Author: admin

Rasti është raportuar në polici, ku edhe është thënë se i njejti është gjetur në shtëpinë e tij, pa shenja jete. Rastin në fjalë policia e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi, Komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, si dhe pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës. Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Komunës së Kamenicës dhe Policisë së Kosovës, i cili u vlerësua si shumë i mirë dhe efektiv. Ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi dhe identifikuan disa hapa të përbashkët që do të ndërmerren për ta thelluar edhe më tej. Kryetari Rahimaj vlerësoi lartë punën e Stacionit Policor në Kamenicë, duke theksuar angazhimin e…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka qëndruar në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku mori pjesë në ceremoninë e promovimit të dy librave  të Rektorit të këtij universiteti, Prof. Dr. Bekim Fetahu. Me këtë rast, Rektori Dermaku mbajti një prezantim me temë “CSP, Hipergrafët, Hipertree dhe Inteligjenca Artificiale”, ku trajtoi konceptet teorike dhe praktike që lidhen me problemet e kufizuara të kënaqshmërisë dhe përdorimin e strukturave të hipergrafëve në zhvillimin e metodave të inteligjencës artificiale. Kurse jatë Rektori Fetahu theksoi rëndësinë e kërkimit shkencor dhe botimeve akademike për zhvillimin e arsimit të…

Read More

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijësuese me nxënës të shkollës së mesme ‘’Xhavit Ahmeti’’ në qytetin e Gjilanit. Temat që u trajtuan gjatë këtij aktiviteti ishin; ‘’Pasojat nga përdorimi i substancave narkotike’’, ‘’Bullizmi, dhuna psikologjike dhe fizike’’ dhe ‘’Përdorimi i pa përshtatshëm i internetit’’. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia dhe rolit që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe partneriteti në mes të rinjve dhe policisë në identifikimin, parandalimin dhe…

Read More

Në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, u mbajt aktiviteti informues “Dyert e hapura” në Komunën e Kamenicës. Qytetarët patën mundësinë të takohen drejtpërdrejt me përfaqësuesit institucionalë, për të paraqitur ankesat, shqetësimet dhe rastet që lidhen me shkeljen e të drejtave të tyre. Në këtë aktivitet morën pjesë Zyrtari Ligjor i IAP-së, Shemsedin Mustafa, dhe Koordinatorja e NJKDNJ-së, të cilët ofruan informacione dhe këshilla profesionale për procedurat e raportimit dhe trajtimit të rasteve. Ky takim u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të forcuar lidhjen…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh,dhe një person i dyshuar i mitur prej 24 orësh, ka paraqitur tre (3) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtarë”. Gjithashtu…

Read More

Sot, në moshën 74-vjeçare, ka ndërruar jetë Sami Devaja. “Në këto çaste të rënda pikëllimi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Sami Devaja, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka thënë në ngushëllimin e tij, Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë. Postimi i plotë: E nderuara familje Devaja, Në këto çaste të rënda pikëllimi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Sami Devaja, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.…

Read More

Në tërë teritorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 412 aksidente trafiku për kundërvajtësit në trafik, bëhet e ditur sot nga statistikat e përgjithshme të raportit të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti thuhet poashtu se janë regjistruar 61 aksidente trafiku, 19 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale. Ndërkaq, konfirmohen edhe 13 raste arrestimesh si 16 raste tjera të dërgimit në personave në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Është arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar me mjet të mbrehtë dy persona duke iu shkaktuar atyre lëndime trupore, bëhet e ditur sot nga Policia. Të lënduarin në këtë rast janë dërguar për trajtim mjekësor kurse personi i dyshuar me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të avokatit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Komisioni për Administrimin e Prokurorive, nën kryesimin e Kryesuesit z. Jetish Maloku, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën morën pjesë anëtarja e Komisionit, znj. Laura Pula, udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Nexhat Haziri, si dhe zyrtarë nga Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Njësia për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve. Gjatë mbledhjes, Komisioni shqyrtoi në mënyrë të detajuar dy analiza të hartuara për vlerësimin e nevojave për prokurorë, përkatësisht në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorinë Themelore në Prizren. Ndërkaq, lidhur me analizën për Prokurorinë Themelore në…

Read More