Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

September 1, 2026

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
  • Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
  • Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
  • Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
  • Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
  • Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
  • Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
  • Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Poeti i dashurisë me shpirtin në buzë
Kulturë

Poeti i dashurisë me shpirtin në buzë

adminBy adminMay 31, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: BAKI IMERI

Remzi Basha është poet i dashurisë dhe flamurtar i lirikës shqipe në trojet e Skandinavisë. Ai shkruan me zërin e zemrës për afshin e femrës. Poeti shkruan për lotin e fjalës, për buzëqeshjen e hënës, për pluhurin e yjeve, për dëshmorët e kombit dhe luftëtarët e lirisë. Herë pas here, në vargjet e tij shpërthen ndjenja e dashurisë që të shpie në Universin e Përjetësisë: Shija e buzëve tua gjendet/ Në lëkurën e portokallit/ Dhe të frutave të tjera/ Veç me ty vjen pranvera!/ Jehona e shkujve të shkuar është/ dëshmi e provave të dashurisë/ Me uratën e bekuar të Perëndisë. (Shija e dashurisë). Vlen të ripotencojmë faktin se shpirti, ëndrrat, heshtjet, mallëngjimet, dhimbjet, meditimet mërgimtare, dashuria ndaj familjes dhe atdheut, janë disa nga subjektet që trajton Remzi Basha në korpusin e poezive të tij. Poeti din t’i kultivojë kujtimet dhe ëndrrat.

Tek-tuk, në spektrin e frymëzimeve të autorit fanitet bota magjike e ëndrrave. I inspiruar nga ora simbolike e mallëngjimit, Remzi Basha u jep shprehje sentimenteve dhe mendimeve të gërshetuara me dashuri dhe ndjeshmëri. Disa thonë se ajo që kuptohet sot nga dashuria nuk është dashuri e vërtetë. Kjo dashuri ishte një e kaluar kur çiftet zgjatën më shumë vite së bashku dhe “falën” më shumë gjëra.

Të flasësh për dashurinë dhe ta cilësosh ose jo si të tillë është një temë “e ndërlikuar” sepse askush nuk duhet të jetë në gjendje të gjykojë nga mënyra se si ndihet njëri ose tjetri dhe me çfarë intensiteti e bëjnë atë, pasi që vetëm ai vetë mund ta dijë atë! Por, pse po flas për dashurinë në një faqe letërsie? Sepse edhe nëse nuk është Dita e Shën Valentinit, më dukej bukur të mbledh sot ato që unë i konsideroj poezitë më të mira të dashurisë të të gjitha kohërave. Remzi Basha është autori i një subjekti totalisht subjektiv, por me një qëllim të qartë: Lartësimi i dashurisë dhe poezisë.

Remzi Basha është poet i lumturisë. Lumturinë është e vështirë ta përcaktosh dhe nuk është lehtë ta matësh. Përvoja jonë është te kombinimi i elementeve në të njëjtën mënyrë ashtu si një rrotë brenda një ore nuk e llogarit kohën, por është rezultat i sinkronitetit në përgjithësi. Lumturia është mirëqenia subjektive, dhe për fatin tonë të mirë, është një gjendje në të cilën ne mund të ndryshojmë aktivisht për më mirë. Edhe nëse e konsiderojmë si një aksident revolucionar i gjuhës, apo si një portë drejt emocioneve tona, muzika aktivizon pjesë të trurit që nxisin lumturinë duke çliruar endrofina të ngjashme me atë që bënë seksi dhe ushqimi: Në damarë rrjedhte/ Dëbora e dashurisë së parë/ Kurse unë e thithja me çdo fjalë/ Në lulishten e takimit të parë/ Të shtrëngova fuqimisht në gjoks/ Dy zemra udhëtonin/ Nëpër thellësitë e reve… (Dhuratë)

Poezia mund të të bëjë të përjetshëm, kurse muzika mund të çlirojë trupin. Ndonjëherë ajo të ndihmon të flesh dhe të stimulon çlodhjen e trurit apo edhe të meditosh. Nuk është sekret për asnjë, që rrokullisjet në bar dhe të gjitha emocionet që sjell ky veprim, të bëjnë të ndihesh mirë. Endorfina është neutrotransmetues në tru që redukton dhimbjet që shkakton euforia. Mësymja e kaq kimikateve mund të duket si një zgjidhje temporale të një dite të mërzitshme, të zymtë, por ajo sjell përfitime të tjera, më e pakta, është një shprehje dashurie dhe fuqie në një lidhje dashurore. Shpesh duke ju referuar “hormoneve të dashurisë” ose një “përqafimi kimik”, që është i lidhur me ndjenjën e një lidhjeje të vërtetë, sjell më pas reduktimin e stresit.

Paralelisht me muzikën, poezia është një nga degëzimet e artit letrar, ku shtjellohet motivi në formë të vargëzuar dhe në kuptime të veçanta. Poezia e Remzi Bashës është shpërfaqje e pashkëputur e fjalëve të veçanta, e fjalëve të rradhitura artistikisht për ta bërë një lidhmëri organike brenda vargut, dhe të vargjeve brenda strofës, si dhe të strofave me tërësinë, gjë që krijon një transponim specifik dhe unik të përjetimit, të ndijimit dhe imagjinatës, duke konturuar premisat e dominimit të nënkuptimeve dhe nëntekstit, si formë e shpërfaqjes së modernitetit dhe submodernizmit, si ngulitje në kulturat dhe letërsitë e avancuara. Nuk na mbetet tjetër veçse t’i themi shkurt e shqip: Urime dhe gëzuar për këtë vepër të re! (Bukuresht, Maj 2022)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ndërroi jetë dr. Daut Dauti – historiani, gazetari dhe studiuesi i shquar shqiptar

September 1, 2026

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

By adminSeptember 1, 2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27, Drejtoria Rajonale e Policisë në…

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026

Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit

September 1, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

September 1, 2026

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.