Author: admin

Arbër Ismajli i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili në zgjedhjet lokale synoi pozitën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, tani do t’i hyjë një gare tjetër, garës për deputet dhe këtë e ka bërë me dije vet ai. “Në këtë moment të rëndësishëm për fatin e drejtimit të vendit tonë, dua t’ju njoftoj se kam pranuar të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky vendim ka ardhur nga një reflektim i thellë për përgjegjësinë që kemi ndaj qytetit tonë, rajonit dhe mbarë Republikës”, ka thënë Ismajli.…

Read More

“Së bashku me hoxhën dhe humanistin z. Halil Kastrati, vizituam Qendrën e re për të Moshuarit, një projekt i rëndësishëm dhe i veçantë që është në përfundim e sipër”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. Sipas tij, gjeneratat që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes po krijojnë një hapësirë të denjë dhe të sigurt. “Falënderoj përzemërsisht mikun tonë të çmuar, Halil Kastratin, për përkrahjen e vazhdueshme në këtë projekt”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka vazhduar sot me shpërndarjen e pakove BabyBOX për përfituesit e radhës. Kryetari Rahimaj tha se kësaj radhe pakot përmbajnë një risi e cila përfshin edhe një baby monitor, pajisje e cila ofron mbikëqyrje të sigurt dhe të vazhdueshme të foshnjës, duke lehtësuar ndjeshëm kujdesin e prindërve në ditët dhe muajt e parë të jetës së të porsalindurit. Përveç pajisjes së re, pakot vazhdojnë të përmbajnë të gjitha artikujt esencialë për kujdesin dhe mirëqenien e foshnjave. “Edhe sot kemi nisur ditën me buzëqeshje, sepse çdo kuti BabyBOX shkon drejt një familjeje që sapo është rritur…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 28.11.2025 – 04.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e njëqind e dyzet e tri (1143) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në: -Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, -Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar, -Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e pesë (35) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë…

Read More

Aktakuzat e ngritura për 4 rastet e përmendura janë me sa vijon: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve ”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje ”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ . /Gjilani INFO/

Read More

Sot pritet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë më të intensifikuara. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C.

Read More

Nga statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se për 24 orët e fundit të ditës së kaluar janë regjistruar 58 aksidente trafiku, prej tyre 1 prej rasteve me fatalitet, 24 raste me lëndime dhe 33 tjerat me dëme materiale. Bëhet poashtu e ditur se janë shqiptuar 2 mijë e 147 gjobitje për ngasësit e automjeteve për shkelje të dispozitave logjore dhe rregullave në trafikun rrugor, për të njëjtën periudhë kohore. Ndërkaq, janë arrestuar 26 persona, 12 janë dërguar në mbajtje si dhe 2 të tjerë në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

Read More

Njëmbëdhjetë mësimdhënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë marrë pjesë në trajnimin njëditor të mbajtur nga Organizata Action for Democratic Society (ADS) / hibrid.info, anëtare e UNESCO Media and Information Literacy Alliance, në trajnimin që kishte të bëjë me Edukimin Medial. Ky program, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, synon t’u ofrojë mësimdhënësve, por  edhe nxënësve aftësi praktike, kritike dhe digjitale përmes trajnimeve interaktive dhe të strukturuara. Fillimisht është bërë trajnimi i trajnerëve, në të cilin kanë marrë pjesë profesorët Selvete Sylejmani, Kimete Kamberi, Granit Mustafa, Sami Selishta, Enver Raxhepi, Islam Zuzaku, Enver Sadiku, Ardita Haziri Aliu, Bukurije Aliu, Shqipe…

Read More

Aktorja Mejreme Berisha është pensionuar dhe ndër urimet e para është edhe ai i Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Në këtë urim thuhet: Sot urojmë nga zemra aktoren tonë të dashur, Mejreme Berisha, e cila sot hyn në pension pas një jete të tërë të përkushtuar skenës dhe Teatrit të Gjilanit. Skena do të mbajë gjithmonë dritën tënde. Urime, Mejreme! Përndryshe, Mejreme Berisha, vlerësohet për role të shumta në skenën e teatrit, e nderuar edhe me çmime nëpër festivale, ndërsa veçojmë për këtë shkrim urimi me rastin e pensionimit, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit, që…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur  shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim: Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve”, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor ”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kanosje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur ”, Një (1) aktakuzë kundër një (1)…

Read More