Author: admin

Të tolerosh një Serbi që ende nuk është denacifikuar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera, një Serbi që vazhdon të kundërshtoj hapur sanksionet e vendosura kundër Rusisë dhe të mbash peng një popull të tërë properendimor e proamerikan, siç është Kosova, është anomalia më e madhe nëpër të cilën po kalon vendimarrja politike në Bruksel. Shkruan: Mehmet PRISHTINA Kosova edhe kësaj radhe kaloi keq në Bruksel. Nuk ndodhi ajo që pritej në samitin e radhës të BE-së, pra liberalizimi i vizave. Gjithashtu edhe NATO ka “shuar” shpresat e Prishtinës zyrtare për një anëtarësim të shpejtë të…

Read More

Momenti i shumëpritur ka ardhur. Pas disa javësh përgatitje, Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat, të hënën ka udhëtuar drejt Qipros për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që mbahet në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik. Kjo është hera e dytë që vashat e Kosovës marrin pjesë në një garë të tillë. Vitin e kaluar u stolisën me medaljen e bronztë, kurse këtë vit kanë udhëtuar me ambicie më të mëdha. Përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe atmosfera në Përfaqësuesen e Kosovës ishte shumë e mirë. Ekipi përbehet nga lojtare me përvojë dhe ato të reja,…

Read More

Nga: Ernesto Sabato Për mua, romani është si historia dhe si protagonisti i saj, njeriu: një zhanër i papastër në shkallën më të lartë. I qëndron çfarëdo qartësimi dhe shkon përtej çdo kufizimi. Sa për teknikën, e konsideroj të ligjshme çdo gjë të dobishme për qëllimet që ndiqen dhe i konsideroj të paligjshme ato risi që bëhen vetëm për hir të risisë. Kështu, kur njeriu i shekullit XX e ktheu vështrimin nga një botë e panjohur më parë, siç është nënvetëdija, ishte e pashmangshme dhe legjitime që të përdorej monologu i brendshëm. Në thelb, romani i sotëm synon eksplorimin…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka thënë G7-ës se donte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte para fillimit të dimrit. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zelensky tha se kushtet e betejës do ta bënin më të vështirë për trupat e tij ndërsa ata do të luftonin kundër tyre dhe u kërkoi udhëheqësve të G7 të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit, tha një burim për AFP. Zelensky iu drejtua liderëve të G7 përmes lidhjes video në një samit në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani. Ai aty gjithashtu ka kërkuar ndihmë…

Read More

Propozimi i presidencës franceze në BE për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut shkakton dëshpërim tek qytetarët bullgarë, tregojnë rezultatet nga sondazhi i bërë me telefon i zbatuar nga “Gallup International”. Siç njofton korrespondenti i AIM-s nga Sofja, sipas hulumtimit, 59,9 për qind e bullgarëve të anketuar konsiderojnë se me “propozimin francez” nuk janë marrë parasysh interesat e Bullgarisë, 25 për qind kanë vlerësuar se ai “në shkallë të mjaftueshme i ka parasysh” interesat bullgare, ndërsa të tjerët nuk kanë qëndrim. Kur bëhet fjalë për votimin e mosbesimit të Qeverisë bullgare të kryeministrit Kiril Petkov, 48,1 për…

Read More

Pavarësisht normave të inflacionit që po shënon rritje nga muaji në muaj, është ende herët të bëhet një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për vitin 2022.Kështu ka thënë drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, përcjell albinfo.ch. Zeka ka thënë se gjithçka do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale. Megjithatë, Zeka shtoi se në rast se ndodh ndonjë mrekulli e hyrjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti, atëherë natyrisht mund të flitet për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën e rritjes…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së punës në Singapor është pritur në takim nga Presidentja e Singaporit Halimah Yacob. Pavarësisht distancës së largët gjeografike, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve me këtë shtet të Azisë Juglindore, sidomos duke e ditur potencialit e bashkëpunimit tregtar. Në kontekst të thellimit të marrëdhënieve më këtë shtet, Presidentja Osmani ka potencuar se Singapori ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm në teknologji si dhe në fushën e mbrojtjes, ndaj ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të fokusuar në këto fusha. Ky bashkëpunim sipas…

Read More

Kriza ekonomike që ka goditur pothuajse mbarë botën, ka bërë që të ketë rritje të çmimeve në  shumë produkte. E rritjes së këtyre çmimeve nuk i ka shpëtuar as buka. Nga 50 cent sa ishte në qytetin e Gjilanit tash e tutje buka do të kushtojë 60 cent. Kështu është  bërë ditur në rrjetet sociale. Në muajt e fundit, çmimi i bukës është rritur disa herë. Që nga viti i kaluar deri më tani, çmimi i bukës është rritur për 20 cent.

Read More

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi  do të vizitojë sot ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli i gjendet në paraburgim në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur vet Arifi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Arifi është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin, që sipas tij, është i padrejtë ndaj siç i quajti ai, burrështetasve të Kosovës. “Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë. Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli. Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me…

Read More

Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e III-të të rregullt. Në këtë takim gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është vlerësuar si e qetë dhe stabile nga pjesëmarrësit në këtë takim. Megjithatë u ngritën disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë publike nga anëtarët e këtij këshilli. Hasan Aliu, zv.kryetari i komunës së Vitisë dhe njëherit kryesues i KKSB-së tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile. Për këtë ai falënderoi të gjitha mekanizmat por edhe në veçanti qytetarët. Kurse Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në…

Read More