- Sezon i mbarë në ara, por tregu vazhdon t’i sfidojë prodhuesit vendorë
- Moti sot me diell
- Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë
- Policia: 25 aksidente me të lënduar dhe 2,693 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza për vjedhje, kanosje, vetëgjyqësi dhe dhunë në familje
- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
Author: admin
Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka filluar sot Manifestimi në kuadër të Festës së Flamurit. Sot është mbajtur koncerti i përgatitur nga shkolla e baletit dhe muzikës, me pika të ndryshme, të interpretuara nga fëmijët e këtyre shkollave. Ju rikujtojmë se ky manifestim do të vazhdojë deri me datën 28 Nëntor, me pika të ndryshme të përgatitura nga DKRS./GJILANI INFO/
Gjilan, policia kontrollon shtëpinë e të dyshuarit për pastrim të parave, i sekuestron kontrata noteriale
Prezantoi në “TikTok” para që dyshohet se i ka fituar përmes veprave penale – policia nuk e gjen të dyshuarin në shtëpinë e tij në Gjilan Policia e Kosovës njoftoi se këtë të enjte ka realizuar një operacion në Gjilan, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘pastrim i parave’. Sipas njoftimit, hetuesit policorë kanë kontrolluar shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën penale të lartcekur, të cilën dyshohet ta ketë konsumuar gjatë periudhës kohore tetor 2022. “Kontrolli është realizuar duke u bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore…
Me prezencën ndaj Kamerunit, Xherdan Shaqiri hyn në historinë e kombëtares së Zvicrës. 31-vjeçari që luan në MLS me Chicago Fire ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022). Me këtë statistikë, Shaqiri arrin Valon Berhamin që ka zbritur në fushë me përfaqësuesen e Zvicrës në Kupat e Botës 2006, 2010, 2014 dhe 2018. Duhet theksuar se dy lojtarët e Zvicrës me më shumë prezenca në Kupat e Botës, në të vërtetë janë të dy me origjinë shqiptare.
Përfaqësuesja e Kosovës U19 e ka mbyllur me barazim ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të grupit të 3-të në Maind Round, për kualifikimet e Evropianit 2023. “Dardanët” U19 në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Suedi, kanë barazuar me Qipron, 0:0. Në pjesën e parë të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit luajtën më mirë, bashkëvepruan dhe e qarkulluan topin më mirë se kundërshtari dhe krijuan edhe disa raste shënimi, por sikur topin nuk donte të hynte në portën qipriote. Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të “dardanëve” por Qipro u mbrojt mjaft mirë. Kështu pas…
Ardian Nuhiu dhe skuadra e Dritës kanë ndërprerë bashkëpunimin. Nuhiu në konferencën për medie ka lënë të nënkuptohet se ndarja ka qenë miqësore. Ardian Nuhiu ka thënë se Drita do të ketë një vend të veçantë në zëmrën e tij. “Dua të falënderoj këtë familje të madhe të klubit Drita. Katër vite të jashtëzakonshme. Emocione, histori, fitore, humbje, dhimbje e për më tepër gëzime. Falënderoj 2 presidentët dhe drejtuesit që gjithmonë, 24 orë kemi qenë bashkë për të mirën e kësaj skuadre. Falënderoj edhe tifozët, mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme nëpër stadiume. Stafit tim, stafit mjekësor, dhe më të…
Skandal në Speciale: Njeriu i shërbimit sekret serb bashkëpunoi me ZPS-në, dërgoi dëshmitar të rrejshëm kundër Thaçit dhe Veselit
Një dëshmitar ka dhënë deklarata të rrejshme në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se ata ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Më pas, ky person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka tërhequr deklaratat e tij, duke pohuar se ishte nxitur nga një person tjetër që të gënjente. Dëshmitari që kishte dhënë deklarata të rrejshme, si dhe personi që e kishte nxitur për t’i dhënë ato deklarata, del se kishin lidhje me shërbimin sekret serb.…
Portieri Yann Sommer është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.2 nga faqja e specializuar “Sofascore”. Futbollisti Xherdan Shaqiri asistoi në golin e fitores, duke u vlerësuar me notën 7.0. Me notën 7.0 u vlerësua edhe autori i golit Breel Embolo. Granit Xhaka ka treguar lojë të mirë dhe është vlerësuar me notën 7.1. Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Kamerunit, në hapje të Grupit G në Kampionatin Botëror.
Ylli i kombëtare së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka asistuar dhe Breel Embolo ka realizuar në minutën e 48-të, për fitoren me rezultat 1:0 kundër Kamerunit. Zvicra starton me fitore në Grupin G të Kampionatit Botëror. Futbollisti Xherdan Shaqiri për televizionin zviceran SRF: “E nisëm mirë. Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të veçantë në fillim. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam disa raste dhe arritëm të bënim 1:0. Në fund ka mundur të jetë 2:0 ose 3:0 nëse do t’i realizonim rastet tona. Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është…
Sh.F.M.U ” Skender Emerllahu” në Ramjan, e para shkollë në pilot projektin në nivel vendi për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënies dhe menaxhimit të shkollës
Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, drejtoreshë e DKA-së kanë vizituar nga afër shkollën fillore të mesme të ultë “Skënder Emërllahu”në Ramjan të Vitisë. Aty ata nga afër kanë parë punën që po bënë ekipi vlerësues komunal. Me këtë rast ata vlerësuan lartë angazhimin e mësimdhënësve, menaxhmentit të shkollës, këshillit të prindërve dhe nxënësve. Përndryshe këto ditë është duke u bërë vlerësimi jashtëm mbështetës i shkollës së parë pilote projekt, i mbështetur nga Projekti i BE-se gjegjësisht me ekspertizën e z. Robert Blease dhe inspektoret e arsimit regjional dhe nga MASHT-i. Bëhet…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dëshmuar se janë të pandalshëm dhe të pathyeshëm. Mehaj në një postim në Facebook shkruan se në patrullën vjetore “Triumfi dardan” kadetët e FSK-së të ngarkuar me 35 kg, në distancë prej 33 km, u sfiduan nëpër terrene të vështira malore, ku testuan udhëheqjen, punën ekipore, vetëdisiplinën. “Kadetët tanë frymojnë e veprojnë me ndjenjë e vetme, atë të fitores edhe në TRIUMFIN DARDAN 2022 Në patrullën vjetore ‘Triumfi Dardan 2022’kadetët tanë të ngarkuar me 35 kg, në distancë prej 33 km, u sfiduan…

