Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
Lajme Lokale

Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

adminBy adminOctober 13, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot, më 13.11.2025, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi një event me rastin e pensionimit të Ilmi Krasniqit personalitetit të rëndësishëm të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, i cili ka ushtruar funksione dhe detyra të rëndësishme administrative në Bashkësinë Islame të Kosovës, e në veçanti në Këshillin e Bashkësisë Islame.

Këtë event e udhëhoqi kryeimami i KBI në Gjilan, Iljaz Mustafa, i cili përshëndeti të pranishmit, duke filluar nga Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Ef Tërnava, kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef Aliu, drejtori i Medresesë “Alaudin”, Fadil Hasani, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri Bajgora, sekretari i BIK, Ahmet Sadriu, imamët e xhamive të qytetit të Gjilanit, si dhe mysafirë të tjerë.

Naim ef Aliu foli për biografinë e Ilmi Krasniqit, ku ndër të tjera tha:

“Ilmi Bajram Krasniqi u lind më 13 tetor 1960, në një familje të njohur për ruajtjen e traditave, vlerave morale dhe respektin e thellë për dijen. Qysh në fëmijëri, ai shfaqi një përkushtim të veçantë ndaj mësimeve dhe një dëshirë të madhe për të thelluar dituritë fetare, gjë që do ta përcaktonte edhe rrugëtimin e tij jetësor”.

Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Selami Hallaqi”, ndërsa arsimin e mesëm e vazhdoi në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ku u formua në aspektin fetar dhe arsimor. Me ambicie dhe pasion për dijen, ai vazhdoi studimet e larta në Universitetin “Al-Mustansiriyah” në Bagdad, ku u diplomua në Degën e Gjuhës Arabe. Aty fitoi njohuri të thella në gjuhën, letërsinë dhe kulturën arabe, të cilat do t’i përdorte gjatë gjithë karrierës së tij.

Në vitin 1989, nisi punën në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan si mësues për mësimbesim, detyrë që e ushtroi me përkushtim për 23 vite. Përmes mësimdhënies, ai formoi gjenerata të tëra nxënësish, duke u bërë për ta jo vetëm mësues, por edhe udhërrëfyes shpirtëror.

Kontributi i tij shtrihet edhe jashtë Kosovës. Në vitin 1992, shërbeu në Shkodër si mësimdhënës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe imam në Xhaminë e Plumbit, njëkohësisht duke kontribuar në Tiranë në kuadër të misionit fetar dhe si përkthyes nga arabishtja në shqip. Ky rol i tij ndihmoi në forcimin e lidhjeve kulturore e fetare mes vendeve shqiptare dhe botës islame.

Nga viti 1994 deri më 1998, u angazhua si koordinator i Medresesë “Alauddin” – dega në Gjilan. Me vizionin e tij organizativ dhe përkushtimin ndaj cilësisë së arsimit, ngriti standardet e mësimdhënies dhe përgatiti breza të rinj me bazë solide fetare, kombëtare e morale.

Në nivel institucional, për një mandat e gjysmë (2006–2012), ishte kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke dhënë një kontribut të veçantë në organizimin e aktiviteteve fetare, kulturore dhe kombëtare. Ndërsa detyrën e arkëtarit e ka ushtruar nga viti 2012 e deri në ditën e sotme.

Në nivel kombëtar, për dy mandate të plota (2013–2023), Ilmi Krasniqi ishte anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ku luajti një rol të rëndësishëm në vendimmarrje dhe në forcimin e jetës fetare në mbarë vendin. Jeta dhe vepra e tij përfaqësojnë një shembull të përkushtimit ndaj dijes, fesë, atdheut dhe kombit”.

Ahmet Sadriu gjithashtu theksoi kontributin e Ilmi Krasniqit, duke e përshkruar atë si një ndër kolegët më të devotshëm që nga fillimi si nxënës i Medresesë dhe më pas edhe në studime dhe punë në BIK.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef Tërnava, foli për angazhimin dhe kontributin e Ilmi Krasniqit prej vitit 1987 e deri në ditën e pensionimit, duke i uruar shëndet dhe suksese edhe pas pensionimit, ngase misioni ynë është që të japim kontributin tonë sa i përket fesë dhe atdheut deri në ditën e fundit të jetës tonë.

Në fund, Këshilli i Bashkësisë Islame ka ndarë mirënjohje për Ilmi Krasniqin, të cilën ia dorëzoi Myftiu Naim ef Tërnava, pastaj edhe një dhuratë modeste nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.