- Sezon i mbarë në ara, por tregu vazhdon t’i sfidojë prodhuesit vendorë
- Moti sot me diell
- Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë
- Policia: 25 aksidente me të lënduar dhe 2,693 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza për vjedhje, kanosje, vetëgjyqësi dhe dhunë në familje
- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
Author: admin
Me kryetarin Memli Krasniqi, PDK-ja duhet dhe do të kthehet në vendin ku i takon, si partia më e fuqishme dhe me vizionin më të qartë politik dhe ekonomik për vendin tonë. Ne jemi krenar për të kaluarën tonë, për liderët tanë, me Presidentin Hashim Thaçi, një njeri që ka shënuar epokë historike, si dhe Kadri Veselin, një njeri që e ka mbajtur atë epokë si mision, e që ata sot padrejtësisht po përballen me një proces gjyqësor mbi pretendime e akuza të shpifura. Pa liderët e Kosovës dhe pa UÇK-në nuk do të kishte liri dhe shtet të…
Ish-politikania dhe sociologia serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se “për sa më përket mua, Kosova është një histori e përfunduar, ne thjesht po humbim kohë”. Sipas Peshiqit, paralajmërimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për formimin e një “blloku serb” është një ide mjaft e paqartë. “A dëshiron ai të qëndrojë në qendër dhe të thotë – në të majtë janë të gjelbrit pro-evropianë, dhe në anën tjetër janë të djathtët dhe ai do të jetë mes tyre”, tha ajo për “N1”. Lidhjet e opozitës parlamentare me ideologjinë politike të djathtë po forcohen. Jo rrallë, atyre u bashkohen akademikë dhe…
Kryetari i komunës Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi kanë pritur në takim kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në këtë takim dy kryetarët kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të dy komunave në sfera të ndryshme, po ashtu ata kanë biseduar rreth projektit ndërkufitar. Fillimisht , kryetari i Tetovës Bilall Kasami, shprehu interesimin për bashkëpunim ndër komunal në të gjitha fushat duke përfshirë arsimin, kulturën, sportin, turizmin etj. “ Jemi më se të interesuar që të bashkëpunojmë me komunën e Vitisë, në sfera të ndryshme. Të kemi organizime të përbashkëta në aktivitete çoftë…
Sot në Gjilan organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së prof. dr. Shqiponja Isufi
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot me fillin në ora 13:00, në sallën e teatrit te qytetit, organizohet mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së prof. dr. Shqiponja Isufi, e cila ndërroi jetë ditë më parë në Zvicër. /GJILANI INFO/
Biblioteka e Komunës së Kamenicës është pasuruar me 476 tituj të rinj të dhuruar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Drejtoresha e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit Rinë Matoshi, është shprehur se kjo do të jetë një dhuratë për fillimin e vitit të ri shkollor që ka nisur sot. Ajo ka falënderuar Ministrin Çeku për librat si dhe ka shtuar se ky është një shembull i rëndësishëm për të kthyer vëmendjen kah libri. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju mirëpret në një ambient shumë të këndshëm të bibliotekës, e cila…
Kryetari Hyseni viziton shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Livoç dhe shkollën “Mehmet Isai”, për t’ua uruar vitin e ri shkollor
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në Livoç të Ulët dhe shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”. “Është mirë që më në fund ka filluar mësimi, nxënësit duken shumë të lumtur që janë larguar nga ambientet e mbyllura të shtëpive dhe janë bashkuar me shokët e shoqet e klasës. Shfrytëzova rastin t’i uroj për fillimin e vitit të ri shkollor dhe bashkë me drejtorin e shkollës diskutuam për gjendjen e shkollës, e cila është në gjendje jo të mirë. Jemi në koordinim…
Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ka nisur viti i ri shkollor, pas grevës njëmujore të mësimdhënësve. Por edhe pse mësimi ka nisur, mësimdhënësve nuk u kanë dalë pagat e muajit shtator. Lajmin për “FrontOnline” e ka bërë me dije kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai ka thënë se nëse deri me 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat situata do të përkeqësohet. “Nga informacionet që i kemi jozyrtare flitet se nuk iu kanë dalë pagat. Ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri më 5 tetor, shërbyesve civilë iu kanë dalë pagat, ndërsa në sistemin arsimor,…
Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët. Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. Kryeziu ka thënë se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. “Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për greva”, ka thënë Kryeziu për “Klankosova.tv”.
Mbahet takimi “Tetori-Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, u bëhet thirrje të gjitha grave ta bëjnë mamografinë
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur takimin me temë “Tetori-Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, në kuadër të “Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”. Në këtë takim kanë marr pjesë: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Eurona Hoda, Drejtori i QKMF-së, Dr.Latif Sylaj, Radiologu Dr.Muharrem Sadiki, kryeinfermjerja e QKMF-së Bsc.Nafije Ajvazi, Infermjerja Bsc.Sherife Berisha, Drejtorë e Zyrtarë Komunal, Koordinatorja e NJKDNJ-së, përfaqësues të OJQ-ve, mjekë, si dhe qytetarë. I pari i Komunës Kadri Rahimaj ka thënë se është përgjegjësi e qeverisjes që qytetarëve t’iu sigurojë infrastrukturë publike për…
Komuna e Vitisë, konkretisht biblioteka “Ramadan Musliu” në Viti, është pasuruar edhe me mbi 400 titujt të rijnë të librave në një ceremoni rasti të organizuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Sadije Dauti, tha se të gjitha librat e pranuar nga MKRS janë tituj të rinë, konkretisht të vitit 2020 dhe 2021. Ajo shtoj se ky donacion është i mirëseardhur për këtë bibliotekë dhe për lexuesit e saj./GJILANI INFO/

