Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

KBI dhe “Bereqeti” kanë dhuruar një donacion për QKMF-re të Gjilanit

May 22, 2025

U themelua Këshilli i Mirëbesimit të Fakultetit të Shkencave Sociale në UP “Kadri Zeka”

May 22, 2025

Punëtori online rreth një projekti që ka të bëjë me përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike

May 22, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • KBI dhe “Bereqeti” kanë dhuruar një donacion për QKMF-re të Gjilanit
  • U themelua Këshilli i Mirëbesimit të Fakultetit të Shkencave Sociale në UP “Kadri Zeka”
  • Punëtori online rreth një projekti që ka të bëjë me përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike
  • Policia shton kontrollet në mjetet e operatorëve vendorë të transportit publik për në linjat ndërkombëtare
  • UP “Kadri Zeka” dhe Programi SHER kanë organizuar takim konsultativ për ndryshimet në Statut
  • Pritet që 35 nxënës vitias të ndjekin një trajnim në Akademinë e Policisë në Vushtrri
  • Prokuroria në Gjilan ka ngritur tri aktakuza, – për sulm, posedim droge dhe mospërfillje të Gjykatës
  • Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Drejtori i Bujqësisë kanë mirëpritur përfaqësuesit e KFOR-it Turk në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Standardet e dyfishta të BE-së ndaj Kosovës, nuk i ndihmojnë procesit eurointegrues!
Opinione

Standardet e dyfishta të BE-së ndaj Kosovës, nuk i ndihmojnë procesit eurointegrues!

adminBy adminJune 27, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Të tolerosh një Serbi që ende nuk është denacifikuar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera, një Serbi që vazhdon të kundërshtoj hapur sanksionet e vendosura kundër Rusisë dhe të mbash peng një popull të tërë properendimor e proamerikan, siç është Kosova, është anomalia më e madhe nëpër të cilën po kalon vendimarrja politike në Bruksel.

Shkruan: Mehmet PRISHTINA

Kosova edhe kësaj radhe kaloi keq në Bruksel. Nuk ndodhi ajo që pritej në samitin e radhës të BE-së, pra liberalizimi i vizave. Gjithashtu edhe NATO ka “shuar” shpresat e Prishtinës zyrtare për një anëtarësim të shpejtë të vendit në Aleancë. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, ka thënë në një intervistë se aktualisht s’ka konsensus brenda Aleancës Veri Atlantike për aspiratën e Republikës së Kosovës për anëtarësim.

Pas këtyre lajmeve të këqia, në Kosovë do të vazhdojë përplasja pozitë-opozitë se kush i pati fajet për këtë qasje të Perendimit ndaj vendit tonë. Dhe si zakonisht, është opozita ajo që fajëson qeverinë pse nuk ndodhi liberalizimi i vizave, ose përafrimi me BE-në, përfshi edhe NATO-n. Kështu ishte në të kaluarën, kështu është edhe sot.
Por, në anën tjetër nuk duhet injoruar edhe një fakt që e bën të dyshimtë gjithë këtë proces, sa i përket plotësimit të standardeve të kërkuara nga BE, si kusht për liberalizimin e vizave. Sepse ka ndodhur që standardet janë plotësuar, por qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të lëvizin pa viza!
Nëse i hedhim një sy kronologjisë së këtij procesi në retrospektivë, do të vërejmë se që nga viti 2010 në Kosovë u dhanë premtimet e para për heqjen e vizave. Kryeministri në dorëheqje në atë kohë, Hashim Thaçi, premtonte se liberalizimi për qytetarët e Kosovës do të ndodhte brenda një afati prej 15 muajsh, ndonëse zyrtarët e BE-së thoshin se Brukseli nuk ka një afat të caktuar kohor se kur mund të ndodh një gjë e tillë.
Por në realitet nuk ndodhi ajo që premtohej: jo për 15 muaj, por 6 vjet më vonë, për Thaçin liberalizimi ndodhi. Nëpërmjet një video mesazhi, më 4 maj 2016 ai uroi qytetarët e Kosovës. Në të njëjtën ditë, për heqjen e vizave uroi edhe kryeministri i asaj kohe Isa Mustafa. Qysh atë vit, Qeveria e Kosovës thoshte se ka përmbushur kriteret.
Në anën tjetër BE nuk e kursente Kosovën nga kushtet e reja që duhej plotësuar. Ndonëse jo zyrtarisht, si kusht Kosovës nga BE iu vu ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, sepse pas kësaj do të vinte gjoja liberalizimi i vizave. Opozita e asaj kohe nisi kundërshtimin e demarkacionit me protesta të dhunshme. Dy vjet më vonë demarkacioni kaloi, kurse ata që premtuan liberalizim përgëzuan kosovarët. Federica Mogherini tha se rruga u hap. Ramush Haradinaj u bë kryeministri i tretë me radhë që uroi heqjen e vizave, në vitin 2018. Sipas tij, liberalizimi kishte ndodhur tashmë. Por qytetarët e Kosovës sërish mbetën të ngujuar.
Për mosliberalizm të vizave iu kërkua dorëheqja ish-kryeministrit Haradinaj dhe ish-presidentit Thaçi. Opozita e atëhershme, Lëvizja Vetëvendosje, konsideronte se faji pse nuk jepej liberalizimi qëndronte tek pushteti vendor, e jo tek BE-ja.
Por, sërish pushteti i sotëm nga opozita akuzohet që ka vonuar liberalizimin e vizave, për shkak të bllokimit që i kishte bërë ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.
Në fakt, mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, gjenezën e ka tek standardet e dyfishta që përdor BE ndaj vendeve të caktuara. Ka plot vende që nuk i kanë përmbushur kushtet e kërkuara, por sërish ndaj tyre janë hequr vizat.
Në rekomandimet e fundit të Samitit të BE-së, një ndër shkaqet për mosliberalizimin e vizave për Kosovën përmenden edhe raportet me Serbinë, të cilat, sipas këtyre rekomandimeve qenkan të pa zgjidhura. Por, në anën tjetër harrohet fakti se që moti Serbisë iu hoqën vizat dhe nuk iu kërkua t’i përmirësoj raportet me Kosovën. Serbia madje ka shënuar edhe disa përparime në procesin eurointegrues, sipas Brukselit, ndonëse në praktikë një përparim i tillë as që ka mundur të ndodhë përderisa Serbia e mban peng Kosovën me qëndrimet e saj retrograde, duke e trajtuar atë ende si pjesë të kushtetutës së saj dhe duke e mohuar gjenocidin e kryer në Kosovë.
Cilat standard demokratike i paska plotësuar Serbia, kur ajo është i vetmi shtet në Evropë që nuk po i zbaton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë? Serbia vazhdon të jetë logjistika për Evropë e Rusisë në shumë fusha, duke filluar nga mediat ruse që transmetohen papengueshëm në Serbi e deri te linjat e aerotransportit që iu shërbejnë oligarkëve rusë si ura tranziti për të vazhduar udhëtimet me identitete të rrejshme në vendet e ndryshme të botës.
Cilat standard demokratike i paska plotësuar Serbia, kur ajo në mënyrë arbitrare i pasivizon adresat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës? Kjo shkelje drastike e të drejtave elemantare njerëzore të shqiptarëve, po ndodhë në sytë e Evropës dhe ky fakt nuk është penalizuar nga asnjë institucion evropian. Habit fakti se si BE , Kosioni Evropian, Këshilli i Evropës, të jenë kaq tolerues ndaj këtij diskriminimi që iu bëhet shqiptarëve në Serbinë e Jugut, ndërkohë që janë shumë të ndieshëm ndaj pronave ksihtare në Kosovë. Si duket për disa burokratë në Bruksel më të qenësishme qenkan pronat e pabanuara kishtare në Kosovë, se sa tokat e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, të cilat po shpopullohen arbitrarisht si pasojë e politikave diskriminuese të Beogradit.

Kosova, sipas të gjitha anketave, rezulton të jetë vendi më properendimor dhe më proamerikan. Në anën tjetër, hulumtimet e fundit kanë treguar se në opinionin publik të Serbisë dominon narrativi prorus, për shkak të propagandës që vjen nga mediat e kontrolluara nga Vuçiqi.
Mirëpo edhe përkundër këtij avantazhi që ka Kosova ndaj Serbisë sa i përket orientimit properendimor, ajo serish mbetet pa viza dhe serish nuk mund të anëtarësohet në NATO!
Përqëndrimi i BE-së vetëm tek dialogu Kosovë – Serbi, si kusht për liberalizim vizash, apo anëtarësim në NATO, është një hipokrizi që qytetarët e Kosovës nuk mund ta gëlltisin lehtë. Kjo edhe për faktin se është Serbia që e bllokon këtë dialog dhe nuk zbaton kurrfarë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel, prandaj na duket tepër hipokrit qëndrimi që ka Brukseli ndaj Kosovës, duke e vendosur atë në një pozitë të pabarabartë madje edhe inferiore kundrejt Serbisë.
Nëse qenka dialogu çelës për progresin eurointegrues, kjo duhet të vlejë edhe për Serbinë. Madje duhet të ndodhë edhe ndëshkimi, për arsye se Serbia me kokëfortësi po e mban peng procesin e dialogut dhe ç’është më keq ajo ka kundërshtuar haptazi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
Standardet e dyfishta të BE-së ndaj Kosovës, nuk i ndihmojnë procesit eurointegrues! Nëse nga Kosova është kërkuar plotësimi i disa kushteve, siç janë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, formimi i Gjykatës Speciale,dhe dërgimi në Hagë i çlirimtarëve të Kosovës, luftimi i krimit dhe korrupsionit etj. kjo aspak nuk i ka impresionuar burokratët në Bruksel që të heqin pengesat për qytetarët e Kosovës, duke filluar nga liberalizimi i vizave e deri te përfitimet tjera .
Në kulmin e invazionit rus në Ukrainë, Ballkani ndodhet në zonën e rrezikshme të destabilizimit si pasojë e ndikimit rus. E vetmja garancë që të mos ndodhë kjo është integrimi më i shpejtë i Ballkanit Perendimor në BE dhe sidomos anëtarësimi i Kosovës në NATO. Një Kosovë në NATO do të largonte mjegullat ruse nga kjo pjesë e Evropës Juglindore dhe do të pamundësonte përsëritjen e skenarit të Ukrainës në Ballkan.
Kjo politikë e standardeve të dyfishta e burokratëve në Bruksel duhet të marrë fund, sepse opinioni publik në Kosovë është aq i pjekur të kuptojë se është kjo qasje e gabuar që po aplikohet ndaj saj, një nga shkaqet kryesore të stagnimit të procesit euro-integrues. Të tolerosh një Serbi që ende nuk është denacifikuar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera, që ende i mban peng trupat e pagjetur të mbi njëmijë kosovarëve të masakruar, një Serbi që vazhdon të kundërshtoj hapur sanksionet e vendosura kundër Rusisë dhe të mbash të izoluar një popull të tërë properendimor e proamerikan, siç është Kosova, është anomalia më e madhe nëpër të cilën po kalon vendimarrja politike në Bruksel.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kur përkthimi bëhet tezgë dhe jo urë

May 6, 2025

Demokracia nuk është luks – është sfidë

May 1, 2025

Humbjet e Trustit dhe rritja e çmimeve – kush po i mban sytë mbyllur?!

April 15, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

KBI dhe “Bereqeti” kanë dhuruar një donacion për QKMF-re të Gjilanit

By adminMay 22, 2025

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, dega…

U themelua Këshilli i Mirëbesimit të Fakultetit të Shkencave Sociale në UP “Kadri Zeka”

May 22, 2025

Punëtori online rreth një projekti që ka të bëjë me përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike

May 22, 2025

Policia shton kontrollet në mjetet e operatorëve vendorë të transportit publik për në linjat ndërkombëtare

May 22, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

KBI dhe “Bereqeti” kanë dhuruar një donacion për QKMF-re të Gjilanit

May 22, 2025

U themelua Këshilli i Mirëbesimit të Fakultetit të Shkencave Sociale në UP “Kadri Zeka”

May 22, 2025

Punëtori online rreth një projekti që ka të bëjë me përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike

May 22, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.