- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit
Universiteti Publik “Kadri Zeka” nga Gjilani, është nderuar me Çmimin e Partneritetit (Best Partnership Award) nga Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike, i përbërë nga 23 studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Diaspora. Çmimi Universitetit Publik “Kadri Zeka”, iu dha për bashkëpunimin e suksesshëm dhe veçanërisht, për organizimin e konferencës ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë bashkëkohore”, mbajtur më 2 dhe 3 qershor të këtij viti. Ceremonia e dorëzimit të çmimeve u zhvillua gjatë Konferencës Vjetore Ndërkombëtare e Ndërdisiplinore, e cila u mbajt në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet e asfaltimit të në segmentin rrugore të njohur me emrin “Gërrmi”, rrugë që lidh fshatrat Binçë, Kabash dhe Beguncë konkretisht deri të rruga “ Rrezja e Lirisë”, përndryshe në lagjen e njohur me emrin “ Godenët”. Vlerësohet se ky projekt pritet të lehtësojë dukshëm qarkullimin e banorëve të kësaj pjese. Gjatë vizitës, Haliti theksoi se kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për lidhjen mes fshatrave, por edhe për zhvillimin të kësaj ane. Përndryshe punimet në këtë projekt infrastrukturë i mirëpritën edhe nga banorët duke falënderuar kryetarin për realizimin…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit Futbollistik “Vllaznia” të Pozheranit. Ata e uruan kryetarin Haliti për mandatin e ri, duke i shprehur mbështetjen e tyre për punën dhe përgjegjësitë që e presin në katër vitet e ardhshme. Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, kryetari i klubit, Halit Alidema, i dhuroi kryetarit Haliti fanellën zyrtare të KF “Vllaznia”. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u theksua gatishmëria për të vazhduar mbështetjen ndaj sportit lokal në projektet e ardhshme./Gjilani INFO/
Rektori i UP “Kadri Zeka” pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, së bashku me një delegacion, mori pjesë në Konferencën e 20-të Vjetore Ndërkombëtare me temë “Zhvillimi në kohë të trazuara”, e cila u mbajt në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ky edicion jubilar i konferencës, që këtë vit rikthehet në Shkodër pas një tradite 20-vjeçare ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mblodhi studiues, pedagogë dhe përfaqësues institucionalë nga 26 vende të botës, duke krijuar një atmosferë të gjallë shkencore dhe bashkëpunuese. Seanca plenare u drejtua nga Zv. Rektorja Blerta Dragusha, ndërsa Rektori i UNISHK, Prof.…
Ndalimet e tyre janë bërë me urdhër të prokurorit të dielen e javës së kaluar, thuhet nga kjo Prokurori, dhe atë: – Katër (4) persona shtetas serb për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 dhe veprën penale ‘’ Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’’ nga neni 140 i Kodit Penal të Kosovës. – Një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës, – Një (1) person për veprën penale ‘Sulmi’’ nga neni 184 i Kodit Penal të Kosovës, – Një (1) person për veprën penale ‘’Mbajtja…
Fakulteti Juridik i UP “Kadri Zeka” bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të Universitetit të Tetovës
Universiteti i Tetovës ka mbajtur Kongresin Ndërkombëtar mbi Shkencat Humane, Shoqërore dhe Artet, një ngjarje akademike madhore që bashkon profesorë, studiues dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë. Kongresi përfshin një seri konferencash ndërkombëtare të fakulteteve të ndryshme, duke përfshirë Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin e Juridikut, Fakultetin e Filozofisë dhe Fakultetin e Pedagogjisë. Në kuadër të këtij kongresi, Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” është bashkëorganizator i Konferencës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm në fuqizimin e bashkëpunimit akademik rajonal dhe ndërkombëtar. Fakulteti Juridik i UKZ-së u përfaqësua nga Dekanja,…
Policia e Kosovës: Janë dezinformata publikimet në disa media serbe se një “grup i armatosur shqiptarësh ka hapur zjarr drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës ‘Debela Glava’”
Në njoftimin e sajë për opinionin publik, thuhet si në vijim : Policia e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar ( ka hapur zjarr) drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’”, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës. Në bazë të të gjitha të dhënave operative, raportimeve nga njësite policore në terren dhe koordinimit me institucionet tjera kompetente, nuk është…
Shkruan: Ismajl Kurteshi Në Hagë dëshmitarë të ndryshëm që po dëshmojnë në lidhje me përgjegjësinë eventuale të udhëheqësve të UÇK-së, ndonjëherë pa qëllim ose edhe me qëllim po e fajësojnë UÇK-në. Përveç deklarimeve se UÇK-ja nuk ka patur zinxhir komandues, se komandantët e zonave kanë marrë vendime autonome etj. Para disa ditësh dëshmitari Durkee deklaroi se: “Thaçi nuk pati kompetenca e as autoritet ta ndalonte dhunën më 1999”. Kjo deklaratë dëshmon pafajsinë e Thaçin, por e nxjerrë në sipërfaqe një problem tjetër, që në të vërtet nuk ekziston. Problemi qëndron në një pjesë të kësaj deklarate ku thuhet: “… ta…
Kadri, Rahimaj, Komunës së Kamenicës ka thënë se po vazhdojnë punët ne realizimin e projekteve për Kamenicën Ai ka parë nga afër ecurinë e punëve në asfaltimin e rrugëve në Topanicë, Muçiverc e në lagjen “Malësia” në qytet. “Këtë pjesë të qytetit e presin projekte të mëdha”, ka thënë kryetari Rahimaj./Gjiilani INFO/
Realizohet aktiviteti ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore të Diabetit nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan
Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjilan sot ka realizuar një aktivitet ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore të Diabetit. Aktiviteti u zhvillua para objektit të QKMF-së, ku grupi i edukimit shëndetësor kreu matjen e glikemisë për qytetarët dhe ofroi këshilla profesionale lidhur me diabetin, faktorët e rrezikut, si dhe mënyrat e parandalimit dhe menaxhimit të sëmundjes. Aktiviteti u realizua me mbështetjen e menaxhmentit të QKMF-së dhe synon informimin e komunitetit për rëndësinë e kontrollit të rregullt, ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe depistimit të hershëm. Ky aktivitet kontribuon në rritjen e vetëdijes publike dhe promovimin e praktikave të shëndetshme…

