- Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale
- Policia ka arrestuar një person në Gjilan për posedim të substances narkotike dhe kanosje
- Arrestohet për rrezikim të trafikut publik një person në Gjilan
- Arrestohet për dhunë në familje një person në Kamenicë
- Ndalohet një person në Gjilan për veprën penale rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme
- Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon
- Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
Author: admin
Ajo është vlerësuar me çmime dhe trofe në evenimente artistike në Angli. Piktorja shqiptare, Suela Pulaha Brown, jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, ajo është vlerësuar me çmime dhe trofe në evenimente artistike në Angli. Pikturat e saj u vlerësuan me dy çmime në ekspozitën artistike që organizohet nga Muzeu dhe Galeria e Artit e qytetit ku banon. Brown, e njohur për portretin “Perla” të divës Tefta Tashko Koço dhe vlerësime të njëpasnjëshme si me çmime dhe trofe nëpër evenimente artistike në Angli, rikthehet sërish me artin e saj. Mbas ekspozitës…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar sot familjen e veprimtarit Ukshin Hoti në Krushë të Madhe. Konjufca tha se sot po bëhen 23 vite prej kur forcat shtetërore të Serbisë e zhdukën patriotin dhe veprimtarin shquar Ukshin Hoti. “Ishte një krim i madh i rëndë të cilin nuk e ka përjetuar vetëm familja, por mbarë populli ynë sepse Ukshin Hoti ishte njëri ndër veprimtarët më të shquar të kombit tonë. Veprimtaria e tij është shumë e gjatë, e vlefshme dhe e rëndësishme për ta kujtuar. Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe…
Osmani përkujton intelektualin Ukshin Hoti: 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që punoj për liri dhe demokraci
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes. Osmani ka shkruajtur se janë 23 vite pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. “Janë 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. Republika, liria dhe demokracia u bënë, porse fati i mendimtarit mbetet peng ende. Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë,…
Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 21:40 ka arrestuar një person në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan. I njëjti është arrestuar pasi që së bashku me tre shokë dyshohet për shkak se kishin pas mosmarrëveshje e përleshje më herët (gjatë ditës), kanë sulmuar fizikisht një grup (5) të rinjsh, dhe për pasojë njëri prej tyre-viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë-thikë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar…
Nga Nazmi Elezi Mes problemeve lokale e globale (rritjes enorme të çmimeve; krizës energjetike, agresionit rus në Ukrainë që po rrezikon paqen në botë), pak i duhet këtij populli t’i harrojë brengat. Dhe, t’i kthehet lumturisë, si vlerë emocionale e nacionale. Shkoi Ramazani. Erdhi Bajrami i Madh që rastisi të vijë ngjitur me 1 Majin dhe pas tre javësh me nga katër ditë pune, hop e katër ditë pushim. Kur e do, e do. Festuam e pushuam për Ditën e Kushtetutës, për Pashkë Katolik, Pashkë Ortodoks, për Fitër Bajram dhe 1 Maj dhe ia vumë kapakun me Ditën e Evropës.…
Lionel Messi është sportisti më i paguar në botë sipas një publikimi nga revista forbes. Sipas raportimit të medieve ndërkombëtare, Messi ka fituar 130 milionë dollarë apo mbi (125 milionë euro) nga të cilat 75 milionë nga paga dhe pjesa e tjetër 55 milionësh nga sponsorizimet apo angazhimet e tjera. Vendin e dytë e zë basketbollisti Lebron James, me 121 milionë dollarë apo mbi 116 milionë euro. Pas tij vjen Cristiano Ronaldo, me 115 milionë dollarë apo mbi 110 milionë euro. Kështu duket lista e publikuar nga revista e njohur Forbes:
Nga: Federico García Lorca (pjesë nga ligjërata “Flisni për teatrin” e 2 shkurtit 1935) Përktheu: Aurel Plasari Teatri është një nga instrumentet më shprehëse dhe më të dobishme për ndërtimin e një vendi dhe njëherësh barometri që shënon ngritjen ose teposhtjen e tij. Një teatër i ndjeshëm e i mirorientuar në të gjitha degët, nga tragjedia te vodëvili, mund të ndryshojë brenda pak vitesh ndjeshmërinë e një populli; ndërsa një teatër i shkatërruar, ku flatrat zëvendësohen nga kthetrat, mund të përdhosë e të vërë një gjumë mbarë një komb. Një popull që nuk ndihmon dhe nuk nxit teatrin e…
Gjendja mbizotëruese pro-ruse në publikun serb nuk është krijuar brenda natës, nuk ka rënë nga planeti Mars dhe as nuk ka ardhur nga ndonjë fenomen natyror i shkaktuar nga një lloj afërsie e vetëkuptueshme mes kombit sllav. Është fryt i propagandës prej dekadash, të cilën e bëjnë me këmbëngulje shumica e medieve në Serbi. Televizionet me frekuencë kombëtare, tabloidët, portalet e panumërta të djathta dhe platforma të tjera të ndryshme dezinformuese, e rëndojnë drejtpërdrejt propagandën e Vladimir Putinit. Mijëra emisione televizive, dhjetëra mijëra tekste të shkruara, përsëritja e përditshme e frazave të ekzagjeruara propagandistike, hipnotizuan konsumatorin mesatar mediatik, duke…
Bujar Osmani në takim me Krivokapiq: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë
Në margjinat e takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani u takua me Ministrin e Jashtëm malazez Ranko Krivokapiq. Duke e uruar për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi dhe zgjedhjen e Ranko Krivokapiq për Ministër të Punëve të Jashtme, Osmani theksoi partneritetin e shkëlqyer tradicional dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke shprehur besimin se ky partneritet do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe intensiv, por edhe mirëkuptim në përmbushjen e qëllimeve tona të…
Bëhet e ditur se në panairin ndërkombëtar mbi energjinë diellore, Inter Solar Europa, në Mynih, marrin pjesë edhe përfaqësues nga Kosova, njofton albinfo.ch. Konsulli i Përgjithshëm, Afrim Nura, me kënaqësi pranoi ftesën dhe vizitoi në këtë panair z. Luan Kuçi, ndërmarrës në Gjermani dhe përfaqësues i Solax Power për gjithë Europën dhe z. Afrim dhe Erzen Krasniqi, z. Edon Neziri dhe z. Luzim Syla, përfaqësues të ndërmarrjes Elen, ndërmarrje kjo nga Kosova me një traditë mbi 20-vjeçare. Ky bashkëpunim B2B, i një ndërmarrësi nga diaspora me ndërmarrës nga Kosova, është një shembull tjetër i suksesit, jo vetëm me pjesëmarrje…
