Author: admin

Universiteti Shtetëror i Floridas (FSU)  ka shkruar sot për këngëtaren Adelina Emini, e cila është duke studiuar në këtë universitet në studime për post doktoraturë  në fushën ekonomike të marketingut. “Nga Kosova në Universitetin Shtetëror të Floridës! Takohuni me kandidaten për Ph.D Adelina Emini nga Universiteti i Prishtinës! Ajo është në fazën finale të tezës së saj për Ph.D në marketing. Adelina ka për mentor Dr. Ruby Lee, teksa ka shkëmbyer me ne përvojën e saj të punës dhe ka folur më shumë për vendin e saj me studentët”, shkruan fillimisht në këtë postim të Universitetit të Floridas. Tutje, ata…

Read More

Policia gjatë ditë së djeshme ka arrestuar të dyshuarin V.L, 25 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditë ditësh. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Read More

Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane të Kosovës, ka thënë që më 13 tetor mund të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës. Ahmetaj ka thënë ky është një momenti ri edhe brenda Bashkimit Evropian dhe si rrjedhojë sipas saj, presim që edhe Kosova ta përjetojë liberalizimin e vizave “gjë që e ka merituar edhe më herët”. “Më 13 tetor në Luksemburg, ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen për një takim informal ku temë e ditës do të jetë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ahmetaj…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka kanë vizituar objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shndërrohet në inkubator biznesi. Ky projekt po bëhet me bashkëfinancim të komunës dhe të ministrisë në fjalë. Kryetari Haliti falënderoj Ministrin Damka për bashkëfinancimin e këtij projekti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës. “ Në emër të institucioneve komunale, në emër të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, ka pritur një delegacionin nga Partia Social Demokrate në Zvicër, në krye me kryetarin e PSD-së në Berneroberland, Dr. Hans Peter Berger, historianin Prof. Roland Müler dhe zonjën Ursula Martin, deputete nga Berni. Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se ka prezantuar projektet e Komunës, për të cilat ka marrë mbështetje. “Para tyre prezantova projektet në proces të Komunës së Gjilanit dhe ato të reja, për të cilat u shprehën të gatshëm për mbështetje dhe bashkëpunim të mirëfilltë. Kontributi dhe angazhimi i tyre i madh për vendin tonë, reflektoi edhe në…

Read More

Një 22-vjeçar bullgar dhe një shqiptar 42-vjeçar u arrestuan gjatë një operacioni në Athinë, si anëtarë të një bande që kryente në mënyrë sistematike grabitje të armatosura në degët e bankave dhe dyqane lojërash fati, në zona të ndryshme të Atikës. Sipas policisë, të pandehurit kishin krijuar një organizatë kriminale që prej shtatorit të vitit 2021, që kryente grabitjet të armatosura. Sa i përket mënyrës së kryerjes së tyre, policia shpjegon se një anëtar hyri me forcë në ambientet e ngjarjes me tiparet e fytyrës të fshehura nga një kapele apo paruke, syze dielli dhe një maskë kirurgjikale. Menjëherë…

Read More

Po bëhet një muaj që kur sektori publik hyri në grevë. Por duket se kjo nuk do të jetë greva e vetme. Edhe sindikata e sektorit privat dhe Sindikata e KEK-ut lanë të hapur mundësinë që të përfshihen në grevë. Kërkesat e Sindikatës së sektorit privat janë ngritja e pagës minimale në 350 euro dhe sigurimi shëndetësor për secilin punëtor. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat kanë qenë vazhdimisht të diskriminuar. “Ngritja e pagës vazhdon të jetë një nga kërkesat kyçe edhe e Sindikatës së KEK-ut. Por, përpos kësaj ata kërkojnë edhe të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë, kanë mirëpritur në një takim vëllazëror kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafi, nënkryetarin e komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit, Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit, Sali Salihi, me të cilët kanë  diskutuar për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor. Ata kanë bashkërenduar aktivitetet dhe format e ndihmës dhe kontributit që mundet të i jepi Komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të pritet me përgatitjet finale organizative dhe…

Read More

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, mbajti Konventën Programore, të cilën e shpalli të hapur nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i degës i kësaj komune, Lutfi Haziri, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë. Në fjalën e tij, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit. Ai tha se edhe përkundër faktit që në Gjilan janë në opozitë, në mënyrë të vazhdueshme po ofrojnë këshilla dhe sugjerime, mirëpo ato nuk po dëgjohen nga pushteti i sotëm në Gjilan, për të cilin tha se…

Read More

Ekipe përfaqësuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë stërvitur së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në Facebook: “Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar ‘Cambrian Patrol 2022’. Së bashku gjithmonë më të fortë…

Read More