- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Videot e forcave serbe me artileri ushtarake afër kufirit të Kosovës, Musliu e quan propagandë dhe karrem të Serbisë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se sa herë që afrohen datat për implementimin e ndonjë marrëveshjeje në veri, ushtria e Serbisë “rastësisht” mban ushtrime ushtarake. Musliu përmes një njoftimi në Facebook duke komentuar lajmet që qarkulluan në disa media sot se forcat serbe bartin artilerinë ushtarake afër kufirit me Kosovën, tha se ky është një “stil” propagandistik serb që tashmë është bërë lehtë i lexueshëm. Ai shtoi se videot zakonisht janë të tilla që nuk mund të zbulohet lehtë vendi, dhe gjoja se të “rastit”. Postimi i plotë: Sa herë afrohen data që flasin për implementimin e…
Ai ka studiuar për Kimi Inxhinierike në Universitetin e Teksasit Dr. Besmir Hoxha është një profesionist shqiptar në fushën e energjisë, i cili jeton prej vitit 1994 në SHBA, shkruan albinfo.ch. Ai ka studiuar për Kimi Inxhinierike në Universitetin e Teksasit, e më pas për Inxhieneri Shpimi dhe Menaxhimi. “Unë merrem me lloj-lloj teknologjish në energji, por për shkak se jetoj në Hjuston dhe Hjuston është pothuajse një kryeqendër e naftës, detyrimisht jam futur në zanatin e naftës”, shprehet Hoxha.
Osmani pas takimit me përfaqësuesit politikë të Luginës, thirrje për regjistrim masiv të shqiptarëve në këto treva
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim liderët institucionalë dhe përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai i Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi. Temë diskutimi në këtë takim ishte regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës. “Pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në regjistrimin e popullsisë është kundërpërgjigje paqësore kundër politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative”, ka njoftuar Osmani përmes…
Është arrestuar një person në Kllokot, pasi i njëjti kishte kryer një dhunim, bënë të ditur policia. Sipas policisë në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia/GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni shpërndan certifikata për 60 nxënës të shkollave të Gjilanit të cilët u trajnuan në kuadër të Javës së Kodimit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë certifikata për 60 nxënës, të cilët janë trajnuar në fushat përkatëse në kuadër të Javës së Kodimit. Kjo ngjarje shënon përmbylljen e Javës së Kodimit (EU CODE WEEK 2022) e cila është organizuar qendra për edukim në teknologji ProCoders CENTER dhe Komuna e Gjilanit. Java e kodimit është mbajtur në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet që kanë aspirata të jenë pjesë e BE-së, siç është Republika e Kosovës. Ndryshe, Gjilani këtë vit ka qenë qyteti i vetëm në Kosovë, që ka organizuar këtë ngjarje me rëndësi për…
Komiteti për Politikë dhe Financa në Kamenicë ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Zyrtari Kryesor Financiar, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë. Në rend ditë ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.33271 i datës 14.10.2022, nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, 2. Propozim-vendim për fillimin e procedurave për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale (NLP) në Komunën e Kamenicës, 3. Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr.01-31266, 4. Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr.01-31253, 5. Shqyrtimi i raportit tre mujor…
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, mirëpret Unionin e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësues të Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër. Kryetari Hyseni tha se është kënaqësi që të takoj një klub si FC Kosova nga Zvicra bashkë me Unionin UKSHFZ për t’i shprehur mirëseardhje në vendlindje, duke i përgëzuar për rezultatet e arritura, derisa u ka suksese si në Kupën e Diasporës, e po ashtu në ligën e Zvicrës. “Ne jemi vend i bekuar që kemi një mërgatë shumë aktive e shpresëdhënëse në mërgim dhe jeni dritarja që reflekton me pulse shumë pozitivisht në botë për shtetit tonë”,…
Në shkollën “Bafti Haxhiu” në Viti u mbajt një demonstrim për testimin e kapaciteteve në rast të tërmeteve
Sot në shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, është mbajtur një demonstrim-testim i kapaciteteve të shkollës në rast të tërmeteve. Me këtë rast në këtë testim të kapaciteteve të kësaj shkolle i pranishëm ishte dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti. Bëhet me dije se ky projekt që është mbështetur nga Kryqi i Kuq dhe nga “JICA” japoneze, ka filluar muaj me parë që kjo shkollë të ketë një ekip për raste emergjente. Ndërkaq i pari i komunës vuri në pah rëndësinë e ushtrimeve…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet infrastrukturore në Lagjen e Vishnjeve dhe në Llashticë. Kryetari Hyseni ka thënë se ekipi i palodhshëm i punëtorëve po kujdeset për infrastrukturën në çdo lagje e fshat të komunës. “Lagja e Vishnjeve, një tjetër lagje në të cilën po ndërtohet dhe asfaltohet rruga e po bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit. Llashtica, fshat tjetër në të cilin po punohet për një infrastrukturë më të mirë e jetë më cilësore për banorët”, ka theksuar ai./GJILANI INFO/
Grupi Punues për Hartimin e Planit për Integritet 2022-2026 ka mbajtur takimin e radhës. Në këtë takim Koordinatori i Grupit, Zijadin Thaqi, ka paraqitur Draft-Planin për Integritet 2022-2026. Ai ka thënë se në këtë Draft janë identifikuar rreziqet përkatëse të korrupsionit në sektore të ndryshme brenda Komunës. Gjatë takimit është hapur debati për pyetje dhe komente lidhur me Draftin. Po ashtu janë dhënë edhe disa të dhëna që duhet të përfshihen në Draft në mënyrë që të jetë më i plotë./GJILANI INFO/

