Author: admin

Në prag të ditëve më të rëndësishme të nëntorit, daljes publike për herë të parë të UÇK-së, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, hapet edhe ekspozita personale e Rexhep Selimit “Në garë me botën gri”. Një numër i madh i pikturave që do të ekspozohen janë bërë nga Selimi në Hagë, i cili po qëndron në paraburgim së bashku me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin. Ekspozita e Rexhep Selimit, në pamundësi që të hapet nga ai, do të hapet në Muzeun Kombëtar të Kosovës më…

Read More

“Një komb mbahet i gjallë po të ketë gjuhën dhe shkrimin. Ndryshe humbet, shuhet, vdes për jetë” Manastir – 1908 Ka shkruar kështu në profilin e tijë në fb kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Misioni i shenjtë i kauzës për ruajtjen e çështjes kombëtare që filloi nga Manastiri për unifikimin e alfabetit shqip vazhdon edhe sot me luftën për avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqip, ka shkruar në fb Arifi.

Read More

Daily Mail i ka dedikuar një editorial ekskluziv një fshati në Shqipëri, i cili, sipas tyre, është i ndërtuar plotësisht me paratë që vijnë nga Anglia. Rrëfimi për një fshat shqiptar, i ndërtuar me para nga diaspora shqiptare që jeton dhe vepron në Britani nis: ‘Mirë se vini në Muzhak, ku ÇDO familje ka një të afërm që dërgon para në shtëpi për të paguar për shtëpitë e tyre komode – pasi largohen për të fituar 6-fishin e asaj që mund të marrin në shtëpi. Ky është fshati i vogël në kodrat shqiptare, ku të gjitha shtëpitë komode dhe…

Read More

“Asgjë nuk ndodh pa pëlqimin dhe drejtimin e Beogradit. Kushdo që kundërshton ndonjë vendim do të jetë në telashe. Beogradi na drejton dhe na përdor si derra për eksperimente”. Kështu e ka përshkruar situatën në të cilën gjenden serbët në Kosovë, politikani serb dhe ish-ministri “për Kosovën” në qeverinë e Mirko Cvetkoviç’it, Goran Bogdanoviç. Bogdanoviç, i cili jeton në komunën e Leposaviqit, në një intervistë për Danas, shpjegoi dilemat me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë, sidomos pas takimit të së hënës në Bruksel. “Njerëzit janë të befasuar dhe nuk shohin dallimin mes targave KS dhe RKS. Sepse…

Read More

Në Qendrën për Punë Sociale të komunës së Gjilanit, janë të evidentuara 630 familje në skemën e ndihmave sociale, kurse një numër i mjaftueshëm i rasteve, janë larguar nga skema në fjalë për shkak të vlerësimeve nga Komisioni Mjekësor, bëri me dije sot, Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale (QPS). Sipas tij, rastet e përmendura të largimeve nga skema sociale, kanë ndodhur nga Komisioni Mjekësor, i cili është caktuar prej MPFT, i cili është duke e zbatuar vlerësimin e njejtë, sikur te pensionet invalidore. Dhe në këtë rast, sipas tij, pala me raporte mjeksore duhet të  jetë…

Read More

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 ka luajtur baras (1:1) në ndeshjen miqësore kundër Serbisë U21, në ndeshjen që u zhvillua në Qipro. Berat Kalkan shënoi për Maqedoninë e Veriut, më pas Mitroviq barazoi nga penalltia. Hamza Rramani ka luajtur shkëlqyeshëm, po ashtu edhe Behar Feta. Maqedonia u paraqit me këtë përbërje: Alçevski, Despotovski, Ramadani, Stojçevski, Maksimov, Todorovski, Rramani, Krstevski, Malevski, Ilievski, Kalkan.

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me të rinjtë e organizatës rinore KVRL, ka marrë pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të Rinisë e cila është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Rahimaj ka thënë se kjo konferencë ka bërë bashkë të rinj e të reja me udhëheqës institucionesh të nivelit lokal e qendror, për të diskutuar rreth politikave dhe praktikave më të mira që duhen ndjekur për rininë. “Shpërndarja e ideve për aktivitete dhe mbështetja nga institucionet, janë elementet kryesore që na garantojnë një rini aktive dhe me vullnet për të kontribuar në komunitetin…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka për Ekonomia Online tha se ShBA-ja vazhdon të jetë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”. Zeka thotë se në këtë ka ndikuar edhe se Amerika mundëson që Kosova të eksportojë mbi 3 mijë produkte po iu nënshkruar detyrimeve doganore. “ShBA vazhdojnë të jenë tregu numër një për produktet Made in Kosova. Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë anë e kënd botës natyrisht është sistemi i njëanshëm preferencial tregtar që ShBA e aplikon për Kosovën që mundëson eksportimin e mbi 3 mijë produkteve nga Kosova në ShBA pa iu nënshtruar…

Read More

Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, është koha për të pyetur nëse Bashkimi Evropian mund ta arrijë vërtet normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve dhe nëse shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, janë njerëzit që mund t’ia dalin. Kur bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ndërprenë më 21 nëntor në Bruksel, Borrell dha një nga vlerësimet më të mprehta deri më sot për atë se ku…

Read More

HYSNI GASHI Përderisa ndërkombëtarët po kërkojnë zgjidhje evropjane për targa ne veri të vendit.Të njëjtën kohë po i vendosin presion mbi kryeministrin Kurtin dhe asesi mbi presidentin Vuqiqit i cili është fajtor kryesor. Për me tëpër,presion është edhe nga vendoret mbi Kurtin,vetëm se ky i fundit po i thot jo Vuqiqit e Serbisë ne Kosovë. Ndonëse pikrisht fajtor janë edhe vendoret që sot po e fajsojnë Kurtin,përderisa me vitë të têra ne pushtet nuk e zgjidhen ketë çështje me Serbinë e çështje të tjëra të hapura. Mirëpo nëse vërtetë ndërkombëtaret dëshirojnë zgjidhje evropjane,do të duhej të kërkojnë nga Vuqiqi…

Read More