Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Liridona Ademaj në botën tjetër, Naim Murseli me shokë në burg, po mediat i dhanë fund spekulimeve?!

December 8, 2023

Kanë filluar punimet në ujësjellësin e Karaçevës së Epërme

December 8, 2023

Kryetari i Vitisë pranon rekomandimet e dhënë nga Ekipi i Auditimit Social

December 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Liridona Ademaj në botën tjetër, Naim Murseli me shokë në burg, po mediat i dhanë fund spekulimeve?!
  • Kanë filluar punimet në ujësjellësin e Karaçevës së Epërme
  • Kryetari i Vitisë pranon rekomandimet e dhënë nga Ekipi i Auditimit Social
  • Kryetari i Kamenicës pret në takim bartësit e aktivitetit të USAID-it, Kontrata Sociale
  • Prokuroria e Gjilanit: Janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave
  • FC Drita i uron mirëseardhje Sadat Shahinit
  • Mbahet diskutimi: “Të gjithë kundër dhunës në bazë gjinore…”
  • Kamenica ka bërë finalizimin e “Letrës së Bardhë” me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Ballina»Kulturë»Për artistët rezistentë
Kulturë

Për artistët rezistentë

adminBy adminMay 14, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Federico García Lorca (pjesë nga ligjërata “Flisni për teatrin” e 2 shkurtit 1935)
Përktheu: Aurel Plasari

Teatri është një nga instrumentet më shprehëse dhe më të dobishme për ndërtimin e një vendi dhe njëherësh barometri që shënon ngritjen ose teposhtjen e tij. Një teatër i ndjeshëm e i mirorientuar në të gjitha degët, nga tragjedia te vodëvili, mund të ndryshojë brenda pak vitesh ndjeshmërinë e një populli; ndërsa një teatër i shkatërruar, ku flatrat zëvendësohen nga kthetrat, mund të përdhosë e të vërë një gjumë mbarë një komb.

Një popull që nuk ndihmon dhe nuk nxit teatrin e tij, nëse nuk ka vdekur, është në hjekë e sipër. Ashtu edhe teatri që nuk përkap rrahjet e zemrës së shoqërisë, rrahjet e zemrës së historisë, dramën e njerëzve të tij dhe ngjyrën e natyrshme të peizazhit të tij e të shpirtit të tij, në gaz a në lot, nuk ka të drejtë të quhet teatër, por sallë lojnash ose vend për të bërë atë gjë të tmerrshme që quhet “të shtysh kohën”. Nuk e kam fjalën për askënd dhe nuk dua të lëndoj askënd, nuk flas për raste konkrete, por për problemin e shtruar pa zgjidhje.

Dëgjoj përditë, miq të dashur, tek flitet për “krizën e teatrit” dhe mendoj gjithnjë që sëmundja nuk është para syve tanë, por e fshehur në thelbin e vet më të errët; nuk është sëmundje sipërfaqësore, që lidhet me veprën dhe veprimtarinë, por sëmundje me rrënjë të thella, që do të thotë sëmundje organizimi. Për sa kohë aktorë dhe autorë do të jenë në duar sipërmarrjesh kryekëput komerciale, sipërmarrje të lira dhe pa kontroll letrar e shtetëror të asnjë lloji, aktorë dhe autorë dhe gjithë teatri tok me ta do të bjerren përditë më shumë, pa shpëtim.

Teatri duhet t’i imponohet publikut dhe jo publiku teatrit. Për këtë aktorët duhet t’i veshin vetes, sikur ta paguajnë dhe me gjak, autoritet të madh. Sepse publiku i teatrit është si kalamajtë e shkollave: admiron mësuesin e rreptë dhe hijerëndë që kërkon dhe bën drejtësi, ndërsa mbush me gjilpëra karriget ku ulen mësuesit e druajtur dhe lajkatarë, që as japin mësim dhe as marrin.

Publikut i duhet dhënë mësim, sepse vite të shkuara kam parë të fishkëllejnë një Debussy dhe një Ravel, ndërsa kam qenë mandej i pranishëm gjatë brohoritjeve të potershme të cilat një publik popullor u bënte veprave më parë të refuzuara. Ishin autorët që u patën imponuar nëpërmjet një kriteri të lartë autoriteti ndaj atij publiku të rëndomtë, si Wedekind në Gjermani, Pirandello në Itali dhe sa të tjerë.

Është e domosdoshme të bëhet kjo për të mirën e teatrit dhe për lavdinë dhe hierarkinë e interpretuesve. Duhen mbajtur qëndrime të denja, me sigurinë se kanë për t’u shpërblyer, madje me të tepërt. E kundërta është të dridhesh nga frika mbrapa kuintave dhe ta vrasësh fantazinë, imagjinatën dhe magjepsjen e teatrit, që është gjithnjë – gjithnjë! – art dhe do të jetë gjithnjë art sipëror, ndonëse pati një epokë kur quhej art gjithë sa na pëlqente, për të prishur atmosferën, për të shkatërruar poezinë dhe për ta bërë skenën një dabëllhane.

Art përmbi gjithçka. Art shumë fisnik, ndërsa ju, të dashur aktorë, jeni artistë përmbi gjithçka. Artistë nga koka te këmbët, përderisa nga dashuria dhe pasioni jeni ngjitur në atë botë trillane e të dhimbshme që quhet skenë. Artistë për nga okupimi dhe preokupimi. Që nga teatri më modest deri te më madhështori duhet shkruar fjala “Art”, në salla dhe në kamerina, sepse përndryshe do të na duhet të vëmë fjalën “Tregti” ose ndonjë fjalë tjetër që nuk ma n

Unë pres gjithnjë për teatrin ardhjen e dritës prej së larti, prej Parajsës. Kur ata të së lartave të zbresin në ndenjëset e platesë, gjithçka do të zgjidhet. Dekadenca e teatrit mua më duket budallallëk. Ata që janë lart nuk kanë parë Otellon, as Hamletin, asgjë prej gjëje, të gjorët ata! Ah si do të dinë të shohin kur t’i shohin! Kam parashikuar në Alikante se si gjithë një fshat do të mbante radhë për të parë një pjesë nga kulmi i teatrit klasik spanjoll: “Jeta është ëndërr” të Calderonit. E ndjenin dhe ç’të ndjerë! E pra për ta kuptuar atë nevojiten gjithë dritat e teologjisë. Nuk e kishte gabim Molieri që ia lexonte më parë pjesët e veta kuzhinieres”.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Veçori të së kobshmes artistike

December 4, 2023

TË SHTUNAVE MË S`DAL

December 4, 2023

VDEKJA PËRTEJ JETËS, SI NJË KATARZË DASHURIE DHE SHPRESE

December 2, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Opinione

Liridona Ademaj në botën tjetër, Naim Murseli me shokë në burg, po mediat i dhanë fund spekulimeve?!

By adminDecember 8, 2023

 Musa Sabedini Vrasja mizore dhe e porositur e Liridona Ademajt, shkaktoi traumë mediatike në…

Kanë filluar punimet në ujësjellësin e Karaçevës së Epërme

December 8, 2023

Kryetari i Vitisë pranon rekomandimet e dhënë nga Ekipi i Auditimit Social

December 8, 2023

Kryetari i Kamenicës pret në takim bartësit e aktivitetit të USAID-it, Kontrata Sociale

December 8, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Liridona Ademaj në botën tjetër, Naim Murseli me shokë në burg, po mediat i dhanë fund spekulimeve?!

December 8, 2023

Kanë filluar punimet në ujësjellësin e Karaçevës së Epërme

December 8, 2023

Kryetari i Vitisë pranon rekomandimet e dhënë nga Ekipi i Auditimit Social

December 8, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.