Author: admin

Banorët e Brezit Kufitar nga Karaceva e Kamenicës, nuk ndihen të sigurtë tash e më tepër se dy dekada, ngase forcat policore dhe ushtarake serbe, që nga viti 2001 e këndej, provokojnë  popullatën e këtushme, duke u futur here pas here brenda teritorit të Kosovës, tha Selver Lenjani, aktualisht kryetar i Këshillit të Fshatit në Karacevën e Poshtme. ‘’Gjendjen e sigurisë në këtë pjesë të brezit kufitar, nuk e kemi të mire, ngase forcat policore e ushtarake serbe here pas here, futen 500 metra brenda teritorit të Kosovës, pa KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, duke ngjallur kështu frikën për…

Read More

Artan Thaçi, i cili është djali i humoristit të ndjerë Rasim Thaçi- Cima tha se po e përcjell me kënaqësi botërorin në Katar. Thaçi tha në emisionin Botërori Special në Klan Kosova se do të ketë befasi të mëdha. Ai theksoi se nga sot do të jetë tifoz i Arabisë Saudite. “Po mundohem ta përcjell çdo lojë të botërorit edhe pse nganjëherë po i bie në orare kur ne jemi të angazhuar edhe me gjëra të tjera. Po më pëlqen shumë ka lojë shumë të mira, po vërehet se do të ketë befasi të mëdha”, tha ai. “Hiç më…

Read More

Liria e Prizrenit ka shkaktuar befasinë e madhe në Kupën e Kosovës. Skuadra e Ligës së Parë ka eliminuar Dritën në 1/16 e finales së Kupës, me rezultat 1-2. “Bardhekaltrit” ishin favoritë në këtë ndeshje, por kështu nuk menduan edhe mysafirët, të cilët krejt në fund arritën ta sigurojnë kalimin tutje. Pjesa e parë në Gjilan kishte përfunduar baras 1-1, ku fillimisht Liria kaloi në epërsi me anë të Tijuezas (‘3), ndërsa Marko Simonovski barazoi me golin e minutës së 32-të. Golin e fitores për prizrenasit e realizoi Ardit Topallaj me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes.

Read More

Poeti Prend Buzhala është shpallur sot fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për arritje të veçanta në letërsi, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas “Beqir Musliu”. Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Sadetete Tërnava – Osmani, Arsimi Halili, dhe Tahir Arifi. “Është vazhdimësi e punës së Komunës, institucioneve e përfaqësuesve të botës së artit të të shkruarit që po e vazhdojmë edhe këtë vit. Pra, nga viti 2004 jepet ky çmim dhe po e vazhdojmë tash për herë të gjashtëmbëdhjetë…

Read More

NGA: THANAS JORGJI Kisha katër vjet që nuk pata shkuar në vendlindje për shkak të Covidit dhe vajtjen e prisja me padurim. Përjetoja një ndjenjë të përzier malli dhe kureshtjeje. Si do t’i gjeja shokët? (megjithëse sot teknika e ka bërë të mundur të flasim dhe të shihemi përditë në kamera, por gjithësesi) Po shtëpinë time të vjetër në qytetin tim të vogël si do ta gjeja? Po Shqipërinë? Mbi të gjitha, Shqipërinë! Isha kureshtar ta shihja Tiranën. Si harmonizoheshin kullat e larta me urbanistikën e qytetit, një temë gjithnjë e nxehtë në debatet e studiove televizive. Dhe ja ku…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga një bankë komerciale në qytetin e Vitisë më 14.10.2022 ka pranuar ankesë se në një bankomat të kësaj banke janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 euro. Policia bën të ditur se Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se dy të dyshuar kosovar E.SH (2004) dhe E.S. (2000) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Vitisë bankënota të falsifikuara të vlerës 100 euro. “Dy të dyshuarit më 22.11.2022 janë lokalizuar…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pranuar sot Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA. “Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar me 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike”, ka thënë kryetari Hyseni. “Ne do të vazhdojmë të angazhohemi dhe të përkushtohemi në përmirësimin e performancës komunale dhe ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë. Për një qeverisje të drejtë dhe transparente”, është shprehur…

Read More

Autori, Prof. Sahit Sahitaj Interesat tuaja personale – të zhytura në llumin e krimeve të organizuara e të korrupsionit – shkojnë në dëm të vet popullit serb Z. Rakiq, Nuk e di se sa keni dijeni për kohën e ardhjes së serbëve në Ballkan, për Pashallukun e Beogradit, për vitet 1877/78, për vitet 1912- 1999. Kjo ka rëndësi për shqiptarët; ka rëndësi edhe për serbët, sepse që nga viti famëkeq 1877 e deri në vitin 1999 nga dora e bishave serbe u derdh gjaku i qindra mijëra shqiptarëve. Gjakderdhjet u kryen me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve nga trojet…

Read More

Nje femër ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur më datë 19.11.20022 rreth orës 11:00, në rrugën e Preshevës, ndërsa raportimi është bërë të hënën në Pejë. Tutje në raport bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Ankuesja femër kosovare me datën 22.11.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Read More

FC Drita nis rrugëtimin në garë për trofeun e Kupës së Kosovës nesër, e mërkure me ndeshjen e 1/16-ës së finales ndaj KF Liria. Në prag të këtij takimi kryetrajneri ynë, Ardian Nuhiu njofton për përgatitjet rreth kësaj ndeshje, të cilën thekson se FC Drita do ta trajtojë me përgjegjësi. “Kemi shfrytëzuar pushimin në maksimum për të rikuperuar energjitë pas një orari të ngjeshur të garave. Skuadra ka punuar mirë, jemi munduar të përmirësohemi në çdo aspekt, të rritemi gjithmonë edhe më shumë si skuadër. Si zakonisht i kemi analizuar ndeshjet e kundërshtarit dhe bëhet fjalë për një ekip…

Read More