- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
- Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
- Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Author: admin
Kryetari Hyseni me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në 41-vjetorin e rënies së heronjve, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e 41-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Kryetari Hyseni ka thënë se sakrifica e tyre për lirinë e vendit është motivi për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan me gjak. “Sakrifica e tyre për lirinë e vendit është motivi ynë për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan…
Vendimmarrësit e Gjilanit e nisin mbarë vitin 2023, i rekomandojnë për Kuvend 13 pika të rendit të punës
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Gjilanit ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, ku fillimisht kryesuesi Arianit Sadiku ka uruar që 2023 të jetë një vit më i mbarë sa i përket punës së Kuvendit, për dallim nga viti i kaluar kur organi vendimmarrës është përballë me shumë vështirësi në funksionimin e tij. Përndryshe, KPF shqyrtoi dhe rekomandoi për Kuvend propozim-vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës të Kuvendit për vitin 2023, bashkë me orarin e mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve për vitin 2023, propozim vendimin për caktimin…
Në evenimetin për shitjen e klubit futbollistik ” SC Gjilani “, ofertues i vetëm Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanisë “AR KATANA”
Eventimenti paralajmëruar nga avokati, Arsim Vranovci për shitjen e 100% të aksioneve të klubit futbollistik “SC Gjilani” është mbajtur në hotelin Astoria. “Ne besojmë se “SC Gjilani’ ka një të ardhme të ndritshme dhe është një mundësi e shkëlqyer për investim. Andaj edhe ju ftojmë të merrni pjesë dhe të informoheni më shumë për klubin si dhe ju inkurajojmë të shqyrtoni dorëzimin e një oferte”, kishte thënë përmes një paralajmërimi ditë më parë avokati Vranovci nga Studio Ligjore “Global Legal Business SH .P.K”. Ndërkaq, derisa pritej për të ardhur në këtë ngjarje pronarë kompanish të ftuara nga ana e tij për të…
Kryetari i AAK-së, Nazim Gagica dhe Ilmi Mustafa afarist nga Gjermania kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë
Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me bashkëatdhetarin, afaristin e njohur nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Aleancës në Gjilan, Ilmi Mustafa ka bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familjet në nevojë në kuadër të Handikos-it në Gjilan. Falemnderojmë kryetarin e Shoqatës Handikos në Gjilan, Fatmir Shurdhani për bashkëpunimin ndër vite si dhe për punën dhe kontributin e tij për anëtarët e shoqatës dhe familjeve të tyre. Ilmi Mustafa është një ndër humanistët më të mëdhenjë nga Anamorava që jeton e vepron në Gjermani e që ka ndihmuar shumë familje edhe përtej kufijve shtetëror. Secila…
Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta, madje për një peridhë të gjatë kohe, është konsideruar si bimë e shenjtë. Përbërësit: Vaj esencial, flavonoide, acid valerianik, kumarinë, taninë. Veprimi: Antiinflamator, antispazmodik, qetësues, parandalon vjelljen. Përdorimi: Çaji i luleve përdoret për të qetësuar dhimbjen e barkut , në rastet e sidromit të zorrës së irrituar, hap oreksion dhe përmirson tretjen. Merr një gotë në darkë për pagjumësinë, ankthin dhe stresin. Shtoni 200-400 ml çaj të përqëndruar në ujin ku do t’I bëni banjo bebit në darkë, për të nxitur fjetjen e qetë. Tinktura: Përdoret për sidromin…
Sa më shumë që Serbia po përqëndrohet jo me paqë por me konflikte në Kosovë, mediat ndërkombëtare dhe ekspertët e ndryshëm kanë shtuar kritikat në adresë të Brukselit, sidomos po kritikohet hapur qëndrimi i BE-së kundrejt rolit destabilizues të Serbisë në Kosovë. Madje tensionet e fundit u bënë shkak që shumë studiues e analistë perendimor gjatë trajtimit të ngjarjeve në veri të Kosovës, të flasin pa dorashka, duke drejtuar gishtin e kritikës ndaj segmenteve të caktuara të diplomacisë evropiane. Shkruan Mehmet PRISHTINA Krizat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës, të shkaktuara nga Serbia, përpos pasojave negative që reflektohen në…
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, ka treguar lojë të mirë në fanellën e Arsenalit, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Tottenhamin vendas, në takimin e javës së 20-të në Premier League. Xhaka është ndër me të vlerësuarit e derbit të madh të Londrës. Xhaka është vlerësuar me notën 7.5 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. Lojtar i ndeshjes është Aaron Ramsdal i Arsenalit, notën 8:8. Arsenali kryeson me 47 pikë në kampionatin anglez.
NGA: I. MORINA Dua ta ndajë një histori, jo të largët, kur një mantelbardhë, i dhënë pas dashurisë, nuk mjaftohet nga joshja apo raporti me të dashurën dhe provon edhe ‘përforcuesit’, të njohur si stimulues. Disa nga rastet e hetimit nga Policia e Kosovës të shumë vdekjeve opinioni mund të mos i kuptojë kurrë. Viteve të fundit, shumë vdekje, të shënuara të dyshimta, kanë ndodhur në motele. Madje njerëz të moshuar, kanë shkuar drejt fundit të jetës, duke provuar dashurinë, qoftë me një të dashur të re, në jetën bashkëshortore apo të siguruar në ‘tregun e zi’. Por, janë…
Elbenita Kajtazi, artistja më e dalluar në Hamburg, vlerësohet si kurorë e operës për vitin 2022
Sopranoja e njohur ndërkombëtare me prejardhje nga Kosova, Elbenita Kajtazi, është vlerësuar me kurorën e operës së vitit 2022. Këtë e ka bërë të ditur drejtori artistik i Operës Shtetërore të Hamburgut, Christoph von Dohnányi, transmeton albinfo.ch. “Në opera, interpretimi Violetta nga sopranoja Elbenita Kajtazi, e cila këndoi dhe interpretoi edhe më bindshëm se paraardhëset e saj po aq të shquara si Pretty Yende dhe Aida Garifullina, ajo gjithashtu la nën hije partnerë të fortë, si Stephen Costello si Alfredo dhe Artur Ruciński si Germont, të cilët gjithashtu shfaqën një performancë fantastike. Për më tepër, Kajtazi në rolin e…
Bosnja ua ndalon hyrjen shtetasve serbë që kanë lidhje me grupin rus “Wagner”, tre prej tyre ishin edhe në veri të Kosovës
Shërbimet e sigurisë në Bosnje ua kanë ndaluar hyrjen gjashtë shtetasve të Serbisë, të cilët janë të lidhur me formacionin paraushtarak rus “Wagner”. Hyrja në Bosnje i është ndaluar Damnjan Knezheviq, lider i shoqatës “Patrulla e Popullit” në Serbi, anëtarëve të kësaj shoqate, Zoran Lekiq dhe Aleksandar Lisov, si dhe pjesëtarët e formacionit paraushtarak Wagner, Aleksandar Milovanoviqit, Zoran Paviqit dhe Dragan Mirkoviqit iu ndalua hyrja në shtetin bosnjak, shkruan istraga.ba. Ata janë shpallur persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe u është ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë që nga fillimi i këtij viti. Milovanoviq, Paviq dhe Mirkoviq ndodhen…

