këshilltarë të Emmanuel Macronit dhe Olaf Scholzit, si të dërguar të Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi, duket se i ka dhënë një shtytje zgjidhjes së çështjes mes dy vendeve. Tani në tavolinën e diskutimeve në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me shumë gjasë do të jetë edhe ky dokument për shqyrtim. Komentatori serb i politikës së jashtme Boshko Jakshiq thotë për mediumin serb “Nova” se propozimi i lartpërmendur duhet të shqyrtohet seriozisht, por shton se pyetja është se sa vërtetë populli është i informuar për…
Në Komoran, në vendin e quajtur “Kroi i Mbretit”, një këmbësore humbi jetën pasi u godit nga vetura, të shtunën pasdite. Rastet tragjike si ky, tashmë sipas banorëve në këtë anë janë bërë të shpeshta. Ata kanë treguar për rastin teksa kanë shprehur shqetësim për numrin e aksidenteve në magjistralen Prishtinë-Pejë. “Rasti ka qene një grua e cila kishte qene mysafir. Ka ndodh diku rreth orës 16:00. Ne këtë ane ndodhin shume aksidente”, thotë Hajriz Obria, banor në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Qytetarët kanë kërkuar kujdes më këtë rast si nga këmbësorët e po ashtu edhe nga…
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan ka shpërndarë mbi 140 ton farë gruri, kurse kësaj here kanë përfituar 734 fermerë. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se buxheti për bujqësinë në vitin e ardhshëm është 100 për qind më i madh krahasuar me këtë vit. “Vëmendjen po e kthejmë edhe kah bujqësia”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Është vënë sot guthemeli i çerdhes së re në fshatin Dobërçan, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputetë, këshilltarë komunalë e përfaqësues të shkollës “Nazim Hikmet”. Kreu i Komunës, Alban Hyseni, pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci për prezencën dhe mbështetjen, tha me këtë rast se arsimi parafillor dhe edukimi i hershëm është themeli i shoqërisë. “Kjo është mundësia e Dobërçanit, familjeve, nënave e fëmijëve, atyre që janë e atyre që do të vijnë më pas. Ky projekt është kërkesë që buron nga nevojat e banorëve…
Arrestohet 36-vjeçari në Gjilan, ia mori paratë një personi dhe nuk ia çoi veturën sipas marrëveshjes
Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet për veprën penale mashtrimi. Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet A.B., 36-vjeçar kishte vënë në lajthitje një person pasi ia marrë një shumë të konsiderueshme të parave dhe nuk e kishte realizuar marrëveshjen e sjelljes së veturës. “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan dhe Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Mitrovicë falë një punë mirë të organizuar operacionale kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar A.B. (1986) i cili ishte nën kërkim policor nga…
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Kadri Zeka” i bashkohet ekipit të Komunës së Gjilanit për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim dekanin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Xhevat Sopi, ku janë dakorduar që profesorë nga ky fakultet t’i bashkohen ekipit për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Gjilanit. Në këtë takim u dakorduan, gjithashtu, se bashkëpunimi do të nisë edhe me angazhimin e studentëve të Fakultetit Ekonomik në mbajtjen e praktikave profesionale në dikasteret e fushës ekonomike të administratës komunale. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe dekani Sopi kanë shprehur gatishmërinë që në të ardhmen të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin në…
Kryetari Hyseni: Hanumshahe Abdullahu-Zymberi personifikon më së miri gruan, nënën dhe luftëtaren heroinë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla e nënkryetaren, Leonora Morina Bunjaku, në 60-vjetorin e lindjes së dëshmores Hanumshahe Abdullahu-Zymberi, mes miqësh, familjarësh e bashkëveprimtarësh, përmes akademisë përkujtimore kanë shpalosur kujtime për veprimtarinë e saj. Kryetari Hyseni ka thënë se Hanumshahja personifikon më së miri gruan, nënën dhe luftëtaren heroinë të paraluftës së fundit në Kosovë. “Kontributi i saj i çmuar nis me zellin e nxënëses së mirë për të vazhduar me ilegalen në kohë të studimeve, angazhimin si mësimdhënëse dhe drejtoreshë. Tek Nushja i gjejmë të gjitha bashkë, intelektualen dhe…

