- Moti sot me diell dhe i ngrohtë
 - Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje
 - Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
 - Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
 - Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
 - Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
 - Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
 - Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
 
Author: admin
16-vjeçari Erind Shkambaj nga Shkodra është bërë i njohur brenda disa orëve në rrjetet sociale pas gjestit të tij të pazakontë. Ai gjeti një portofol brenda të cilit kishte 6 mijë të cilin e dorëzoi në polici. Ai tregoi për Euronews Albania se pasi e kishte gjetur në rrugë, kishte pritur 30 minuta në rrugë për të zotin e portofolit përpara se të shkonte në polici. Adoleshenti u shpreh se nuk kishte hezituar për asnjë moment t’i dorëzonte paratë, pasi siç tha familja e ka edukuar se e vetmja para që vlen është ajo që fitohet me djersë. “Atë…
“Komisioni i LDK-së për Arsim beson se Alban Hyseni si kryetar i Gjilanit, duke dashur të zgjidh problemin e nepotizmit në DKA, përmes shkarkimit të një drejtoreshe, u mundua të mbuloj nepotizmin në gjithë qeverinë e tij”, thuhet në një reagim të Komisioni për Arsim të LDK-së në Gjilan. Në reagimin e plotë, thuhet: Edhe ajo pak masë përkushtimi nga ana e ish-drejtoreshës së DKA-së në Gjilan u shua, për t’i lëshuar vend mosdijes dhe joprofesionalizmit që po rezulton në mbetjen e vendeve të lira të punës, e që për pasojë, sikur edhe nesër të fillonte mësimi, në shumë…
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes kryetarit Rahimaj dhe Drejtorit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Arton Hoxha. I pari i komunës ka thënë se arritja e objektivave të përbashkëta si dhe realizimi i projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore, janë synimet për të cilat do të kontribojnë të dy palët. “Katalogu “Trashëgimia Kulturore e Komunës së Kamenicës” është projekti i radhës të cilin do ta jetësojmë në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan. Bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Rinë Matoshi, kemi vizituar këtë qendër me ç’rast jemi mirëpritur…
Përmes tekstin ngushëllues të kryetarit Haliti, thuhet : E nderuara familje Mehmeti, me dhimbje të madhe mësuam lajmin për humbjen e më të dashurit tuaj Emrush Mehmetit. Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë miqve dhe dashamirëve të tij. Me respekt , Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashkë me bashkëpuntorë kanë vizituar sot rrugën Viti – Sllatinë, në të cilën kanë filluar sot punimet për asfaltim. Kryetari Haliti në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge ndër tjerash foli edhe për rëndësinë e realizimit të këtij projekti, duke theksuar se nevoja për asfaltimin e kësaj rruge është e kahmotëshme dhe se kjo rrugë do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të fshatit Sllatinë. Ai nder tjerash shpreson se kompania e kontraktuar do të përfundoj punimet sipas planit dinamik dhe në cilësinë e duhur. Ndërsa banorët janë shprehur…
Një rast i dhunës në familje është raportuar në polici në komunën e Lipjanit. Dy viktimat femra, njëra e mitur kanë informuar se ndaj tyre ka ushtruar dhunë njerka e tyre e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajte.
Sot bëhen 24 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së. Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të…
Mjetet e tubuara nëpër xhamitë e Komunës së Gjilanit, 8960.42 €, ia ka dorëzuar familjes së Amela Nezirit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan. Amela 6 vjeqeare është bija veteranit të UÇK së, Rifat Nezirit. Ajo vuan nga një sumundje e rëndë nga e cila mund të gjejë shërim vetëm jashtë vendit. Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, është shprehur i gëzuar që sado pak në bashkëpunim me imamët e xhamive të Komunës kanë arritur të kontribojnë për tubimin e një shume simbolike për shërimin e kësaj voglushe gjilanase, jashtë vendit. Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet…
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në bashkëpunim me Policinë ka ndërmarrë aksion për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve në komunën e Gjilanit
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan duke pa nevojën e madhe për parandalimin e prerjes ilegale të pyjeve në bashkëpunim me policinë e Kosovës kanë ndërmarrë aksion disaditorë në parandalimin e prerësve ilegalë. “Sezoni dimërorë dhe stina e vjeshtës zakonisht është koha kur prerësit ilegalë intensifikojnë prerjen e pyjeve. Duke mare parasysh shtrenjtimin e rrymës dhe çmimet më të volitshme të masës drunore, ka ndikuar që një numër i madh i qytetarëve të orientohen në përdorimin e drunjve për nxehje”, ka thënë drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Bajram Isufi. Isufi tha se falë bashkëpunimit dhe asistencës…
Me rastin e pensionimit të disa profesorëve, kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini, organizuan pritje me që rast i kanë falënderuar ata për përkushtimin dhe punën në edukimin e shumë brezave. Profesorët që u pensionuan sot, Rashit Musa, Ekrem Ismajli, Ajvaz Ajvazi, Sabit Hasani, Azem Limani, si dhe Riza Miftari punëtor teknik, falënderuan udhëheqësit komunal për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke uruar që kolegët e tyre e gjithashtu edhe nxënësit, të kenë suksese të mëtejme. Kryetari Haliti, u ndau mirënjohje për angazhimin shumë vjeçar në arsim./GJILANI INFO/

