- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit “Up to Youth”, konfirmon përkrahjen e fuqishme të institucioneve komunale për projektet rinore
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim përfaqësuesen e projektit “Up to Youth” në kuadër të USAID-it amerikan, Antigona Dajakaj Fejza si dhe dhe Lorik Sahiti nga ky projekt por për Viti. Me këtë rast është folur për bashkëpunimin e deritanishëm të komunës së Vitisë me këtë projekt por edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar. Gjatë këtij takimi u fol edhe për punën e këtij programi për të përmirësuar mundësitë e angazhimit e të rinjve në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti përgëzoi të rinjtë për punën e tyre të deritanishëm në…
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend raportin financiar janar-shtator 2022, draft-vendimin për caktimin e normave tatimore në pronat e paluajtshme për vitin 2023 si dhe propozim-vendimin për disa ndryshime dhe plotësime në KKSB. Fillimisht, Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal e ka ftuar opozitën për bashkëpunim dhe koordinim, në mënyrë që të tejkalohet situata e krijuar, e cila e ka sjellë Kuvendin në një ngërç politik, duke nënvizuar se mbarëvajtja e punës në vendimmarrjen komunale, është interes i qytetarëve. Opozita (LDK-AAK), e cila e ka shumicën në KPF, ka…
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim Arben Shehun – zyrtarë i OSBE-së për trashëgimi kulturore, si dhe Violeta Halimi Mehmeti nga misioni i OSBE-së në Viti. Me këtë rast z. Shehu i ka dhuruar kryetarit Haliti, një raport nga punëtoria zhvillimore me temë “Ringjallja e trashëgimisë së Letnicës”. Ky projekt është realizuar në Letnicë, si fshat i përzier etnikisht por me një trashëgimi unike kulturore, me qëllim të respektimit të ndërsjelltë të komuniteteve jo vetëm në Letnicë, por në të gjithë Kosovën./GJILANI INFO/
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në komunën e Vitisë, janë shënuar aktivitete të shumta gjatë këtij muaji dhe pritet të shënohen edhe disa aktivitete të tjera. Me këtë rast sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti, kanë vizituar mamografin mobil që do të qëndroj për 4 ditë rresht në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti. Kryetari Haliti falënderoj të gjithë që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në kuadër të aktiviteteve kundër kancerit të gjirit duke potencuar se në këtë luftë…
Përurohen tri dhoma burimore në shkollat e Gjilanit për zhvillimin dhe stimulimin e fëmijëve me nevoja të veçanta
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka përuruar tri dhoma burimore në shkollat “Selami Hallaçi” dhe “Musa Zajmi” në Gjilan dhe “Skënderbeu” në fshatin Përlepnicë, për zhvillimin dhe stimulimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se ‘jemi të ndryshëm, por të barabartë’. “Falënderues ndaj organizatës People in Need dhe grupit punues të projektit “Përforcimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë” – ALVED, i cili mbështeti këtë projekt!”, ka thënë ai./GJILANI INFO/
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se në Budapest të Hungarisë, sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb. Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Kamenicës njofton se në koordinim me Bashkësinë Lokale të fshatit Busavatë, operatorët teknik të rrjetit të internetit dhe KEDS-in, kanë intervenuar në eliminimin e rrezikut të përgjithshëm nga dy drunj “plepa” të vjetër me gjatësi rreth 40 metra. Sipas njoftimit nga kjo Drejtori, ky intervenim ka qenë i sukseshëm dhe është evituar një rrezik për banorët e këtij fshati./GJILANI INFO/
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin anëtarët KKSB-së, Togeri Suad Murati, Shef i Njësisë së Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjilan, përfaqësues të FSK-së dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Informatë për Sigurinë në Komunën e Kamenicës; 3.Dita ndërkombëtare kundër trafikimit me qenie njerëzore, dhe 4. Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Liridon Kastrati i cili ishte i angazhuar në vend të Kryesusit të KKSB-së, Kryetait Rahimaj. Pas hapjes së mbledhjes Komandanti i Policisë në…
Është mbajtur marshi me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”, në kuadër të “Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”. Në këtë marsh kanë marr pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eurona Hoda, Drejtori i QKMF-së, Latif Sylaj, përfaqësues nga Ambasada Japoneze, dhe qytetarë të Kamenicës. I pari i komunës duke falënderuar pjesëmarrësit që iu kanë bashkuar këtij marshi ka thënë se kontrollat e vazhdueshme janë shumë të rëndësishme për këtë sëmundje. “Ne inkurajojmë që të bëhen kontrolle të vazhdueshme pasi që zbulimi i hershëm është mbijetesë. Po…
Drejtoresha ekzekutive e MCC-së, Alice Albright, ka qëndruar sot në Viti, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të investimeve të agjencionit federal amerikan MCC në Komunën e Vitisë. Fillimisht ajo u prit nga kryetari i komunës Sokol Haliti së bashku me përfaqësues e zyrtar të lartë komunal, si dhe nga qytetarë të shumtë që kishin dal për ta mirëpritur dhe përshëndetur atë. Në një moment, ajo ndaloi para obeliskut të nënës së saj, konkretisht ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, para objektit të komunës së Vitisë, ku me plot emocion u shpreh falënderuese për Institucionet komunale dhe…

