Author: admin

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka vazhduar në bashkëpunim me të tjerët që të zhvilloj aktivitete për nderë të “Ditët të Diasporës”, që kanë nisur me 1 gusht. Kështu gjatë ditëve të fundit pos kolonisë artistike që është mbajtur në shesh të qytetit të Vitisë është zhvilluar edhe për dy ditë rresht panairi tradicional i produkteve “T’i ruajmë vlerat tona tradicionale”, që u organizua nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të kësaj komune me partnerët e saj. Gjithashtu në ditën e parë është bërë edhe promovimi i veprave të autorit Engjël Koliqi,…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna ka shënuar rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë. Kryetari Hyseni është shprehur se bazuar në matjen e realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Gjilani ka shënuar rritje të transparencës për tre pikë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. “Gjilani shënon rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë. Qeverisja transparente ishte edhe zotim i yni. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi ngritje për 3 pikë bazuar në matjet e realizuara për 38 komuna të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar të martën shkollën e mesme të ulët “Rexhep Elmazi” dhe atë “Musa Zajmi”, për t’i parë nga afër investimet e filluara. Kryetari Hyseni ka njoftuar se shkolla “Rexhep Elmazi” po përfiton nga Programi i Efiçiencës së Energjisë nga marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. “Në këtë program përfshihen masat e efiçiencës së energjisë si izolimi i kulmeve, izolimi termik dhe ndërrimi i dyerve e dritareve. Zbatimi i këtyre masave do të ulë koston e shpenzimeve të objektit dhe krijon kështu mundësinë që kursimet të shfrytëzohen në projekte…

Read More

Sot në qendër të qytetit të Vitisë, është zhvilluar një fushatë e vetëdijesimit kundër zjarreve dhe prerjeve ilegale të pyjeve. Me këtë rast përfaqësues të Njësisë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Viti dhe zyrtarët policor të Kosovës nga Stacioni në Viti, të shoqëruar nga ekipi i KFOR LMT-së në Viti, kanë shpërndarë fletushka vetëdijesimi për kalimtarët e rastit. Kësaj fushate të vetëdijesimit ju kanë prirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti dhe Hetem Jakupi, komandant i NJZSHP-së në Viti me bashkëpunëtor të tyre. Përndryshe disa nga fletushkat janë bërë…

Read More

Komuna e Vitisë, ka filluar sot aktivitetet për nderë të “Ditët e Diasporës”, që do të zhvillohen prej datës 1-12 gusht. Me këtë rast fillimisht në sheshin e qytetit “Nijazi Azemi”-Komandat Mjekra në Viti, është mbajtur një koloni artistike nga nxënësit Vitias e cila është organizuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me ekipin e KFOR-LMT në Viti. Këtë koloni artistike e vizituan nga afër kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini. Ndërkaq në orët e pasdites u bë promovimi i veprave të autorit vitias nga Stubëlla e Epërme, Engjël Koliqi. Ku u promovuan…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka shtyrë për në shtator vazhdimin e seancës së tetë, për shkak të mungesës së kuorumit. Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, tha se seanca do të vazhdojë në shtator, me pikat e mbetura të rendit të ditës. Opozita është larguar nga salla e Kuvendit, pas insistimit që kryetari i Komunës, Alban Hyseni të kërkojë falje që e kishte lëshuar seancën më 28 korrik, për shkak të ndërhyrjeve në fjalën e tij. Opozita këmbënguli që seanca nuk mund të vazhdojë pa një kërkim falje. Kryesuesi Arianit Sadiku ka thënë se ky është tentim për të eskaluar…

Read More

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia deri më 1 shtator dhe ka thënë se pret që bllokadat e vendosura nga serbët në veri të largohen menjëherë. “Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres që të gjitha bllokimet e rrugëve të hiqen menjëherë”, ka shkruar Borrell në Twitter. Ai ka theksuar se çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,…

Read More

Se sa mund të ketë “Botë shqiptare” brenda “Botës serbe” shihet nga referencat historike të “Open Ballkan”, projekti i Nikola Pasic, 1915 dhe ai i Jugosllavisë federale për ‘Unionin doganor’ të vitit 1946. Nga Halil Matoshi “Bota serbe” që e ka proklamuar vet Aleksandar Vučić me telallin fashist, emnakun Vulin, është projekti më i ri kombëtar serb, të cilën Serbia mësynë ta krijojë, në suaza të politikave ballkanike dhe si përballje ndaj Perëndimit. Nacionalistët e rinj shqiptarë (që vijnë rëndom nga e majta shqiptare!) të prirë nga shefi i socialistëve Edi Rama duan t’ia ndajshtojnë projektit të Beogradit (të…

Read More

Përmes një njoftimi për shtyp në faqen e tyre zyrtare, Arsenal ka shpallur kapitenin e ri të skuadrës: është Martin Ødegaard, mesfushori sulmues i ardhur në vitin 2021 nga Real Madrid, i cili ka pasur një sukses të madh vitet e fundit. Lojtari tashmë është kapiten i Norvegjisë që nga marsi i vitit 2021, me të cilin tashmë ka 43 paraqitje. “Ai përfaqëson vlerat e këtij klubi futbolli, të bashkëlojtarëve të tij, të stafit. Ai është i respektuar nga të gjithë brenda klubit. Jam krenar që e shpall atë si kapiten”. Keshtu e ka vendosur ta justifikoje shiritin e…

Read More

Agron Shabani -Thuhet se në kuadër të “Dinastive” të lashta (Antike) të Sumerëve ,Urukeve dhe Semitëve (lexo: dikund rreth viteve 2700-2600 para Epokës së Re) – ishte hartuar dhe themeluar e ashtuquajtura “Lista e mbretërve të Sumerëve” të cilës atëbotë i takonin edhe mbretërit ose perandorët e njohur si Gilgameshi, Aka, Mubaragezi, Hamurabi, Sargoni dhe kështu me radhë. Sipas “listës” së lartëpërmendur të mbretërve (perandorëve) sumer, në botë ishte përhapur dhe bërë i njohur edhe “Epi i Gilgameshit” të cilin, i biri i mbretit (perandorit) të atëhershëm të Sumerëve, Mubaragezit, – Aka (Akadiani), e kishte përhapur dhe interpretuar në shoqërine dhe…

Read More