- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Rahimaj: Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet për mungesën e përkrahjes nga institucionet
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, sot ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në stadiumin e klubit futbollistik “Kika”, stadium ky në të cilin po investohet në vlerë prej 1.6 milionë eurosh. Ky investim vie si bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. “Punimet në fushën sintetike janë duke vazhduar suksesshëm dhe kanë marrë formën e duhur”- ka thënë Rahimaj. Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet, për mungesën e përkrahjes nga institucionet, ka shtuar ai./GJILANI INFO/
Drejtoria Komunale e Arsimit ka mbajtur garat e Matematikës për klasat -IX-, -X-, -XI-, -XII- në lokalet e SHMLP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë . Në këtë garë morën pjesë nxënësit e shkollave përkatëse të Kamenicës, ku prezent në gara ishin nxënës nga Shkollat e Mesme të Ulēta dhe nxënës të Shkollave të Mesme të Larta. Suksesi i tyre ishte relativisht i mirë, ndërkaq tre vendet e para i zunë këta nxënës: Klasa e -IX- 1.Erisa Hoda, SHFMU ,,Abdulla Krashnica” në Koretin; 2. Egzon Krasniqi, SHFMU ,,Rexhep Mala” në Topanicë; 3.Lorentina Maliqi, SHFMU „Fan Noli’ në Kamenicë; Klasa -X- 1.Maltin Klaiqi,…
Hyseni dhe Kelmendi diskutuan për ngritjen e kapaciteteve financiare në fushën e mirëqenies sociale
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim njoftues drejtoreshën e Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), Donjetë Kelmendi, e cila shoqërohej nga drejtoresha e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA. Ky takim ka ardhur në kohën kur po mbahet dhe punëtoria dy-ditore për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. Në këtë takim është diskutuar për ngritjen kapaciteteve financiare në fushën e mirëqenies…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Urbanizëm, Ali Arifi dhe përfaqësuesin e komunitetit rom, Vebi Ramadani, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Këshillit Danez për Refugjatë (Danish Refugee Council), Kristen Stec, e cila shoqërohej nga Valon Vitia. Kryetari Hyseni, pasi i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e këtij Këshilli, bëri të ditur se tema kryesor e këtij takimi ka qenë ndërtimi i banesave sociale për komunitetin rom, me theks të veçantë të riatedhesuarit në Komunën e Gjilanit. Gjatë takimit u diskutua, po ashtu, edhe lidhur me projektet e tjera të cilat kjo Organizatë mund…
Në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Gjilan është hapur Panairi “Festo Tradicionalisht”
Në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Gjilan është hapur sot Panairi “Festo Tradicionalisht”, në të cilin janë ekspozuar produkte të prodhuara nga gratë, e që janë artizanale, ushqimore, e të ndryshme. Në hapjen e Panairit, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se ky është një simbolikë e angazhimit dhe planeve tona për mbështetjen për gratë dhe vajzat. “Jam i lumtur që po e shënojmë bashkë Ditën e flamurit, 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë përmes këtij Panairi, i cili është një simbolikë e angazhimit dhe planeve tona për mbështetjen për gratë dhe vajzat. Ajo që ne e…
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takoi edhe ministren e Mbrojtjes Kombëtare të Holandës, Kajsa Ollongren. Me këtë rast, Mehaj dhe Ollongren diskutuan rreth pikave ku mund të rrisim bashkëpunimin, veçanërisht tani që veçse kemi pranuar aprovimin për caktimin e atasheut tonë jorezident të mbrojtjes që do të koordinoj bashkëpunimin me këtë shtet. “Gjithashtu, Ministri Mehaj e njoftoi për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por dhe bashkëpunimin e ngushtë…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se në kohën kur një pjesë e madhe e vendit po përballet me vërshime, si institucione kanë ndërmarrë masat e nevojshme për evitimin e dëmeve të shkaktuara nga to. Ai ka theksuar se në verën e këtij viti Komuna ka pastruar shtretërit e lumenjve dhe pikat që kanë paraqitur rreziqe. “Ndërkohë dje e sot ishim në terren për të ndërmarrë veprime parandaluese që këtë situatë ta kalojmë sa më lehtë dhe me sa më pak dëme. Lus të gjithë qytetarët që për çdo vështirësi të kontaktoni Qendrat Operative Emergjente përmes numrit…
Biblioteka e qytetit “Fan S Noli” në Gjilan, si njëra ndër bibliotekat më të avancuara në Kosovë, ofron kushte optimale për lexuesit e saj. Ka hapësirë të mjaftueshme leximi, komoditet, qetësi, dhe pastërti. Kurse nga muaji shkurt biblioteka të gjithë përdoruesëve, lexuesëve dhe punëtorëve shkencor, përmes katalogut on-line https://plus.cobiss.net/cobiss/ks/sq/unpaywall iu ofron një bazë të të dhënave me mbi 30 milion artikuj dhe libra shkencor – në të gjitha gjuhët, duke mos harrur edhe fondin e saj bibliotekar me mbi 100 mijë libra dhe materiale tjera bibliotekare, tha Qazim Azizi, drejtori i kesaj biblioteke. Sipas tij, interesimi i lexuesve këte…
“Pas pranimit të informatës se diçka e keqe po ndodh në Stublinë dhe reagimit të banorëve të cilët edhe me peticion u janë drejtuar institucioneve komunale, me sa duket, këta të fundit, as që e kanë përfillur kërkesën e banorëve që të mos i varrosin kafshët e ngordhura në parcelën me nr. 309-ZK Stublinë”, ka thënë Latif Maliqi, Këshilltar Komunal nga radhët e LDK-së, në Kuvendit Komunal të Gjilanit “Ne sot e vizituam dhe e pamë për së afërmi se në këtë lokacion pa kurrfarë vendimi po varrosen kafshët e ngordhura, edhe pse ky vendim nuk ka hyrë në fuqi…
Shkruan: Festim Shkodra – koordinator i OMGJ 2023 Më 19.11.2022, u mbajt Olimpiada e XV Matematike e Gjilanit – OMGJ 2023. Olimpiada u mbajt në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, Kjo olimpiadë u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK) dhe Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan. Më 19.11.2022, u mbajt me sukses Olimpiada e XV Matematike e Gjilanit – OMGJ 2022. Olimpiada u mbajt në hapësirat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Kjo olimpiadë u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan. Në…

