Author: admin

 Çapajev Gjokutaj Sa herë postoj ndonjë gjë për politikën, shfaqen edhe komentuesit që humbasin toruan dhe shkelin etikën. Shajnë majtas e djathtas, ndezin motorët e gjuhës së urrejtjes, paçka se presupozohet që diskutimi bëhet mes miqsh, qoftë dhe virtualë. S’është e lehtë të thuash në mënyrë shteruese pse trazohemi kaq shumë kur flasim për politikë e politikanë. Mund të jetë punë modeli. Që nga vitet 1920, kur në nahijen tonë u shfaqën partitë politike, e deri më sot, politika ka qenë jo aq ndeshje alternativash, sa përpjekje për t’i mbyllur gojën kundërshtarit. Me çfarëdo lloj mjeti: me vaj recini,…

Read More

NGA: K. GOCA Ish reprezentuesi i Kosovës, Besart Pireva, ka debutuar me fitore në boksin profesionist.  Pireva ka boksuar për mrekulli për gjashtë runde, sidomos në rundin e fundit tre herë e ka hedhur në tokë boksierin Efraim Valentinin. Një fitore për t’u mbajtur mend, një fillim në mënyrë të shkëlqyeshme dhe ka festuar me flamur të Kosovës. “Fitore në ndeshjen e parë në boksin profesionist. E filluam me këmbe të mbarë dhe shpresojmë të vazhdojmë ashtu edhe më tutje. Faleminderit të gjithë për përkrahjen tuaj”, ka shkruar Pireva në profilin e tij në facebook.

Read More

( Arif Molliqi, “Arkivi i letrave të djegura”, roman, botoi Armagedoni, 2022) Arif Molliqi ka mbledhur, ka inspektuar dhe pastaj ka hapur arkivin e vendlindjes. Sapo ka bërë këtë punë, ka trazuar mendjen dhe zemrën e shumë njerëzve të qytetit të vet. Ai i shpreh në roman pakënaqësitë e veta dhe të bashkëvendësve ndaj politikanëve dhe ministrave për shkatërrimin e qytetit. Me romanin dokumentar Arkivi i letrave të djegura, sipas bindjes sime, më të mirin nga krijimtaria e tij, ka bërë bashkë letërsinë dhe historinë. Ka treguar çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka mundur të ndodhë. Ka ecur paralelisht…

Read More

Brigada e 68-të e këmbësorisë Jager e Ukrainës, ka realizuar një operacion kundër forcave pushtuese ruse, duke i detyruar të tërhiqen nga fushëbeteja. Videoja e filmuar nga ajri shfaq momentin kur tanket ruse goditen me predha, e derisa po digjeshin ushtarët rusë dilnin nga to dhe vraponin me tërë forcën për t’i shpëtuar vdekjes, transmeton Telegrafi. Pamjet nga droni tregojnë edhe një herë se ukrainasit janë “arrë e fortë” për rusët, që kishin menduan se për tri ditë do të arrijnë ta marrin nën kontroll kryeqytetin ukrainas. Në anën tjetër, kundërofensiva e ukrainasve i ka detyruar trupat ruse të…

Read More

Janë arrestuar dy perosona në Ferizaj pasi sipas policisë të njëjtit kanë ushtruar dhunë në familje, njofton policia. Sipas policisë një burrë nga fshati Talinovc i Ferizajt ka ushtruarë dhunë mbi bashkëshorten e tij 32 vjeçarë me inicialet D.M, ku pastaj e njëjta kishte pranuar tretman mjekësorë. “Me datën 20.11.2022, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje. Rreth orës 19:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të  Ferizajt është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht…

Read More

Bëhet e ditur se boksieri nga Kosova, Leonid Berisha, është shpallur kampion në Zvicër, në kategorinë deri në 86 kilogramë, përcjell albinfo.ch. Shqiptari në finalen që është mbajtur në Gjenevë e ka mposhtur Saurier Michael. Vlen të theksohet se Berisha është me prejardhje nga fshati Drenoc, komuna e Rahovecit. Kosovari pas një viti përkushtim, disipline dhe fitoreve të njëpasnjëshme, ai mbrëmë e realizoi një ëndërr të tij.

Read More

Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në Prishtinë se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai i bëri këto komente në një bisedë me Zërin e Amerikës gjatë vizitës së tij disa ditëshe në Kosovë ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. “Shpresoj që mund t’i afrohemi më shumë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. E mbështes idenë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më qendror në bisedimet ndërmjet të dyja palëve…

Read More

Takimi reth 8 orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje për targat. Ndërsa nga nesër do të filloj shqiptimi i gjobave për qytetarët që kanë makina me ato që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se shqiptimi i gjobave do të nis nesër pas orës pas orës 08:00. Pesë orë bisedime asnjë marrëveshje në Bruksel – Borrell: E dhamë një propozim…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, sot ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në stadiumin e klubit futbollistik “Kika”, stadium ky në të cilin po investohet në vlerë prej 1.6 milionë eurosh. Ky investim vie si bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. “Punimet në fushën sintetike janë duke vazhduar suksesshëm dhe kanë marrë formën e duhur”- ka thënë Rahimaj. Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet, për mungesën e përkrahjes nga institucionet, ka shtuar ai./GJILANI INFO/

Read More

Drejtoria Komunale e Arsimit ka mbajtur garat e Matematikës për klasat -IX-, -X-, -XI-, -XII- në lokalet e SHMLP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë . Në këtë garë morën pjesë nxënësit e shkollave përkatëse të Kamenicës, ku prezent në gara ishin nxënës nga Shkollat e Mesme të Ulēta dhe nxënës të Shkollave të Mesme të Larta. Suksesi i tyre ishte relativisht i mirë, ndërkaq tre vendet e para i zunë këta nxënës: Klasa e -IX- 1.Erisa Hoda, SHFMU ,,Abdulla Krashnica” në Koretin; 2. Egzon Krasniqi, SHFMU ,,Rexhep Mala” në Topanicë; 3.Lorentina Maliqi, SHFMU „Fan Noli’ në Kamenicë; Klasa -X- 1.Maltin Klaiqi,…

Read More