- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
- Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës
- Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës
- Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij
- Gjendet i vdekur një person në Gjilan
- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
Author: admin
U promovua libri “Misioni im jetësor-pesë dekada veprimtari të kulturës fizike e sportive” e autorit Ahmet Hasani
Sot në Viti u bë promovimi i librit ” Misioni im jetësor-Pesë dekada veprimtari të kulturës fizike e sportive” të autorit Ahmet Hasani. Në këtë promovim i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili e çmoj lartë kontributin ndër vite të dhënë nga z. Ahmet Hasani, që është me prejardhje nga fshati Sadovinë e Vitisë, por që aktualisht jeton në Ferizaj. Me këtë rast kryetari Haliti, ka thënë se njerëzit si Ahmet Hasani me shokë kanë mbajtur gjallë aktivitetin sportiv në vend edhe në kohët më të vështira, përkatësisht në kohën e okupimit. Ai…
Në ceremoninë e njëvjetorit të fabrikës së tekstilit “Eagle KS” në Pozheran të Vitisë ka marrë pjesë edhe kryetari Sokol Haliti
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fabrikën e tekstilit “Eagle KS” në Pozheran të Vitisë, e cila sot ka kremtuar një vjetorin e themelimit, ku mysafir ishte edhe i pari i kësaj komune. Me këtë rast kryetari Haliti, ka përgëzuar pronarin e kësaj fabrike, e cila kryesisht punon uniforma të punës dhe ka arritur që produktet e saj nga tekstili, ti eksportoj edhe jashtë vendit. “ Është kënaqësi të shohësh se si në komunën tonë kemi afarist të suksesshëm, të cilët për një kohë të shkurtë kanë arritur suksese të mëdha. Siç jemi njoftuar kjo…
“Të jesh i doktoruar në Zvicër është një privilegj dhe nder, si në aspektin moral, financiar dhe në aspektin shoqëror”, thotë Dr. Ylber Qusaj, doktorant i farmacisë lber Qusaj, është doktor shkence në Zvicër. Ka përfunduar me sukses studimet e larta për mjekësi dhe mban titullin “Doktorant” në farmaci. Tani ushtron profesionin e tij si ekspert për shkencë, teknologji dhe prodhim të medikamenteve të reja klinike dhe komerciale në kompaninë Lonza AG, Stein, Zvicër. Ai tregon për revistën Albinfo.ch rreth punës së tij si farmacist, jetës, sfidave, migrimit dhe ambicieve të tij për të ardhmen. Pa dyshim biografia e…
Vizita në Shkup e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, vjen në një moment vendimtar për rajonin dhe Evropën. Ky është vlerësimi i djeshëm pas takimit të përbashkët të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Chollet. Kryeministri beson se partneriteti ynë i fortë strategjik me SHBA-në ka një rëndësi të madhe në vitin e ardhshëm, i cili është i mbushur me sfida si këtu, ashtu edhe në nivel global. Përkundër faktit se Chollet dhe Kovaçevski kanë biseduar për luftën kundër korrupsionit, në takimin në Qeveri nuk është përmendur “lista e zezë” e SHBA-së për sanksione. Në takim u theksua mbështetja…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë. Hovenier në një postim në Twitter shkruan se ishte i nderuar të priste në vizitë në Kosovë këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. “I kënaqur që mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dje në Kosovë. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Chollet takoi disa liderë politikë, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe gazetarë”, shkruan Hovenier. Të mërkurën për vizitë në Kosovë ishte këshilltari i lartë amerikan, Derek…
“Kërkesa e lënë në sirtare tash e 7 vite, u realizua sot me hapjen e qendrës “Down Syndrome Kosova” edhe në qytetin e Gjilanit, duke krijuar kështu kushte të favorshme për fëmijët me aftësi të veçanta”, ka shkruar në profilin e tij, Alban Hyseni, kryetar i komunës së fjilanit. Sipas hysenit, kjo qendër do të ofrojë shërbime terapeutike sociale, këshillim e mbështetje për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta të cilat do të ofrohen në qendër, por mundësohen nga mbështetja dhe bashkëpunimi me UNICEF. “Falënderues ndaj organizatave dhe partnerëve mbështetës të cilët po…
Një person është sulmuar fizikisht me shufër metalike nga tre persona të tjerë të panjohur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:15 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan. Tutje sipas raportit bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. “Viktima mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht me shufër metalike nga tre të dyshuar të pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni simbolikisht kanë hapur edicionin e 32-të të “Flakës së Janarit”, ndezin flakadanët
Me ndezjen e flakadanëve në Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe te Varrezat e Dëshmorëve, zyrtarisht ka filluar edicioni i 32-të i Manifestimit Mbarëkombtër “Flaka e Janarit 2023”, në Gjilan. Në ceremoninë e hapjes së këtij Manifestimit, nga më të veçantit për nga struktura në mbarë hapësirën shqiptare, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ndezi simbolikisht flakadanin, së bashku me kryetarin Hyseni, për të ndriçuar qytetin e Gjilanit me simbolikën e flakës, si sinonim i sakrificës së dëshmorëve të të gjithë brezave deri në ditët tona. Kryeminstri Kurti, paraprakisht, në shenjë nderimi e respekti për ata…
Kryetari komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Oltion Beshirin përfaqësues i CDF, i cili e ka njoftuar kryetarin në lidhje me projektin pesëvjeçar “Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i Kosovës” (IEEA). Gjatë këtij takimi kryetari Haliti tha se sikur çdo vit tjetër komuna e Vitisë është e hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare. Ky projekt që financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka për qëllim fuqizimin dhe rigjallërimin e bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave të goditura nga pandemia Covid-19, duke iu ofruar mundësi më…
“Flaka e Janarit 2023” – artistët e vegjël të Gjilanit me koncert simbolik në hapje të edicionit të 32-të të manifestimit
Pas ceremonisë zyrtare në nderim të heronjve dhe të gjithë të rënëve tjerë në epoka të ndryshme, Manifestimi Mbarëkombatar “Flaka e Janarit 2023”, ka vijuar me një laramani aktivitetesh kulturore për më të vegjëlit. Me një aktivitet sa simbolik poaq edhe simpatik, në mesditë është mbajtur një koncert në kuadër të aktiviteteve të parapara sipas kalendarit, në hapje të edicionit të 32-të të Manifestimit. Grupe muzikore të fëmijëve nga shkolla të ciklit të ultë e parashkollor nga Gjilani, si: “Zërat e Bardhë” nga shkolla “Hello”; çerdhja “Ardhmëria” nga Lagjia “Dardania”; bendi i përbërë nga dueti Malvina – Aria; si…

