- Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan
- Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje
- Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj
- Fillon asfaltimi i rrugës 2.4 milionē euro, “Hamdi Kurteshi”
- U mbajt takimi sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
- Janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues, afati plotësues në UKZ, nivelin Master për vitin akademik 2025/2026
- Nxënësit e SHMAP “Adem Kastrati” realizuan një vizitë pune në Galerinë “Contemporary Art Center” në Gjilan
- Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim: Shaban Isufi është gjetur shëndosh e mirë!
Author: admin
Policia arreston një person që u paraqit rrejshëm si zyrtar i FSK-së, i gjendet helmeta me shkronjën “Z”
Policia e Kosovës njofton se të hënën mbrëma ka arrestuar 30-vjeçarin më inicialet M.M, pasi i njëjti ishte paraqitur rrejshëm si zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit, ai është arrestuar nga Njësia e Trafikut Rajonal, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmenti rrugor në Vushtrri. Në veturën e të dyshuarit bëhet e ditur se janë gjetur shtatë helmeta të punës, ku pesë prej tyre me mbishkrim të shkronjës (Z). “Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ka paraqitur dokument të rremë, si prova materiale nga i dyshuari janë sekuestruar kartela dhe një…
Me përkrahjen e mërgimtarëve nga Llashtica, ky fshat po ndryshon pamjen për të mirë. Pamje të mrekullueshme fshatit i ka dhënë, punëtori i palodhshëm, Fadil Rexhepi, banor i këtij fshati. Ndonëse, nuk është lehtë të mirëmbahet fshati vetëm nga një mirëmbajtës, Fadili, ia ka dalur deri tash suksesshëm. Pamjën e fshatit dhe angazhimet konkrete të këtij njeriu punëtor, mund të shihen edhe përmes fotove. Fadili do të vazhdoj edhe mëtutje ta mirëmbajë Llashticën, sepse ka dëshirë, vullnet dhe motiv që ky fshat të duket i mirëmbajtur. /Zhegra Ime/
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Mehmet Kraja, ka thënë se Shqipëria nuk duhet ta përkrahë Serbinë në projektin e “Ballkanit të hapur” në dëm të Kosovës. Kraja është shprehur se Rama nuk mund të flasë për një president të përbashkët e në anën tjetër të bëhet zëdhënës i Serbisë për “Ballkanin e hapur”. “Nuk mund të diskutojmë sot në stilin që duhet të bëjmë një president ose duhet të bashkohemi, e në anën tjetër bëhesh zëdhënës i Serbisë për çështjen e ‘Ballkanit të hapur’. Në këtë pikë udhëheqja e Shqipërisë duhet të jetë më…
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovën janë vetëm edhe 60 raste aktive me Covid. Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm gjashtë raste të reja me Covid. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës. Deri më sot 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 585 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë…
Në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit, sot në komunën e Vitisë janë zhvilluar disa aktivitete për promovimin, ndërgjegjësimin, ngritjen e njohurive dhe motivimin e të rinjve, kundër konsumimit të duhanit. Këto aktivitete, janë realizuar nga ekipet mjekësore të QKMF-së në Viti, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, menaxhmentin e shkollave dhe institucionet komunale. Drejtoresha e DKA-së, Fatbardha Emini dhe drejtoresha e QKMF-së Dr.Vjollca Kadolli-Halili në fjalën e tyre, theksuan se aktivitetet e tilla ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit kundër dukurive negative në shoqëri. Për nderë të kësaj dite, fillimisht u mbajt ligjëratë në SHFMU “Bafti Haxhiu“, me nxënësit…
Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë. Prishtinë 30.05.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Prizren 30.05.2022 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar trajtim…
Ardian Haxhaj Tashmë është bërë përditshmëri të dëgjojmë politikanë, ministra e akademikë serbë që publikisht e zyrtarisht t’u referohen fqinjëve, shqiptarëve, me emrin përçmues e denigrues “šiptari”. Me ndonjë përjashtim të ndonjë organizate joqeveritare serbe, apo të ndonjë intelektuali e opinionisti serb që e kundërshton këtë gjuhë urrejtëse, për të tjerët, për shumicën dërmuese të institucioneve serbe, ky emërtim përbuzës racist është krejt i zakonshëm në diskursin e tyre shovinist. Faktikisht, ky emërtim përçmues ka histori të gjatë dhe të vazhdueshme në kohë e rrethana të ndryshme, ku shumica e kalemxhinjve serbë me lehtësi të padurueshme raciste e mbllaçitin…
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas pushimit të pardjeshëm iu kanë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros, që zhvillohet më 2 qershor në Larnaca. Pas seancës së sotme stërvitore, Arbër Zeneli ka folur për faqen zyrtare të Futbollit të Kosovës. Anëtari i Reimsit tha se i kanë munguar ndeshjet me Kosovën, teksa shtoi se shpreson që edicionin e ri të Ligës së Kombeve të ia nisin me fitore. “Mund të presim ndeshje shumë të mira. Shpresoj ta nisim me fitore ndaj Qipros në ndeshjen e parë e pastaj ndaj…
NGA: BAKI IMERI Remzi Basha është poet i dashurisë dhe flamurtar i lirikës shqipe në trojet e Skandinavisë. Ai shkruan me zërin e zemrës për afshin e femrës. Poeti shkruan për lotin e fjalës, për buzëqeshjen e hënës, për pluhurin e yjeve, për dëshmorët e kombit dhe luftëtarët e lirisë. Herë pas here, në vargjet e tij shpërthen ndjenja e dashurisë që të shpie në Universin e Përjetësisë: Shija e buzëve tua gjendet/ Në lëkurën e portokallit/ Dhe të frutave të tjera/ Veç me ty vjen pranvera!/ Jehona e shkujve të shkuar është/ dëshmi e provave të dashurisë/ Me uratën…
Tajvani “trazon” aeroplanët pasi Kina bën “inkursionin më të madh në zonën e mbrojtjes ajrore” të këtij vendi, që nga janari
Nga Tajvani thonë se ata kanë ngritur në fluturim aeroplanët e tyre luftarakë në mënyrë paralajmëruese ndaj 30 aeroplanëve të cilët u dërguan nga Kina në zonën e tyre të mbrojtjes ajrore. Incidenti ajror i ditës së hënë ishte incidenti më i madh që nga janari i këtij viti. Ky incident ndodhi disa ditë pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, i cili e paralajmëroi Kinën se çfarë do të ndodhë nëse ata pushtojnë ishullin. Gjatë ditës së hënë, kur edhe ndodhi incidenti, një zyrtar amerikan udhëtoi në Tajvan për të diskutuar me liderët shtetërorë në lidhje me sigurinë e vendit,…
