- Sezon i mbarë në ara, por tregu vazhdon t’i sfidojë prodhuesit vendorë
- Moti sot me diell
- Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë
- Policia: 25 aksidente me të lënduar dhe 2,693 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza për vjedhje, kanosje, vetëgjyqësi dhe dhunë në familje
- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar disa projekte që janë duke u kryer nëpër fshatra të ndryshme të komunës së Vitisë. Fillimisht ka vizituar Fshatin e Ri, ku po bëhet rregullimi i trotuarit, rivitalizimi i shkollës, rregullimi u fushës sportive me rrethoja dhe tribina, më pas ai ka vizituar edhe disa projekte të tjera në të cilat është duke u punuar, si: – Rregullimi i rrugës Fshati i Ri – Çifllak – rruga Tërpezës – Hapja e kanaleve dhe përrockave në fshatin Pozheran, prej lagjes së Muhaxherëve deri tek Pasishta dhe tek përrocka që kalon përmes…
Me ftesë të qytetit Dijon dhe Dijon-Metropole, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po qëndron në Francë, ku ishte pjesë e takimit ndërkombëtar Francë-Ballkan, bashkë me Kryetarin e komunës së Dijonit, François Rebsamen dhe përfaqësues të zgjedhur vendor dhe nga Franca, në konferencën “Fokusimi në procesin e anëtarësimit, përditësimi mbi negociatat, konteksti ndërkombëtar, rruga përpara, ndikimi dhe pritshmëritë në nivel lokal”. Kryetari Hyseni ka thënë se nën kujdesin e qeverisë së Francës dhe AFCCRE, ky takim është planifikuar si një takim për bashkëpunim rajonal në Ballkanin…
( Nga fjala e kryetarit të SHBP-Dega në Gjilan, Selajdin Abdullahu, në tubimin përkujtues për atdhetarin e devotshëm, Sabit Rexhepi ) E nderuara familje e Sabit Rexhepit! Të nderuar pjesemarrës të këtij tubimi! Jemi tubuar për të përkujtuar veprimtarin e Lëvizjes Clirimtare, Sabit Rexhepin, njeriun i cili i kushtoi gjithë jetën e tij çlirimit të vendit- atdheut të tij të shtrenjtë e të dashur. Sabit Rexhepi u lind më 07. 03. 1947 në Skifteraj të Komunës së Vitisë. Ka mbaruar shkollen fillore në fshatin e tij dhe në qytetin e Vitisë, kurse shkollen e mesme të tekstilit në Gjilan…
Ylli i Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri, sot nuk u paraqit për shkak të një shqetësimit të vogël që kishte, por me gjasë është ruajtur për takimin vendimtar kundër Serbisë, që luhet më 2 dhjetor në orën 20.00 në kuadër të xhiros së tretë të Grupi G të Kampionatit Botëror. Gazetarët serbë tentuan të marrin deklaratë nga ylli ynë, por ai nuk i bëri hesap! Ky është Xherdan Shaqiri, trimi ynë. Media serbe shkarravisin, madje thonë se Shaqiri është i vendit të tyre. “Xherdan Shaqiri nuk e ndal sjelljen e tij të turpshme. Këtë herë ai nuk është sjellë…
Shpendi Topollaj Nuk dua të zgjatem në këtë shkrim, duke kujtuar poshtërsitë e dhelpëritë e diplomacisë evropiane që në kundërshtim me realitetin, dëshirën, sakrificat, përpjekjet dhe deri luftërat e shqiptarëve për liri e bashkim kombëtar, lanë jashtë trojeve tona Kosovën dhe Çamërinë, pa folur për treva të tjera historikisht shqiptare. Nuk do të ndalem as te momenti i aneksimit të Kosovës Mbretërisë Shqiptare në vitin 1941, pasi ashtu i leverdiste Viktor Emanuelit të tretë, gjë që nuk e ndryshuan as pushtuesit nazistë. Po ashtu, nuk dua ta lodh lexuesin me lënien e Kosovës nga ana e komunistëve shqiptarë, nën…
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, pas humbjes së ekipit të tij ndaj Brazilit (0:1). I pyetur nëse do të ketë një motiv shtesë kundër Serbisë, Xhaka tha: “Për mua nuk ka rëndësi nëse luaj kundër Serbisë, Brazilit apo Kamerunit. Unë jam profesionist, si të tjerët këtu. Gjithmonë qasem njësoj”. Ai nuk mund të krahasojë Serbinë katër vjet më parë dhe tani. “Është e vështirë të thuash. Serbia ka kualitete të ndryshme se Brazili që luan në terren gjatë gjithë kohës, por Serbia e ka Mitroviqin, është i rrezikshëm në krahë”. Xhaka i…
Nga: Jorge Luis Borges Përktheu: Bajram Karabolli Unë besoj se ekzistojnë vetëm individët: gjithë të tjerat, nacionalitetet dhe klasat shoqërore janë thjesht komoditete intelektuale. Iluzionet e patriotizmit nuk kanë fund. Në shekullin e parë të erës sonë, Plutarku u tall me ata që deklaronin se hëna e Athinës qenkësh më e mirë nga hëna e Korintit; Miltoni, në shekullin XVII, vuri në dukje se Zoti paskësh zakon t’u shfaqej së pari anglezëve të Tij; Fichte, në fillim të shekullit XIX, deklaronte se të kesh karakter dhe të jesh gjerman është, padiskutim, e njëjta gjë. Këtu, tek ne, nacionalistët gëlojnë;…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve I. F., I. Sh. dhe R. V. Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur…
Shoqëria Lëvizja ka dorëzuar 12 lëndë për hetim në Prokurorinë Speciale. Këto lëndë hetimi janë për vrasjen e të gjashtëmbëdhjetë të burgosurve politik, të cilit ishin drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare. Xhevat Bislimi, kryetar i shoqërisë Lëvizja, tha se këto lëndë u dërguan për t’u hetuar vrasja e veprimtareve të lëvizjeve popullore, në mesin e të cilëve janë emrat e Shaban Shala, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Nuhi Berisha e Ukshin Hotit. Bislimi tha se pret që të bëhet zgjidhja e lëndëve që u dorëzuan në Prokurorinë Speciale dhe të ndriçohet fati i veprimtarëve…
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të dielën në një market në Gjilan. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:32, ku një person nën kërcënimin e armës ka grabitur paratë nga arka e marketit. Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari është arritur të ndalohet nga punëtorët e këtij marketi dhe i njëjti është arrestuar. “Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar…

