Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale
Të reja

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

June 25, 2022

Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!

June 25, 2022

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë

June 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale
  • Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!
  • Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë
  • Mbahet punëtoria për etikën, transparencën dhe llogaridhënien në Administratën Komunale
  • Ftohen fermerët që kanë pasur dëme nga breshëri dhe erërat të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë
  • Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhje, diskutoet për sigurinë e qytetarëve të Kamenicës
  • Komuna e Vitisë përfundoj me sukses vizitat sistematike shëndetësore për mbi 1700 nxënës vitias
  • Kryetari Rahimaj së bashku me drejtorin Morina mbajnë takim me fermerë, diskutojnë për projektet që do të zhvillohen në fushën e Bujqësisë për vitin 2022
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale
Gjilani Info
Ballina»Opinione»Lehtësia e padurueshme e përçmimit shovinist serb ndaj “šiptari”-t
Opinione

Lehtësia e padurueshme e përçmimit shovinist serb ndaj “šiptari”-t

adminBy adminMay 31, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ardian Haxhaj

Tashmë është bërë përditshmëri të dëgjojmë politikanë, ministra e akademikë serbë që publikisht e zyrtarisht t’u referohen fqinjëve, shqiptarëve, me emrin përçmues e denigrues “šiptari”. Me ndonjë përjashtim të ndonjë organizate joqeveritare serbe, apo të ndonjë intelektuali e opinionisti serb që e kundërshton këtë gjuhë urrejtëse, për të tjerët, për shumicën dërmuese të institucioneve serbe, ky emërtim përbuzës racist është krejt i zakonshëm në diskursin e tyre shovinist. Faktikisht, ky emërtim përçmues ka histori të gjatë dhe të vazhdueshme në kohë e rrethana të ndryshme, ku shumica e kalemxhinjve serbë me lehtësi të padurueshme raciste e mbllaçitin emërtimin “siptari”.

Ndoshta duket e çuditshme, sidomos për të huajt, por që nuk ka kurrfarë çudie, se publikimet e shkrimtarëve, gazetarëve, historianëve, opinionistëve shqiptarë, që nga koha e konflikteve serbo-shqiptare të viteve 1877 e këndej, në pjesën dërmuese të tyre, duke i përfshirë edhe rilindësit, me ndonjë përjashtim, fqinjët serbë i kanë emërtuar me emrin zyrtar si “serbë”, “serbët”, “pushtuesit serbë”, “politika gjenocidale serbe”, “xhandarmëria serbe”, “milicia serbe” etj. Pa dyshim se në jetën e përditshme njerëzit tanë e kanë konsumuar emërtimin pezhorativ, etnik e pse jo edhe përçmues, si: “shka”, “shkiet”, “shkavellat” etj., por që në pjesën e komunikimit zyrtar është përdorur dhe përdoret forma korrekte.

A ka të bëjë e gjithë kjo me emancipimin humanist e kulturor më të madh e më të shquar të një elite kombëtare në krahasim me elitën e një kombi tjetër? Si është e mundur që pjesëtarët e elitës së një kombi e shteti, që vetëm brenda një shekulli kanë kryer gjenocide kundër tre popujve fqinj të mos e tejkalojnë gjuhën shoviniste e raciste ndaj fqinjëve të tyre, e ndërkohë që elitat e fqinjëve të tyre nuk ia kthejnë me të njëjtën gjuhë?

***

Viti 1993. Kosova e okupuar nga okupatorët serbë. Aparteid. Shkollat dhe universitetet e mbyllura për shqiptarët. Maltretime, rrahje barbare, vrasje. Në gjimnaz mësonim në objektin e një shkolle fillore. I mllefosur nga robëria, shtypja, përçmimi, varfëria, terrori, diskriminimi; i pangopur nga etja për leximin e letërsisë dhe historisë, ku mbushesha me ndjenjën e sedrës së nëpërkëmbur nacionale, shkruaja vjersha. Atëbotë kombi shqiptar për mua ishte vlera më e lartë … po çfarë kombe të tjera more … jo, jo, vetëm ne ishim në majën e vlerave të përbotshme, por që na kishte okupuar e poshtëruar “kombi më i keq në botë”, më i keqi që mund ta kemi pasur: “shkiet” … Në një varg adoleshent të një vjershe adoleshente kishte gjetur vend emërtimi, metafora: “shka”. Disa fletë të shtypura me makinë shkrimi, në të cilat ishin të renditura një tufë vjershash, ia dhashë për lexim, atëbotë, profesorit të letërsisë, poetit, shkrimtarit, studiuesit dhe dashamirësit tim, Prend Buzhalës. Mezi prisja ta takoja profesor Prendin pas leximit të vjershave të mia për ta kuptuar se a isha bërë vërtet “poet”, apo jo. Më kujtohet kur u takova me të pasi i kishte lexuar dhe redaktuar vjershat me laps kimik me ngjyrë të kuqe. Në secilën vjershë kishte bërë komente, variante të metaforave, heqje të ndonjë fjale a vargu. E te vjersha me vargun që përfundonte me emrin “shka” e kishte nënvizuar dy herë dhe në margjina të fletës e kishte shkruar “të hiqet”. Një ndërtim i dialogut me të, që pak a shumë ka qenë kështu gati fiks para tri dekadave:

Unë: Po këtë përse është e nevojshme ta heq?

Prend Buzhala: Nuk është korrekte …

Unë: Profesor … është një shprehje … edhe ata na quajnë “šiptari”!

Prend Buzhala: Okupatorët e kanë si mjet të sundimit edhe shovinizmin …

Unë: Edhe ne duhet …

Prend Buzhala: Ne nuk jemi shovinistë dhe nuk duhet të bëhemi shovinistë sikur ata. Ndryshe janë pushtuesit serbë, ndryshe është populli serb, nuk duhet përgjithësuar …

Unë: Por …

Prend Buzhala: Ti je poet … Shovinizmin nuk e duron arti, poezia. Ne luftojmë për t’u çliruar nga pushtuesit serbë dhe një ditë do të çlirohemi, por nuk jemi e nuk duhet të bëhemi shovinistë!

E profesori Prend që më korrigjoi ta hiqja nga vargu shprehjen shoviniste për një komb, qoftë ai edhe kombi, pjesëtarët e të cilit ishin okupatorët tanë, ishte vetë i persekutuar nga pushtuesit serbë, i burgosur, i anatemuar dhe i larguar nga puna në vitet e tetëdhjeta dhe i persekutuar përsëri gjatë kohës së okupimit në vitet e nëntëdhjeta.

***

Është e dokumentuar se veprat dhe shkrimet e rilindësve tanë në përgjithësi dëshmojnë për qasjen konstruktive ndaj popujve fqinj, flasin me gjuhën e mirëkuptimit (me ndonjë përjashtim). Kjo traditë ka vazhduar edhe pas Luftës së Parë Botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka libër të shkruar nga autorë seriozë shqiptarë që u referohet fqinjëve serbë me emërtimin përçmues “shka”, “shkie”, qoftë edhe në librat ku flitet për luftëra e masakra të bëra nga pushtuesit serbë. Paradoksi i gjithë kësaj meseleje është se zakonisht ne ishim kryesisht viktima të serbëve e jo anasjelltas. Megjithatë përdorimi i emërtimit “šiptari” nga zyrtarët serbë deri në ditët e sotme tregon për shkollat e pandryshuara hegjemone serbe ndaj fqinjëve shqiptarë që nuk kanë të ndalur, madje as pas epokës së diskursit të demokracisë të proklamuar e të legjitimuar nga pothuajse çdo demokraci botërore.

Ta paragjykojmë situatën sikur një ministër shqiptar i Kosovës ta përdorte zyrtarisht e publikisht emërtimin përçmues “shka”, “shkiet” për “serb”, “serbët”: burokratët e Brukselit do të ngriheshin në maje të gishtave të këmbëve për ta dënuar “me krejt forcën shprehjen shoviniste të një ministri që e përçmon një komb të tërë me emërtimin shovinist, në kundërshtim me vlerat evropiane dhe në kundërshtim me vetë ligjet e aplikueshme në fuqi”. Hipotetikisht ai ministër do të bëhej tabelë qitjeje nga të gjitha institucionet, sidomos ato ndërkombëtare, duke i përfshirë edhe gjashtë ambasadorët e Quintit. Ai ministër do të shkarkohej nga pozita e ministrit, do të detyrohej edhe të kërkonte falje publike … Ndoshta kjo do të ishte debatuar deri në ndonjë seancë të OKB, ku do të raportonin përfaqësuesit serbë, rusë, bjellorusë, kinezë … Me siguri se edhe i zoti i shtëpisë së Shqipërisë Londineze do ta lëshonte ndonjë cicërimë dënuese ndaj të gjithë “kadrinjve” që e fëlliqin gojën me shprehje fyese ndaj kombit që e përfaqëson “miku im i ngushtë, zoti Vučić”.

E mirë është që nuk e fëlliqim gojën …

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Tre kompromise që mund t’i kërkohen Kosovës

June 22, 2022

Mrizi i politikanëve nën mallkimin e zanave!

June 21, 2022

Për të mos harruar …

June 20, 2022

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Qendrore

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

By adminJune 25, 2022

Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në…

Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!

June 25, 2022

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë

June 24, 2022

Mbahet punëtoria për etikën, transparencën dhe llogaridhënien në Administratën Komunale

June 24, 2022
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

June 25, 2022

Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!

June 25, 2022

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë

June 24, 2022
Partnere:
© 2022 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.