- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 2 aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 2 aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura për veprat penale në fjalë janë si në vijim: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”./Gjilani INFO/
Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e një personi të dyshuar në Llabjan të Novobërdës ngase i njejti kishte publikuar në rrjete sociale foto me armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht të shtresave të larta. Mjegulla e krijuar nëpër ultësira dhe lugina, pritet të mbetet e pranishme lokalisht deri në orët e mëngjesit, e në disa zona edhe gjatë ditës, me ç’rast temperaturat do të mbesin të ulëta. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-17 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 13°C.
FShK në UKZ organizoi prezantimin e kompanisë amerikane Agilyti rreth mundësive të reja për studentët në teknologji dhe bashkëpunim ndërkombëtar
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka organizuar sot një prezantim me rëndësi për studentët dhe komunitetin akademik, duke mirëpritur përfaqësuesit e kompanisë amerikane Agilyti, Andre Chapman, një firmë e njohur konsulence dhe teknologjie që vepron në fushat e Inteligjencës Artificiale, të Dhënave, Cloud-it dhe Inxhinierisë së Softuerit. Fillimisht, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, priti në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane Agilyti Andre Chapman, ku theksoi rëndësinë e lidhjes së universiteteve me kompanitë inovative ndërkombëtare. Ai tha se ky prezantim tregon qartë se si universiteti dhe industria mund…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura për këto raste janë me sa vijon; Prokuroria Themelore në Gjilan, të hënën me datë 8 dhjetor 2025 ka ngritur ngritur ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijem: -Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi drejtori Totozani i uroi kryetarit Haliti për marrjen e mandatit të katërt si kryetar i komunës. Ai gjithashtu i dorëzoi kryetarit Haliti, një letër me urimet e përzemërta nga ambasadori i OSBE-së, Gerart McGurk, i cili në ndër tjerash e ka përgëzuar kryetarin Haliti për besimin e rifituar nga qytetarët. njofton Komuna e Vitisë. “Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e zgjedhjes suaj…
Rektori i UP “Kadri Zeka” priti në takim autorët e librit të parë mbi sistemin tatimor dhe përdorimin e softuerëve në Kosovë
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim autorët e librit të ri “Sistemi tatimor në Kosovë dhe aplikimi përmes softuerëve – nga teoria në praktikë”, Prof. Asoc. Dr. Shefket Jakupi dhe Prof. Asoc. Dr. Nexhat Shkodra, profesor në Fakultetin Ekonomik në UKZ.. Ky libër është i pari në Kosovë që trajton në mënyrë të detajuar sistemin tatimor dhe përdorimin praktik të softuerëve për administrimin fiskal. Ai kombinon analizën teorike me praktikat profesionale në kontabilitet dhe deklarimin elektronik, duke përfshirë aspektet ekonomike, ligjore dhe procedurale të sistemit tatimor në vend. Përveç pjesës…
Kryetari Rahimaj viziton Parlamentin Kantonal të Cyrihut, synon bashkëpunim në fushën e sigurisë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zvicër, ka marrë pjesë në një nga mbledhjet e Parlamentit të Qeverisë Kantonale të Cyrihut, së bashku me e Konsullin e Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Vigan Berisha. Kryetari Rahimaj ka thënë se gjatë mbledhjes parlamentare, ku zhvilloheshin diskutime dhe vendimmarrje të rëndësishme, në rend dite ishte edhe miratimi i buxhetit vjetor të kantonit, një buxhet prej 20 miliardë frangash. Ndër të tjera i pari i komunës u takua edhe me z. Mario Fehr, anëtar kesaj Qeverie dhe drejtues i Departamentit për Siguri të Kantonit të…
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka hapur zyrtarisht mandatin e ri me një seancë inauguruese solemne, e cila nisi me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në shtet formim përgjatë periudhave të ndryshme. Në këtë seancë dhanë betimin 27 këshilltarët e rinj të Kuvendit Komunal, duke shënuar fillimin e legjislaturës së re. Betimin e dha edhe kryetari i rizgjedhur, Sokol Haliti, i cili në fjalën e tij u shpreh se ky akt nuk ishte thjesht një procedurë formale. “Sot po e bëj betimin jo vetëm…
Sot parashihet mot kryesisht i vranët, me herë pas here periudha me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë mes 7 dhe 10°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë, rreth 1 deri në 5 m/s.

