- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion të Kuvendit Komunal të Meyrinit nga Kantoni i Gjenevës së Zvicrës, konkretisht këshilltarët komunal: Fabien Gronganz PLR, Tobias Clerc PDC-VL, Damien Boccard Partia e të Gjelberëve dhe Hysri Halimi nga Partia Socialiste i cili është edhe kryetar i Kuvendit të komunës në Meyrin. Ata kanë bashkëbiseduar rreth hapave të mëtutjeshëm të binjakëzimit të dy komunave, por edhe rreth mundësive të bashkëpunimit në mes tyre. Me këtë rast pas vizitës së kryetarit të kuvendit Meyrin në Viti pritet që edhe kryetari Haliti të vizitoj këtë komunë…
Kryetari Hyseni me bashkëpunëtorët inaugurojnë renovimet në shkollën “Rexhep Elmazi” në vlerë prej 216 mijë euro
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku dhe drejtorët komunalë, Albana Demiri (DKA) dhe Enver Shabani (DZHE), kanë inauguruar renovimet në shkollën fillore të mesme të ulët “Rexhep Elmazi”. Kryetari Hyseni tha se këto investime që janë bërë tash, nuk janë bërë në 20 vitet e fundit, duke shtuar se përpos që sjellim ndryshim në kuptimin e infrastrukturës dhe asaj që duket vizuelisht, do të sjellim ndryshime edhe përmbajtësisht në procesin e mësimor, por edhe në mësim-nxënie. “Janë dy projekte që janë realizuar në të njëjtën kohë. Projekti i parë ka qenë…
Banoret e Banjicës së Çashkës, shembull për tolerancën ndërfetarë Gazetari: Përveç se punon ne xhami ke dhuruar edhe token për xhaminë? Samet Beqiri: Po toka është e Allahut nuk është e imja, unë e dhurova për të mirën e njerëzve. Kështu shprehet Sameti, të cilin e takuam duke ndihmuar në ndërtimin e xhamisë së fshatit Banjicë në Komunën e Çashkës. Ai dhuroi token e tij për ndërtimin e këtij objekti fetar. E përveç kësaj, Sameti vite më parë ka kontribuar dhe ndihmoi në riparimin e kishës së këtij fshati. “Tre vite që filloi iniciativa kur disa haxhilerë kërkonin vend…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i bëjnë presion Prishtinës që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që po rrit tensionet midis Kosovës dhe Serbisë. Kurti, gjatë një interviste për Associated Press, tha se në vend të kësaj Perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë, ato që ai i quajti ide hegjemoniste të Beogradit. Kryeministri kosovar tha se Qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”. Ai theksoi se Beogradi…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor, ju është drejtuar me një mesazh urimi të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj komune. Të dashur nxënës dhe të nderuar mësimdhënës dhe profesor të komunës së Vitisë! Sot dua të ju uroj fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor. Me këtë rast ju shprehi urimet më të sinqerta juve duke ju dëshiruar suksese në gjysmë vjetorin e dytë shkollor. Urojë që ju nxënësit vitias të vazhdoni përkushtimin e juaj për të marrë dije dhe për tu përgatitur për të ardhmen tuaj, për…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka njoftuar se do të bëhet ndërtimi i 10 shtëpive në bashkëpunim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Është shprehur se ka pasur kënaqësinë që të pres në takim z.Halil Kastrati nga kjo organizatë, me të cilin kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit. “I lumtur që në këtë projekt po kontribuon edhe Komuna e Kamenicës”-ka thënë Rahimaj./GJILANI INFO/
Shumë gjëra mund të çojnë në stres, por mënyra se si kujdeseni për veten kur ndiheni të mërzitur luan një rol të madh në mënyrën se si e trajtoni atë. Përveç jogës, aromaterapisë, meditimit dhe banjës së nxehtë, ka disa lëndë ushqyese që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni nivelet e stresit. Proteina Kur hani ushqime të pasura me proteina, ju ndihmoni trupin tuaj të prodhojë serotonin, e cila ju ndihmon të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar. Shumica e njerëzve marrin një sasi të caktuar proteinash në baza ditore, por nëse jeni vegjetarian ose vegan, mund t’ju duhet më shumë…
Agnesa Behluli, vajza e vogël e këngëtares, Shkurte Fejza, është fejuar ditën e djeshme. Ajo i ka dhënë fund beqarisë me partnerin e saj, Laurat Shatri. Në këtë ditë të veçantë si në festë tjetër të kësaj familja, këndoi edhe Shkurta, e cila dukej e lumtur për të bijën. Çdo gjë dukej për mrekulli dhe një vend përrallor, teksa çifti po shkëlqenin duke bërë lidhjen e tyre edhe më zyrtare.
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të sheqerit, si në brendësi të frytit dhe në lëkurë. Mandarina përmban vitamina A,B,C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Është një fryt tretës, freskues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e kirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve. Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve. Kurimi i anemisë Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura…
Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e 38-të. Portugezi është lindur në vitin 1985 në Funchal. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Ronaldo ka luajtur për ekipet: Porto, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Ronaldo ka fituar pesë Topa të Artë si dhe me dhjetëra trofe ekipesh dhe individuale.

