Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka kanë vizituar objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shndërrohet në inkubator biznesi. Ky projekt po bëhet me bashkëfinancim të komunës dhe të ministrisë në fjalë. Kryetari Haliti falënderoj Ministrin Damka për bashkëfinancimin e këtij projekti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës. “ Në emër të institucioneve komunale, në emër të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, ka pritur një delegacionin nga Partia Social Demokrate në Zvicër, në krye me kryetarin e PSD-së në Berneroberland, Dr. Hans Peter Berger, historianin Prof. Roland Müler dhe zonjën Ursula Martin, deputete nga Berni. Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se ka prezantuar projektet e Komunës, për të cilat ka marrë mbështetje. “Para tyre prezantova projektet në proces të Komunës së Gjilanit dhe ato të reja, për të cilat u shprehën të gatshëm për mbështetje dhe bashkëpunim të mirëfilltë. Kontributi dhe angazhimi i tyre i madh për vendin tonë, reflektoi edhe në…

Read More

Një 22-vjeçar bullgar dhe një shqiptar 42-vjeçar u arrestuan gjatë një operacioni në Athinë, si anëtarë të një bande që kryente në mënyrë sistematike grabitje të armatosura në degët e bankave dhe dyqane lojërash fati, në zona të ndryshme të Atikës. Sipas policisë, të pandehurit kishin krijuar një organizatë kriminale që prej shtatorit të vitit 2021, që kryente grabitjet të armatosura. Sa i përket mënyrës së kryerjes së tyre, policia shpjegon se një anëtar hyri me forcë në ambientet e ngjarjes me tiparet e fytyrës të fshehura nga një kapele apo paruke, syze dielli dhe një maskë kirurgjikale. Menjëherë…

Read More

Po bëhet një muaj që kur sektori publik hyri në grevë. Por duket se kjo nuk do të jetë greva e vetme. Edhe sindikata e sektorit privat dhe Sindikata e KEK-ut lanë të hapur mundësinë që të përfshihen në grevë. Kërkesat e Sindikatës së sektorit privat janë ngritja e pagës minimale në 350 euro dhe sigurimi shëndetësor për secilin punëtor. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat kanë qenë vazhdimisht të diskriminuar. “Ngritja e pagës vazhdon të jetë një nga kërkesat kyçe edhe e Sindikatës së KEK-ut. Por, përpos kësaj ata kërkojnë edhe të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë, kanë mirëpritur në një takim vëllazëror kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafi, nënkryetarin e komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit, Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit, Sali Salihi, me të cilët kanë  diskutuar për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor. Ata kanë bashkërenduar aktivitetet dhe format e ndihmës dhe kontributit që mundet të i jepi Komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të pritet me përgatitjet finale organizative dhe…

Read More

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, mbajti Konventën Programore, të cilën e shpalli të hapur nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i degës i kësaj komune, Lutfi Haziri, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë. Në fjalën e tij, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit. Ai tha se edhe përkundër faktit që në Gjilan janë në opozitë, në mënyrë të vazhdueshme po ofrojnë këshilla dhe sugjerime, mirëpo ato nuk po dëgjohen nga pushteti i sotëm në Gjilan, për të cilin tha se…

Read More

Ekipe përfaqësuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë stërvitur së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në Facebook: “Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar ‘Cambrian Patrol 2022’. Së bashku gjithmonë më të fortë…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe gjatë ditës së sotme është interesuar për të parë nga afër disa projekte që janë duke u zhvilluar në territorin e kësaj komune. Me këtë rast ai nga afër përcolli punimet që janë në rregullimin e fushave sportive në Sllatinë të Poshtme dhe te Shushtë. Gjithashtu ai ka vizituar edhe punimet që po kryhen për asfaltimin e rrugës nga Lisi i madh nga rruga e Pozheranit deri tek Xhamia e Qytetit. Kryetari Haliti, shtoj se në gjithë komunën e Vitisë, janë duke u realizuar punime të ndryshme dhe se priten të…

Read More

Një person (shtetas i Serbisë) me urdhër të gjykatës është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15 korrik rreth orës 14:00, në Gjilan. Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Lidhur me rastin, me 23.09.2022,  me urdhër të gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar…

Read More

Komuna e Gjilanit ka pranuar një donacion prej dhjetë koncentratorëve të oksigjenit nga shoqata Islamic Relief Kosova, i cili kap shifrën tetë mijë euro. Gjatë ceremonisë të pranimit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm. “Kemi pranuar dhjetë koncentratorë të oksigjenit të cilët do t’i shërbejnë mjekësisë familjare në Gjilan, një pjesë prej tyre në QKMF-në, ndërkaq të tjerët në qendrat tjera shëndetësore. Janë aparatura të mira, të përdorshme dhe, siç e kuptova, janë më të avancuara sesa ato që i kemi tash, mund të përdoren për dy pacientë…

Read More