- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije se nuk ka ndodhur asnjë aksident trafiku me fatalitet gjatë kësaj periudhe kohore. Sipas raportit thuhet se janë regjistruar 20 aksidente trafiku me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale. Ndërkaq, brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2013 gjoba trafiku, për ngasësiti e automjeteve si dhe ka arrestuar 23 persona, kurse 12 persona janë dërguan në mbajtje./Gjilani INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ku dhe kanë vizituar biznesin Interplast trocal. Pastaj shijuan performancën frymëzuese nga Kori i grave ‘Muza’ në Shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore. Po ashtu vizituan institucionin parashkollor “Integj” dhe klubin e futbollit “Drita”. Kryetari i Gjilanit, tha se sot patën nderin të mirëpresin presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën vizituan biznese dhe u takuan me shumë qytetarë të Gjilanit. I pari i Gjilanit, tregoi se gjatë vizitës u ndalën në kompaninë “Interplast Trocal”, ku panë nga afër punën e tyre…
Prokuroria Themelore në Gjilan, të premten e javës së kaluar ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim: -Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Lendim i lehtë trupor ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje ”. -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ . -Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Mbajtja…
UP “Kadri Zeka” mbështetur nga SHER ka organizuar punëtori për rishikimin e rregulloreve institucionale
Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mbështetur nga programi SHER, organizuan punëtori dy ditore, për shqyrtimin dhe përmirësimin e pesë rregulloreve kryesore institucionale. Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku së bashku me grupin punues të universitetit dhe përfaqësues të programit SHER, shqyrtuan dhe përmirësuan rregulloret kyçe institucionale. Rektori Dërmaku theksoi rëndësinë e këtij procesi për modernizimin e kuadrit rregullativ të universitetit, duke vënë theksin tek krijimi i një mjedisi akademik më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe efektiv për studentët dhe stafin akademik. Ky aktivitet synon të forcojë qeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien brenda universitetit…
Qendra për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtina për studentë dhe kuzhina popullore afër funksionalizmit
Punimet për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për studentë dhe kuzhinës popullore në Gjilan, po shkojnë drejt mbarimit. Kanë mbetur edhe pak ditë, deri në lëshimin e saj në funksion për të moshuarit, shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për studentë që do të kenë mundësinë të banojnë. Për të për parë ecurinë e punimeve në këtë vend punishte, ishte kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me humanistin Halil Kastratin nga organizata humanitare “Jetimat e Ballkanit”. Kryetari i Gjilanit, tha se së bashku me hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati, vizituan qendrën…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takimi ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Gjatë këtij takimi ambasadori Orav është njoftuar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë si dhe ka shprehur dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit siç e quajti ai të shkëlqyer me këtë komunë. Përndryshe ambasadori Orav ka thënë se Vitia është komuna e parë që po e viziton pas zgjedhjeve lokale të zhvilluara në Kosovë. Në fillim të këtij takim kryetari Haliti, i ka uruar atij detyrën e re që ka marrë në Kosovë si dhe e ka falënderuar…
Gjatë 24 orëve të fundit në tërë teritorin e vendit janë regjistruar 31 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 1 mijë e 855 gjobitje për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik. Prej aksidenteve të përmendura, në 9 raste kishte lëndime, kurse në 22 prej tyre dëme materiale. Ndërkaq, për të njëjtën periudhë kohore janë arrestuar 5 persona dhe 3 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Dita e sotme parashikohet që të mbajë mot kryesisht i vranët. Orët e para të ditës ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 10-26 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C.
Nga statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit në Kosovë nga Policia e Kosovës, bëhet e dotur se janë arrestuar 17 persona. Gjithashtu, njoftohet edhe dërgimin e 9 personave në mbajtje dhe 2 personave tjerë në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/
Edhe gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar dhjetra aksidente trafiku, e prej tyre 20 nga rastet janë me lëndime, kurse 36 tjerat me dëme materiale. Ndërkaq për të të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 1 mijë e 755 gjoba trafiku rrugor për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur dispoYitat ligjore dhe rregullat në trafik./Gjilani INFO/

