- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
- Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
- Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Author: admin
Në shtator, Ardita Sinani u emëruar këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Ky i fundit këtë emërim e cilësoi si hapi i parë drejtë formimit të një zyreje për këto tri komuna në kuadër të Qeverisë së Kosovës.Megjithatë për Sinanin, zyra për Luginën e Preshevës në kuadër të Qeverisë së Kosovës, i cili pritet të formohet, nuk ka të bëjë asgjë me të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.“Ideja jonë”, shpjegon Sinani për Radio Evropën e Lirë, “është të mos kopjojmë regjimin e Vuçiq’it”.Sipas saj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,…
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike. Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 euro) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike. Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro (14.000.000,00 euro), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim njoftues shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Arjun Shrestha. Në këtë takim është diskutuar për angazhimet për bashkëpunim të mëtejshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe integrim socio-ekonomik të personave./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni dhe ministrja Rizvanolli vizitojnë shkollën “Mehmet Isai” për të parë nga afër projektin për efiçiencë të energjisë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku kanë parë nga afër projektin për efiçiencë të energjisë. Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi ministren Rizvanolli për vizitën, së bashku me përfaqësues të shkollës e ka njoftuar në detaje lidhur me realizimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm, pasi theksoi se mësimi aty tashmë zhvillohet në ambient më të përshtatshëm, duke shtuar se do të kursehet energjia elektrike jashtëzakonisht…
Boksierja, Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian. Ajo ka mposhtur boksieren rumune, Andrea Loredana Marin. Kosovarja e cila bën pjesë te kategoria 60 kg. tashmë gjendet në gjysmëfinale të Evropianit pasi meçi ku realizoi fitore ishte çerekfinale. Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar. Kampionati Evropian po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Në Korenë e Jugut është duke u zhvilluar Botërori i Fitnessit. Kampione në kategorinë “Wellnes” është shpallur sportistja shqiptare, Gentiana Beqa. Tanimë vajza kuqezi do marrë pjesë edhe në kategoritë “Wellnes Fitness” dhe “Over All” për të kërkuar suksesin absolut në këtë event. Prezent në ceremoninë e dorëzimit të medaljes ishte edhe kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh), Fidel Ylli. “Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria ‘Wellnes’ në Kampionatit Botëror të Fitnessit, Kore e Jugut. Në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili pati…
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia. Së bashku me urimin për detyrën e re dhe mirëseardhjen në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë. Falënderues për mikpritjen, gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes. Gjeneralmajor Angelo Michele…
Në Gjilan mbahet eventi biznesor ndërsektorial B2B, merr pjesë kryetari Hyseni dhe ministrja Rizvanolli
Në Gjilan është mbajtur të enjten eventi biznesor ndërsektorial B2B, në kuadër të projektit “Përkrahja e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të ICT”, i financuar nga BE-ja në Kosovë dhe i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunën e Gjilanit. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e përfaqësues të BE-së, të cilët kanë bashkëbiseduar me bizneset prezente. Kryetari Hyseni ka thënë se po ndihet mirë me prezencën e shumë bizneseve serioze të Gjilanit, të cilat kanë traditë në fushatë në të cilat operojnë. “Ideja për mbajtjen…
Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Arsimit në Viti flasin për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore
Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe përreth tyre e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e mirë dhe stabile. Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij kanë takuar Drejtoreshën e Arsimit në Viti Znj.Fatbardha Emini. Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe përreth tyre e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e mirë dhe stabile. Nga Kolonel Rukiqi u theksua se që nga fillimi i vitit…
Adem Nimani Pak kemi lexuar e mësuar deri tash se kush është Serbia, por për veten as nuk kemi filluar të lexojmë, siç duhet, se kush jemi. Sa shumë lavde ia kemi thurur vetes, besa edhe tek-tuk edhe ndonjë i huaj na ka thurur lavde pa na njohur mirë. Me ato fiset e moçme, që në histori quhen ilire, nuk u morëm më shumë , por vetëm i numëruam. Me siguri, jo të gjithat që i kishin studiuar – natyrisht të huajt së pari! Ne, si gjithmonë, pastaj citojmë. Për çudi, në shekullin XXI iu kthyem prapë fiseve, jo…

