Author: admin

Me emërtimin e saj metaforik “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj në shënimin e dhjetëvjetorit të vrasjes të atdhetarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e në tetë vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës duke u bërë një manifestim kulturor nderimi dhe kujtimi për të gjithë ata që kanë bërë sakrificën përfundimtare në shërbim të vendit të tyre. Edicioni i parë i “Flakës së Janarit” u nis më 18 Janar 1992 në trekëndëshin Bresalc-Gjilan-Përlepnicë, e në nderim të kësaj, aktivitetet e ditës së parë të “Flakës…” së këtij viti kanë vazhduar në Bresalc, “Te…

Read More

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe te Lapidarët në qytet, Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, që është i 32-ti me radhë, që organizohet në nderimin e të rënëve për liri. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi bëri homazhe me bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e institucioneve tjera, ka deklaruar se gjatë janarit kjo komunë nderon të rënët për liri përmes vlerave kulturore të këtij manifestimi. “Po e fillojmë sot manifestimin mbarëkombëtar ‘Flaka e janarit”. Është data 11 janar kur tradicionalisht bëjmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Bashkë me nënkryetaren, drejtorët komunal,…

Read More

Astrit Gashi Kur gjykohet një serb gjykatat vendore dhe ndërkombëtare marrin vendimet më të lehta të mundshme të cilat nuk parashihen ne madje asnjë kodë penal të asnjë shteti të Bashkimit Evropian. Gjykata Speciale me ligjet e saj speciale nuk e njeh version shqip të ligjit për gjykatën, mirëpo sipas kësaj gjykate versioni në gjuhën serbe është më i kuptueshëm. Deputetët e Kosovës e luajnë të verbërinë të cilët ndërkombëtarët, përmes frikësimit, kërcënimit dhe shantazhit e dhunojnë vullnetin e deputetëve  të cilët leje që nuk u lejohet të diskutohet, por tashmë ju thuhet këtyre deputeteve se ju e formuat,…

Read More

ARMANDA VESELI …pasditen e sotme, e kam kaluar të gjithën me Ty! Po po bash me Ty. Se nuk e di pse, për asnjë moment s’mundem të rri në vetminë time, pa i bashkëngjitur asaj qenien tënde, a diçka tjetër që ka të bëjë me Ty!… – Si ka mundësi që ndodh kështu, mund të pyesni ju?!… – Po, po! Ka mundësi, madje shumë!… Sepse simbioza jonë e elaburuar, kultivuar dhe maturuar, plot respekt dhe dashuri të ndërsjelltë, që në tërësinë e saj, ka kohë që rimon plot frymëzim, vallëzon në një pentagram, këndon në një notë dhe frymon…

Read More

Qyteti i Vjenës çdo vit i ndan çmimin „Hedy Lamarr“ një shkencëtareje për arritjet në teknologjinë e informacionit. Në tetorin që shkoi, ky çmim me vlerën 10.000 euro, iu nda Dr. Shqiponja Ahmetajt. Ekskluzivisht dhe për herë të parë për media shqiptare, flet për albinfo.at, fituesja e këtij çmimi, shqiptarja, dr. Shqiponja Ahmetaj Shqiponja Ahmetaj ishte 18 vjeçe kur u largua nga Shqipëria. Pasi përfundoi shkollën e mesme në Elbasan, iu dha bursë studimi në Universitetin Shtetëror Politeknik të Shën Petersburgut, në Rusi. Kjo i hapi dyert e suksesit vajzës që u rrit nga dy prindër mësues, nga nëna…

Read More

Në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj. Mavraj ka diskutuar çështje të ndryshme por në fokus pati dialogun Kosovë-Serbi. Analisti Mavraj tha se mund të ketë situata të paparashikueshme në raport me Serbinë. “Asgjë s’ka të paparashikueshme kur e fusin Serbinë si një nga antarët e ekuacionit. Gjithmonë mund të ketë situata të paparashikueshme sidomos tani ku veç po ndjehet që është afruar një valë e re e evoluimit të çështjes së Kosovës në raport me Serbinë. Unë mendoj se është një periudhë e pushimit aktualisht, është një periudhë e…

Read More

Jeffrey H. Fischer, një kolonel në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së me tre dekada përvojë në aviacionin ushtarak në Irak, Afganistan dhe Ballkan, në tekstin për TheDefensePost.com, thotë se sanksionet dhe deklaratat e forta diplomatike nuk duhet të jenë më veprimet kryesore kur i përgjigjemi retorikës përshkallëzuese të Serbisë. “Vuçiq shpesh e përdor Kosovën për përfitime të duhura politike, por ai kurrë nuk i ka përshkallëzuar tensionet deri në këtë nivel”, ka thënë Fischer. Ai thotë se “edhe pse aktualisht duket se Serbia ka filluar të de-përshkallëzojë tensionet në Ballkan, javët e fundit kanë qenë disa nga më intensivet…

Read More

Studio Ligjore “Global Legal Business” SHPK, me pronar Arsim Vranovci, përfaqësues i vetëm me autorizim për shitjen e klubit futbollistik SC Gjilani, përmes një reagimi për media, ka thënë se nuk do të ndodh kthimi i pronarit, Florim Zuka në klubin e permendur. Tutje, avokati Vranovci ka pohuar se Florim Zuka do t’i përmbushë të gjitha obligimet financiare ndaj futbollistëve dhe stafit të klubit futbollistik SC Gjilani, duke theksuar se procesi i shitjes së këtij klubi vazhdon. Ai përmes këtij reagimi paralajmëron se më datën 16.01.2023, me fillim në ora 10:30, në Hotel Astoria në Gjilan, do të mbahet…

Read More

Por, ne mund të bëjmë diçka që ta nisim ditën mbarë, pa mundime të përditshme dhe me energji. Nëse keni probleme me zgjimin dhe duhet të shkoni në punë herët, atëherë vendosni alarmin, por në të kundërt jo.Lëreni trupin tuaj të zgjohet natyralisht, pa sforcime artificiale siç është alarmi i telefonit, pasi ndikon negativisht në sistemin nervor. Si fillim duhet të lajmë fytyrën me ujë të freskët sepse është shumë e rëndësishme. Mos hani mëngjes menjëherë, pini pak fare ujë dhe filloni një stërvitje të lehtë për disa minuta (stretching), pasi trupi ka qenë në qetësi përgjatë natës. Pasi…

Read More